LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paligjshmëria po u merr në qafë/ Paralajmërimi i fortë i Erion Braçes

29 Gusht 2019, 13:26, Politikë CNA
Paligjshmëria po u merr në qafë/ Paralajmërimi i fortë

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me operacionin e djeshëm të policisë, ku u arrestuan shtatë persona, të cilët falsifikonin bileta të transportit urban në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka bërë një paralajmërim të fortë, ndërsa shkruan se paligjshmëria po iu merr në qafë.

Më tej, ai Braçe kujton një takim të vitit të kaluar me përfaqësues të sipërmarrjes së transportit urban, ku kërkuan rritjen e çmimit të biletës dhe thekson se raporti i paraqitur ishte i rremë.

?Kur pashe te dhenat e inspektoreve te hetimit tatimor Rajoni Qendror-ata zbuluan skemen, kuptova qe xhiroja, te ardhurat e tyre, as qe ishte reale. Ishte produkt i fallsifikimit, mashtrimit,
vjedhjes dhe evazionit. Ishte me e vogel se realisht, thjesht e vetem prej mashtrimit. Per pasoje, llogaria ekonomike qe me bene sy me sy ishte e rreme!?-shkruan ndër të tjera Erion Braçe.

Postimi i plotë:

Vazhdoni merreni me te qeshur! Nuk eshte loje!

Paligjshmeria po u merr ne qafe!
Nuk u kerkon kurrkush asgje tjeter vec te jeni te ligjshem,
te paguani taksat!

Vjet ne dhjetor,
pak pas miratimit te paketes fiskale,
prita e degjova ne Kuvend,
perfaqesues nga sipermarrja e transportit urban.

Me listuan disa shqetesime dhe,
per cdo shqetesim kishin edhe
llogarine pas,
ate llogari ekonomike mbi baze te te ciles kerkuan edhe nje here, ose subvencionim,
ose rritje te cmimit te biletes,
ose perjashtim ose ulje te tatimeve!

Kur pashe te dhenat e inspektoreve te hetimit tatimor Rajoni Qendror-ata zbuluan skemen,
kuptova qe xhiroja, te ardhurat e tyre,
as qe ishte reale;
ishte produkt i fallsifikimit, mashtrimit,
vjedhjes dhe evazionit;
Ishte me e vogel se realisht,
thjesht e vetem prej mashtrimit.

Per pasoje,
llogaria ekonomike qe me bene sy me sy
ishte e rreme!

Vijoj te mendoj se,
mosdokumentimi i cdo transaksioni te kryer per ti ikur tatimeve e taksave,
per te marre favore e deri rimbursim,
eshte shkelje e shumefishte e ligjit;
JU MERR NE QAFE!

Ti hysh rruges se mashtrimit
edhe per 40 leke-sic keto biletat,
nuk ja vlen, nuk ju duhet!

Rrini te ligjshem,
fitoni ate qe ju takon,
paguani tatimet per ate qe qarkulloni e per ate qe fitoni;
Shiheni, ju kushton shume me lire!

Ne na duhet vec kjo;
Te jeni te ligjshem, te punoni e fitoni,
nuk na duhet as bllokimi e nuk na duhen as prangat per ju!

Vec ate qe ka percaktuar ligji!

Aaa dhe nje gje;
Mos genjeni!
Mbi te gjitha mos genjeni duke e pare tjetrin ne sy!

Lajmet e fundit nga