Connect with Us

Valutat “fundosin” lekun/ Euro rikuperon terren

Ekonomi

Valutat “fundosin” lekun/ Euro rikuperon terren

Publikuar

-

Leku ka humbur sërish pikë ndaj të gjitha valutave kryesore, ndërsa monedha e përbashkët europiane rikuperoi terren, duke u këmbyer mbi 122 lekë, gjysmë pikë më shumë se një ditë më parë. Gjithashtu edhe valutat e tjera fituan pikë “duke fundosur” Lekun. Kështu Dollari Amerikan u këmbye në nivelin e 109.99 lekëve, rreth 0.65 pikë më shumë se një ditë më parë.

Paundi Britanik u rrit me 0.4 pikë, duke u kuotuar në nivelin e 134.3 lekëve. Rritje njohu edhe Franga Zvicerane, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, është këmbyer gjatë ditës së sotme me 112 lekë, 0.45 pikë më shumë.

Sipas ekspertëve, arsyeja kryesore e nënçmimit të Lekut ndaj valutave është mbarimi i efekteve sezonale, ku prurjet nga turizmi dhe emigrantët, rrisin ofertën në valutë dhe forcojnë monedhën vendase. Ata shtojnë se përveç kësaj, individët që po largohen po tërheqin të ardhurat që kanë në atdhe, nga interesat, pensionet apo qiratë, duke e bërë efektin e dyfishtë.

Sipas tyre, fundi i gushtit, ku pjesa më e madhe e individëve mbyllin pushimet dhe fillimi i shtatorit, shoqërohet me një dobësim të Lekut përkundrejt valutave. Tashmë Euro ka hyrë në një cikël rritës, duke tentuar të shkojë drejt niveleve para fillim të sezonit.

LEXO EDHE:  Kujdes, euro të falsifikuara në qarkullim!

Në fillim të muajit gusht, Euro ra ndjeshëm, duke zbritur në 120.75, që ishte jo vetëm niveli më i ulët i këtij viti, por edhe rekordi i 12 viteve (që nga 2007), teksa euro iu afrua nivelit më të ulët ët të gjitha kohërave, i cili është arritur në  dhjetor 2007, kur euro zbriti për pak kohë në 120.4 lekë.

Që nga fillimi i vitit deri në 27 gusht, kursi mesatar i euros është 123.3 lekë, nga 127.6 lekë që është mesatarja e 2018-s, me një nënçmim prej 4.3 lekësh.

Rënia është më e ulët në raport me vitin e kaluar, ku gjatë gjithë 2018-s, euro u zhvlerësua mesatarisht me 6.5 lekë.

Që nga mesi i vitit 2016, kur monedha e përbashkët ka hyrë në një cikël të pandalshëm rënës, euro ka rënë me 16.5 lekë, ose gati 12%. Kjo rënie ka ardhur pavarësisht se deficiti i llogarisë korente (që mat hyrje-daljet e valutës nga Shqipëria) nuk ka shfaqur shenja përmirësimi./ Monitor

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Leku zhvlerësohet, euro bie pikiatë/ Kursi i këmbimit, 29 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan blihet me 105.3 Lekë dhe shitet me 111.3 Lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 141.5 Lekë dhe shitet me 146.5 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 114 Lekë dhe shitet me 119 Lekë.

Dollari kanadez blihet me 82.5 Lekë dhe shitet me 87.5 Lekë.

LEXO EDHE:  Bllokohen mijëra euro në portin e Brindisit/ Destinacioni ishte Durrësi

LEXO EDHE:  “Në Shqipëri eurot hyjnë me kamiona"/ Berisha zbulon faturën e hashashit shqiptar

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimi valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Nuk ka luhatje të monedhave të huaja përballë Lekut/ Këmbimi valutor, 28 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dollari amerikan sot blihet me 105.3 Lekë dhe shitet me 111.3 Lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 141.5 Lekë dhe shitet me 146.5 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 114 Lekë dhe shitet me 119 Lekë.

Dollari kanadez blihet me 82.5 Lekë dhe shitet me 87.5 Lekë.

LEXO EDHE:  “Në Shqipëri eurot hyjnë me kamiona”/ Berisha zbulon faturën e hashashit shqiptar

LEXO EDHE:  Bankat shqiptare/ 2.9 miliardë euro të investuara jashtë vendit

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, sipas Credins Bank./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Nuk ndalet vrulli i ndërtimeve/ Dyfishohet sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Në tremujorin e tretë 2021 janë miratuar gjithsej 442 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 262 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 68,7 % .

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2021, është 564.266 m 2 , nga 397.947 m 2 miratuar në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 41,8 %

Në tremujorin e tretë 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 22,5 miliardë lekë, nga 19,5 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 15,2 % .



LEXO EDHE:  Adele, 18 milionë euro në vit pa punuar fare

LEXO EDHE:  Rubla ruse vijon renien kundrejt euros, ekonomia ne recesion

Nëse u referohemi qarqeve në Berat  këtë tre mujor, janë dhënë 13 leje ndërtimi, në Dibër 7 leje ndërtimi, në Durrës 64 leje ndërtimi, në Elbasan  29 lejë ndërtimi, në Fier 18 leje ndërtimi, në Gjirokastër 4 leje ndërtimi, në Korçë 34 lejë ndërtimi, në Kukës 20 lejë ndërtimi, në Lezhë 131 lejë ndërtimi, në Shkodër 8 leje ndërtimi, në Tiranë 109 leje ndërtimi dhe në Vlorë,  5 lejë ndërtimi.

Në qarqet, Lezhë, Tiranë dhe Durrës, janë dhënë më shumë leje ndërtimi, ndërsa në qarkun që janë dhënë më pak futen, Gjirokastra, Vlora dhe Dibra./CNA.al

LEXO TE PLOTE