LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy herë kandidat për Çmimin Nobel, refuzoi të shpëtonte të birin nga gjermanët/ Çfarë nuk dini mbi Josif Stalinin

29 Gusht 2019, 08:04, Blog CNA

Josif Stalini, mbetet padyshim një nga diktatorët më famëkeqë në histori. Gjithsesi sundimi i tij i pamëshirshëm e shndërroi Bashkimin Sovjetik në një nga superfuqitë më të mëdha, dhe më të frikëshme të botës. Ja cilat janë 10 faktet mbi liderin komunist sovjetik, që mund të mos i keni ditur.

1. Njeriu i çeliktë

Josif Stalin, lindi si Josif Besarion Xhughashvili. Ai e ndryshoi mbiemrin në Stalin, bazuar në një fjalë ruse që do të thotë ?çelik?, pra duke i vënë vetes nofkën ?Njeriu i çeliktë?. Ky emër i përshtatej më së miri sjelljes së tij mizore, si gjatë Revolucionit Bolshevik, por sidomos pas vdekjes së Leninit, kur për 29 vite ishte udhëheqësi suprem i vendit.

 

2. Kishte fiksim retushimin e fotografive të tij, për shkak të një shenje të vjetër në fytyrë

Stalini urdhëronte gjithmonë modifikimin e fotove të veta. Ai ishte bërë paranojak për shenjën e përhershme që i kishte mbetur në fytyrë, që kur pësoi në fëmijëri një helmim nga ushqimi.

Në një rast, ai urdhëroi pushkatimin e disa artistëve, për shkak të imazheve jo të këndshme që kishin realizuar me të.

3. U nominua dy herë për çmimin Nobel për Paqen

Stalini ishte përgjegjës për vrasjen e miliona njerëzve brenda Bashkimit Sovjetik. E megjithatë, ai u nominua dy herë si kandidat për Çmimin Nobel për Paqen, në vitet 1945 dhe 1948. Ndërkohë, u shpall edhe 2 herë ?Njeriu i Vitit?, nga revista e famshme ?Time?, ashtu si edhe Adolf Hitleri!

4. Kishte një logjikë të çuditshme

Josif Stalini, është një ndër njerëzit më cinikë që ka parë ndonjëherë bota. Në një rast ai tha: ?Vdekja e një njeriu është një tragjedi, vdekja e 1 milionë njerëzve, është thjesht një statistikë!”. Sidoqoftë, ka ende debate nëse Stalini e ka thënë vërtetë këtë gjë.

5. Pëlqente filmat me sherifë

Diktatori sovjetik ishte një fans i madh i filmave amerikanë Western. Ai ftonte shpesh miqtë e tij për t?i parë filma të tillë në kinemanë e tij private. Dhe ai e kuptonte filmin në mënyrë të përsosur, pasi kishte në çdo rast përkthyesin e tij personal.

6. Askush nuk lejohej të hynte në dhomat e tij private

Stalini ua bënte gjithmonë të qartë truprojave të tij, se nuk mund të hynin në asnjë rast në dhomat e tij, edhe nëse prej andej do të dëgjonin ulërima. Për t?i vënë në provë, në një rast, ai u shtir sikur po vdiste, duke bërtitur si në grahmat e fundit.

Kur rojet e tij i erdhën në ndihmë, të gjithë ata u ekzekutuan me vdekje. Prandaj, kur Stalini pësoi një goditje në tru, asnjë nga rojet nuk guxoi të hynte në dhomë. Diktatori u zbulua në gjendje të rëndë pas disa orësh nga zv/komandanti i tij i rezidencës, dhe vdiq brenda javës.

7. Refuzoi paktin me gjermanët, për t?i shpëtuar jetën djalit të tij

Kur djali i tij, Jakovi, u kap rob nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai nuk pranoi të bënte një marrëveshje për lirimin e tij, në këmbim të lirimit nga sovjetikët të disa ushtarakëve të lartë gjermanë. Nazistët e kërcënuan t?i torturonin të birin, por Stalini nuk ndryshoi qëndrim. Në fund, djali i tij vdiq në një kamp të burgosurish.

8. Synoi të ndërtonte një qenie hibride mes njeriut dhe majmunit

Stalini dëshironte të krijonte ushtarin më të fortë në botë. Ai urdhëroi shkencëtarët e tij më të mirë, që të krijonin në laborator një qënie hibrid, midis njeriut dhe majmunit. Qëllimi i tij ishte të krijonte një qenie fizikisht të fortë, por me një tru të pazhvilluar, në mënyrë që të manipulohej lehtësisht. Kur shkencëtari Ilja Ivanov dështoi, Stalini e arrestoi dhe e internoi në Kazakistan.

9. Vuante nga ateroskleroza

Stalini ishte gati të bënte gjithçka, në mënyrë që të ishte ai njeriu më i fuqishëm në botë. Vetëm pas vdekjes së tij, bota zbuloi se ai vuante nga arterioskleroza dhe besohet se kjo është arsyeja e shumë prej veprimeve të tij mizore.

10. Nuk ishte rus, por gjeorgjian

Stalini ishte po aq rus, sa Hitleri ishte gjerman. Në fakt, ai nuk lindi në Rusi, por në Gjeorgji. Gjithsesi, ai pati ndikim edhe në vendin e tij të lindjes, pasi luajti një rol të madh në imponimin e dhunshëm të lëvizjes komuniste./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga