LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ Notonte në pishinë, vdes në mënyrë tragjike 12-vjeçarja

29 Gusht 2019, 18:23, Kosova & Bota CNA
E rëndë/ Notonte në pishinë, vdes në mënyrë

Një vajzë 12-vjeç, ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa ishte duke notuar në një pishinë hoteli në Bodrum të Turqisë.

Alisa Adamova nga Rusia po notonte në pishinë kur papritur u ndez mekanizmi i qarkullimit dhe filtrimit të ujit, duke e bllokuar nën ujë për 15 minuta.

Stafi i hotelit nuk mundi ta mbyllte menjëherë pompën, pasi siç shprehen dëshmitarët, nuk mundeshin të gjenin çelësin.

Ajo u dërgua në spital, por, fatkeqësisht ndërroi jetë 11 ditë më vonë.

Sipas raportit mjekësor, pompa e fuqishme e pishinës kishte mbërthyer dorën e 12-vjeçares, duke mos i lënë mundësi të lëvizte dhe të dilte në sipërfaqe për të marrë frymë.

Nga ana tjetër, Rusia kërkon ndëshkim për përgjegjësit e kësaj ngjarje të rëndë./CNA.al

Lajmet e fundit nga