Connect with Us

Foto e rrallë/ Flamuri shqiptar dhe ai serb bashkë në mes të Beogradit

Kosova & Rajoni

Foto e rrallë/ Flamuri shqiptar dhe ai serb bashkë në mes të Beogradit

Publikuar

-

Një foto e rrallë po bën së fundi xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për një foto të bërë në Beograd, ku shikohen bashkë flamuri i Shqipërisë dhe ai i Serbisë.

Fotoja në fjalë është publikuar nga gazetari Idro Seferi, dhe më pas është shpërndarë në rrjetet sociale.

Në foton e publikuar, shfaqet flamuri shqiptar dhe ai serb, në dy peshqirë plazhi të vendosur mbi shezlonge, në një pishinë në Beograd.

LEXO EDHE:  Vëllai i “Ballist” Morinës i bën thirrje kryeministrit/ Na ndihmoni të mos e çojnë vëllain tonë atje

“Pishina në Beograd…është e nxehtë për të gjithë”, shkruan gazetari./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Zgjedhjeve në Kosovë nuk po i shihet fundi/ Rikthehet numërimi i votave në 1472 vendvotime

Publikuar

-

Nga

Çertifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në shtator duhet të presë ende. Deri në tri javë mund të zgjasë procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve në Kosovë.

Kështu raporton korespondenti i medias gjermane “DW” në Kosovë, sipas të cilit: procesit të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë nuk po i shihet fundi, ndonëse KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare, por ishte Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ktheu pothuajse gati në fillim procesin e numërimit. Pas ankesave të partive politike për parregullsi në rezultate, një herë mbi 400 vendvotime dhe së fundi mbi 1400 vendvotime, votat duhet të rinumërohen dhe kjo mund ta ndryshojë rezultatin përfundimtar. Ajo nuk mund të ndryshojë renditjen e partisë fituese të zgjedhjeve, por numrin e deputetëve.

LEXO EDHE:  Presheve, 8 mije emigrante kaluan tranzit drejt Beogradit

LEXO EDHE:  Serbia gati të shpallë “non grata” ambasadorin shqiptar në Beograd

Procesi i rinumërimit të 1472 vendvotimeve, filloi më (13.11), dhe ky proces pritet të zgjatë jo më pak se tre javë. Si pasojë çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do të zvarritet deri në fillim të dhjetorit. Këtë e thonë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë procesin e zgjedhjeve, si KDI.

“Nëse merret parasysh dinamika e procesit të rinumërimit nga procesi paraprak që është zhvilluar në dy raundet e rinumërimit, atëherë unë besoj se me dinamikën e njëjtë do t’i duhen QNR të paktën deri në 3 javë për të përfunduar procesi i rinumërimit për këto qendra”, thotë Eugen Cakolli…

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Diplomati gjerman Peter Beyer zgjidhet raportues i BE për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Diplomati gjerman Peter Beyer, që konsiderohet një prej njohësve më të mirë gjermanë të zhvillimeve në Ballkan, në përgjithësi, dhe Kosovë, në veçanti, ka fituar garën për raportues të Këshillin e Evropës për Kosovën, me një rezultat të bindshëm.

Sikurse raporton media gjermane “DW”Beyer ka fituar në votimin e sotshëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës 33 vota, ndërsa Kondratyev ka marrë vetëm gjashtë vota. Vendimi i sotëm duhet të kalojë edhe nëpër instanca të tjera të Këshillit, por votimi i sotëm konsiderohet si më i rëndësishmi.

Nominimi nga delegacioni rus i përfaqësuesit të tyre Aleksey Kondratjev, ka shkaktuar reagime shumë të ashpra në shumë qarqe. Në veçanti kundër janë shprehur ministri i Jashtëm i Kosovës Pacolli dhe mbi 40 organizata të ndryshme shqiptare, për shkak të qëndrimeve të Kondratjev kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që kandidati gjerman Peter Beyer, ka vizituar shpesh Kosovën dhe Serbinë dhe konsiderohet si një prej njohësve më të mirë të zhvillimeve në Ballkan. Ai ka kërkuar shpesh arritjen me dialog të një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

LEXO EDHE:  Politikat e Vuçiç/ Sërish protesta në Beograd

LEXO EDHE:  Beograd, mijëra protestues kundër NATO-s

Në garën për raportues të Këshilit të Evropës për Kosovën ishte edhe diplomati rus Aleksey Kondratyev, i cili humbi bindshëm këtë garë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shengeni Ballkanik / Vjosa Osmani zbulon pse Kosova është kundër   

Publikuar

-

Nga

Kandidatja për postin e kryeministres së Kosovës, nëse zgjedhjet fitoheshin nga LDK, ka qenë e ftuar e vetme e emisionit “Opinion” të mbrëmjes së sotme ku “Shengeni ballkanik” ka qenë temë e diskutimit. E pyetur nga moderatori i emisionit lidhur me vlerësimin që LDK ka ndaj kësaj iniciative të përkrahur nga tre kryeministra, Edi Rama, i Shqipërisë, Zoran Zaev, i Maqedonisë së Veriut dhe Aleksandër Vuçiç, i Serbisë, Osmani është shprehur:

 Ne si LDK jemi deklaruar se nuk përkrahim një qëndrim të tillë. Unë jam deklaruar kundër dhe ditën që është mbajtur takimi në Novi Sad,. Për mua nuk ka qenë e kuptueshme pse është mbajtur ai takim, ose pse ka filluar ajo iniciativë me Serbinë pa u marrë dhe pjatimin e shteteve të tjera dhe në veçanti të Kosovës. Kosova sa është udhëhequr nga LDK ka refuzuar ide të ngjashme”, ka vlerësuar znj.Osmani.

LEXO EDHE:  Presheve, 8 mije emigrante kaluan tranzit drejt Beogradit

LEXO EDHE:  Politikat e Vuçiç/ Sërish protesta në Beograd

E pyetur rreth pasojave që mund të sjellë një “Shengen ballkanik” sipas modelit BE për Kosovës dhe Rajonin, Osmani është shprehur:

Janë të shumta, si në aspektin ekonomik dhe në aspektin e vendosjes së masës së reciprocitetit. Ne nuk mund të lidhim marrëveshje të tillë me Serbinë e cila e përdor për të dërguar zyrtarët e lartë shtetëror të cilët provokojnë incidente në Kosovës”.

LEXO TE PLOTE