LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Denis Dyrnjaja/ Po Rama pse nuk ja lë vendin një gruaje?!

29 Gusht 2019, 16:36, Opinione CNA
Nga Denis Dyrnjaja/ Po Rama pse nuk ja lë vendin një gruaje?!

Kryeministri gjatë gjithë fushatës elektorale, por edhe në vijimësi, promovoi dhe vazhdon të theksojë, me një gjuhë gati diskriminuese ndaj burrave, idenë e angazhimit të grave në administrim dhe në politikë.

Madje idea basardoi deri në humorin se edhe çertifikatat e pronësisë për legalizimet, kur i shpërndante, dëshironte t’ua jepte grave, pasi burrat, sipas tij, janë një lloj qenieje me probleme brenda familjes dhe shoqërisë.

A ka burra të tillë? Sa të duash! A janë të gjithë të tillë? Absolitisht jo! Po pse atëherë Kryeministri sa vjen e shton dozën se gratë janë për punë e burrat jo. Gratë janë më të afta e burrat jo. Pse kjo frymë ndasie që në çdo rast në njërin krah krijon diskriminim.

Besoj se nuk ka ndonjë grua që mendon se duhet promovuar një grua e paaftë vetëm për shkak se është grua. Ndaj kjo teza seksiste e Ramës është po aq diskriminuese sa mohimi i çdo gruaje që duhet të ketë vendin e saj për kontributin e saj, sipas meritave të saj në çdo detyrë, familje apo shoqëri.

Se ky varianti që punët shkojnë keq vetëm pse janë burrat ngjan i çalë, ose nëse është kaq real dhe beson kaq fort te ajo që promovon, Kryeministri t’ja lëre detyrën një gruaje. Ky vërtetë do ishte një hap i madh emancipimi, që nuk mbetet vetëm në angazhim propagandistik dhe konjuktural.

Me atë rast do të zgjidhej dhe kjo “kriza e tjerrë” politike e pambarimtë që buron prej burrash- sipas tezës së Ramës./CNA.al

Lajmet e fundit nga