LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllja e emisioneve në News 24/ Reagon Këshilli i Europës

29 Gusht 2019, 14:59, Politikë CNA
Mbyllja e emisioneve në News 24/ Reagon Këshilli i Europës

Mbyllja e dy emisioneve “Të Paekspozuarit? dhe ?A Show? në News24, ka sjellë reagime të shumta gjatë ditëve të fundit.

Kjo ngjarje e paprecedentë është pasqyruar edhe në platformën e Këshillit të Europës për promovimin e mbrojtjes dhe sigurisë së gazetarëve.

Ja çfarë shkruhet në platformën e Këshillit të Europës, partnere e Federatës Europiane të Gazetarëve dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, dy organizatat më të fuqishme të gazetarëve në botë.

?Pak përpara fillimit të sezonit të ri televiziv, televizioni i parë informativ 24 orë, News24, lajmëroi mbylljen e dy emisioneve: ?Të Paekspozuarit? të Ylli Rakipit dhe ?Krasta/A Show? të Adi Krastës. Të dyja programet ishin kritike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe u transmetuan për një vit në News24, në pronësi të Focus Media Group.
Gazetarit Adi Krasta u largua nga puna fundjavën e shkuar, pasi presidenti i News24, Irfan Hysenbelliu, u raportua se është ?kërcënuar? nga kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në 19 Korrik, gazetari Artur Çani raportoi se Kryeministri ishte takuar me pronarin e News24 për të kërkuar largimin e gazetarit Ylli Rakipi, duke paralajmëruar në atë kohë, se Adi Krasta me gjasë do të humbiste punën gjithashtu. Adi Krastës i është ofruar një tjetër pozicion në këtë televizion.

Gazetari Ylli Rakipi ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e emisionit të tij dhe ndërprerjen e kontratës me Focus Media Group. Irfan Hysenbelliu e ka mohuar që mbyllja e këtyre emisioneve të ketë ardhur si pasojë e presionit qeveritar dhe zyra e kryeministrit i quajti këto akuza ?fake news?, shkruhet në platformën e Këshillit të Europës./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga