LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merret vendimi ekstrem/ “Fundoset” Katica Janeva

29 Gusht 2019, 09:38, Kosova & Bota CNA
Merret vendimi ekstrem/ “Fundoset” Katica Janeva

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve në Maqedoninë e Veriut, Kole Shterjev, pas shqyrtimit të dokumentacionit nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, në seancën e sotme, me shumicë votash ka miratuar vendimin për fillimin e procedurave për shkarkimin e Prokurores Speciale, Katica Janeva, shkruan Portalb.mk.

?Sot Këshilli i Prokurorëve Publik njëzëri ka miratuar se janë plotësuar kushtet për fillimin e procedurës për shkarkim të prokurores speciale, Katica Janeva. Për ta bërë atë, Këshilli duhet të përgatitë raportin, të cilin do ta dorëzojë në Kuvend, që ata pastaj të vazhdojnë me procedurën. Vendimi është njëzëri. Deri nesër raporti do të dorëzohet në Kuvend?, tha Shterjev.

Kujtojmë këtu se veç prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën ?Boki 13?dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohet se se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janeva Katices.

Dyshimet e prokurorisë janë se personat e sipërpërmendur kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t?ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën ?Perandoria?, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane ?La Verita? ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Lajmet e fundit nga