LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i drejtorëve/ Mustafaj: Përpjekje për të përmirësuar imazhin

29 Gusht 2019, 17:18, Aktualitet CNA
Shkarkimi i drejtorëve/ Mustafaj: Përpjekje për të

Ish Ministri i Jashtëm dhe ish deputeti i PD-së, Besnik Mustafaj, ka komentur zhvillimet e fundit poltike në vend, ku kryefjalë ishte Shkodra me rastin e Valdrin Pjetrit dhe largimi i drejtorëve.

Nga studioja e emisionit “Opinion” në TV “News 24”, Mustafaj komentoi se: vendimet e kryeministrit Rama për rastin “Pjetri” janë tërësisht politike dhe shkodranët nuk mund të pranojnë vendime të tilla partiake. Sa i përket largimit të drejtorëve në Shkodër, Mustafaj tha se ç?do njeri duhet mbajtur në punë, në bazë të ligjit dhe rezultatit.

Ndërsa vendosjen e grave në pozicione drejtuse, Mustafaj e ka koniseduar si një përpjekje të kryeministrit për përmirësimin e imazhit.

?Kryeministri mund të thërras në mbledhje drejtorët. Mirëpo, vendimet u morën në selinë e PS. Nuk shkon krejt simbolika që ka dashur të ndërtojë Rama, është jashtë ligjit, jashtë Kushtetutës. Është bërë qëllimisht për të ndërtuar simbolikën e komunitetit të tij publik me komunitetin. Kryeministri t?i thërrasë në Prokurori drejtorët. Ikja mund të bëhet prsh nëse një drejtor nuk ka bërë punën, ke një analizë të punës, në rast se ai nuk ka dhënë në punë, atëherë mund ta heqësh. Çdo njeri duhet mbajtur në punë në bazë të punës dhe jo me njëanshmëri. Rama vendos gra që të përmirësojë imazhn”,  tha Mustafaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga