Connect with Us

Klan bëhet televizioni më i madh/ Ia kalon Top Channel-it, për të ardhurat

Sociale

Klan bëhet televizioni më i madh/ Ia kalon Top Channel-it, për të ardhurat

Publikuar

-

Gara mes dy televizioneve të mëdhenj në vend është gjithnjë e fortë. Programe në “prime time” që synojnë të tërheqin sa më shumë audiencë, emisione të ngjashme, lajmet e mbrëmjes në të njëjtin orar, të dy televizionet investojnë shumë për të marrë vëmendjen maksimale të publikut. Sa më shumë audiencë, aq më shumë të ardhura përmes reklamave, që janë burimi kryesor i financimit të televizioneve.

Deri në vitin 2017, Top Channel ishte më i madhi në vend sa u përket të ardhurave, me Klan që e ndiqte në vend të dytë. Por, 2018-a ka sjellë një përmbysje në renditje.

Tv Klan për herë të parë ka raportuar të ardhura totale më të larta sesa Top Channel, duke u bërë kështu televizioni më i madh në vend sa i përket qarkullimit vjetor. Sipas të dhënave të deklaruara në bilancin vjetor, xhiro e TV Klan në 2018-n ishte 1.46 miliardë lekë (rreth 11.7 milionë euro), me një rritje prej gati 12% në raport me vitin e kaluar.

Top Channel, raportoi të ardhura totale prej 1.37 miliardë lekësh (rreth 11 milionë euro), me një rritje prej 0.6% në raport me vitin e kaluar.

Televizioni i tretë më i madh në vend, Vizion Plus kishte një qarkullim vjetor prej rreth 435 milionë lekësh (3.5 milionë euro), me rritje prej 8.7%.

Tv Klan rezulton si televizioni më fitimprurës në vend. Në 2018-n realizoi fitime para taksave prej rreth 1.5 milionë eurosh (në rënie të lehtë në raport me vitin e mëparshëm). Top Channel ka arritur të katërfishojë fitimet në 2018-n, por në nivelin e rreth 180 mijë eurove mbeten shumë më të ulëta se të Klan. (Klan kishte një normë fitimi prej 13.5%, përkundrejt 1.6% të Top).

LEXO EDHE:  Të gjitha faktet/ Ben Blushi, gjobaxhiu që gjuan me Top

Fitime minimale ka dhe Vizion Plus prej rreth 20 mijë eurosh (me normë fitimi më pak se 1%).

Sipas publikimeve të mëparshme të Monitor,  në total, tregu i reklamave vlerësohet të jetë rritur në 2018-n me rreth 5-7%, duke arritur në nivelin e 39 milionë eurove. Tre televizionet më të mëdha marrin më shumë se 60% të shpenzimeve totale që bëhen nga kompanitë për të reklamuar produktet e tyre.

Tregu i reklamave mbetet i nënzhvilluar në vendet e rajonit, për shkak të vetë nivelit të ekonomisë dhe sofistikimit të bizneseve.

I matur për frymë, sipas vlerësimeve të Institutit të Mediave dhe IREX (organizatë globale zhvillimi dhe edukimi që bën vlerësimin rajonal të të ardhurave vjetore nga publiciteti), tregu i reklamave në Shqipëri gjeneron 13 euro në vit për person, duke u renditur ndër nivelet më të ulëta në rajon, së bashku me Bosnjën. Kryesimin e mban Serbia, me rreth 20 euro/person, e ndjekur nga Maqedonia dhe Mali i Zi, me rreth 17 euro.

Në krahasim me vendet e zhvilluara, rajoni ka të ardhura tepër modeste. Sipas Statista, portalit global të statistikave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tregu më i madh në botë, renditen të parat në botë me të ardhura prej 191 miliardë dollarësh, ose 602 dollarë për person, të ndjekura nga Australia (565 USD/frymë), Mbretëria e Bashkuar (407 USD), Norvegjia, (368) etj. Tregu global në 2016-n u vlerësua në 493 miliardë dollarë./ Monitor

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ikën drejtori i AKU Tiranë/ Ja kush e zëvendëson

Publikuar

-

Nga

Pak ditë pas emërimit në krye të AKU, drejtuesi i ri, Robert Lili ka nisur lëvizjet e drejtuesve të këtij insitucioni edhe në rang rajonal.

Mësohet se sot është larguar nga detyra kreu i AKU-së Tiranë, Sefer Sefa. Në vend të tij është emëruar si drejtues i ri, Arbër Nuri.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po hyn në një fazë ristrukturimi dhe transformimi, me qëllim për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë ushqimore dhe dinamikës që dikton tregu 🎯. Në kuadër të këtij procesi do të kemi ndryshime edhe në radhët e drejtuesve 🔂.

LEXO EDHE:  Panik në Top Channel/ Drejtuesit sulmojnë Gjykatën e Lartë

LEXO EDHE:  Mbyllet emision “Select” i Top Channel/ Ja kush do ta zëvendësojë

Sot është komanduar në krye të Drejtorisë Rajonale Tiranë, drejtoria ku është përqëndruar edhe numri më i madh i operatorëve të biznesit ushqimor, z.Arbër Nuri👏.

Duke falenderuar paraardhësin z.Sefer Sefa për punën e bërë deri më tani, shprehim besimin që drejtuesi i ri i AKU-së në Tiranë do të adresojë më mirë problematikat dhe punën e inspektorëve në terren🤝.

Siguria ushqimore është një çështje e përbashkët, që kërkon angazhim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve në treg, si dhe përfshirjen proaktive të konsumatorëve” thuhet në njoftimin për mediat./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përndiqte kolegen/ Reagon gazetari: Nuk jam arrestuar

Publikuar

-

Nga

Gazetari Sadik Sejdinaj ka reaguar pas lajmit se u arrestua pas përndjekies së një kolege.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sejdinaj është shprehur se nuk është arrestuar dhe se shoqërimi i tij në polici ka qenë vetëm për të sqaruar detajet e këtij lajmi “fatkeq”, sikurse shprehet ai.

Reagimi

Nuk jam arrestuar. U shoqerova ne polici per te sqaruar detajet e ketij lajmi qe nuk e di nga mbiu, por fatkeqesishte beri hatane. U ndjeva tmerresishte keq kur koleget e mi ne polici kishin shperndar nje deklarat per mediat se jam shoqeruar ende pa me bere asnje lloj verifikimi apo pa me pyetur : si qendron puna? Nuk e kam kercenuar, nuk e kam perndjekur thjesht kam komunikuar ne ëhat’s up me kolegen time dhe shoqen tuaj Gjithashtu edhe kolegeve te mi ne televizione dhe port(h)aleve qe u nguten per te bere lajmin i pari, kush me foto e kush
me emer e mbiemer. Faleminderit te gjithve!/CNA.al

 

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Sokol Ballës/ Kush e ka radhën më pas?

LEXO EDHE:  Ja kush është televizioni më i ndjekur në Shqipëri

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

CRCA/ECPAT Shqipëri: Parlamenti ka humbur oponencën për përgatitjen e ligjeve cilësore 

Publikuar

-

Nga

CRCA/ECPAT Shqipëri, nëpërmjet kësaj thirrje të hapur publike, i kërkojnë të gjithë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë të reagojnë në mënyrë urgjente për të mos-aprovuar Projekt-Ligjin e Rinisë, i cili mbetet ende një ndër projekt-ligjet më të dobëta dhe më të varfra në historinë e parlamentarizmit.

Komisioni për Edukimin dhe Informimin Publik diskutoi dje, një pjesë të nenve të Projekt-Ligjit të Rinisë, të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa Projekt-Ligji vijon të diskutohet ende në komisionin përgjëgjës, CRCA/ECPAT Shqipëri, si e vetmja organizatë që po ndjek këtë proces, shpreh shqetësimin e saj se ky ligj kërkon të vendosë nën diktatin e Qeverisë mbi 681,548 të rinj e të reja të moshës 15-29 vjeç në Shqipëri!

Referuar neneve të Ligjit të Rinisë që po diskutohet në Kuvend, shqetësimi ynë qëndron:
• Projekt-Ligji i Rinisë po vendos një diktat absolut të Ministrisë përkatëse ndaj të gjitha organizatave rinore;
• Në nivel lokal të gjitha organizatat rinore vendosen gjithashtu nën kontrollin e plotë të kryetarëve të Bashkive;• Pavarësisht se Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka rekomanduar disa zgjidhje dhe përmirësime pozitive në tekstin rishikues të ligjit, theksojmë se ky ligj lë shumë vend për abuzime politike dhe nuk zgjidh problemet e të rinjve në Shqipëri;
• Ligji nuk adreson aspak një prej çështjeve më të prekshme që po përjeton Shqipëria vitet e fundit, atë të ikjes së trurit dhe forcës punëtore më aktive, rininë;
• Në Ligjin e Rinisë nuk përcaktohet në asnjë moment buxheti për rininë si në nivel lokal dhe atë qëndror;
• Mungojnë një sërë elementësh mjaft të rëndësishëm ndihmues për fuqizimin e rinisë në Shqipëri si Sektori i rinisë pranë çdo Bashkie, Qendrat Rinore, Komisioneri për të Drejtat e të Rinjve, koncepti i punonjësit të rinisë si dhe çfarë është puna me rininë dhe ku konsiston ajo.

LEXO EDHE:  Të gjitha faktet/ Ben Blushi, gjobaxhiu që gjuan me Top

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Sokol Ballës/ Kush e ka radhën më pas?

Ky Ligj ju mohon gjithashtu të drejtën për rreth 255,689 studentë dhe nxënës të arsimit të mesëm dhe të lartë në Shqipëri, për të patur shërbimet rinore.
CRCA/ECPAT Shqipëri, i kërkon sot publikisht Parlamenti të Shqipërisë dhe të gjithë deputetëve të saj, të mos miratojnë këtë nismë ligjore, e cila shkel haptazi të drejtat e të rinjve në Shqipëri.

CRCA/ECPAT Shqipëri, do të kontaktojnë në mënyrë urgjente delegacionin e BE-së, Ambasadën Amerikane në Shqipëri dhe çdo përfaqësi tjetër diplomatike në vend, për t’i shprehur shqetësimin e tyre për tendencën e vazhdueshme për të shkelur të drejtat e të rinjve në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE