LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Armiqtë” që shpik Rama sa herë ka hall

29 Gusht 2019, 10:50, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i Partisë Socialiste, që prej vitit 2009, shpik “armiq” brenda partisë.

Kur ka ndonjë hall, kur ka ndonjë zhurmë të madhe, kur vetë qeveria përballet me problematika, dhe ka një ngërç PS-ja, Rama ka gjetur një zgjidhje, shpik armiq të brendshëm në parti, duke tërhequr kështu vëmendjen nga problemet thelbësore.

Kështu ka ndodhur në 2009. Pasi humbi zgjedhjet, Edi Rama duhej të bënte garë në PS, ai shpalli “armiq” lëvizjen LMN të asaj kohe, duke nisur që nga Andis Harasani, Marko Bello, Arben Malaj, etj.

Pastaj shkojmë në vitin 2011, pasi humbi zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, shpalli “armik” Kastriot Islamin, dhe ky i fundit u largua nga PS-ja. Kjo u pasua më vonë me Ben Blushin.

Në vitin 2017, në prag të zgjedhjeve parlamentre, nën kohën që PD-ja ishte ngujuar në çadër, Ramës i duhej sërish një ?armik? i brendshëm dhe kështu gjeti Ben Blushin. Në atë kohë ishte ?armik? i Ramës, por sot është ?dashuria? e tij në krye të Top Channel.

Ndërkohë që kanë kaluar dy vite, Ramës i duhej një armik i ri dhe së fundi, me dëshiren e Baton Haxhiut dhe vetë Edi Ramës, duket se ?armiku? i ri është ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

PS-ja tashmë duket se e ka stil, vit pas viti shpall nga një ?armik?  dhe e largon. Tregon sikur po bëhet një lojë e brendshme, por deri tani asnjë nuk e ka mundur Edi Ramën.

Ndryshe nga situata ku ndodhet partia opozitare, ku Lulzim Basha ka humbur gati 230 mijë vota nga kundërshtarët brenda partisë, nga përplasjet, ka një ulje të votave dhe kundërshtarët e tij vijojnë të jenë njerëz me shumë influencë në zonat ku kanë qënë drejtues, Edi Rama vazhdon të mos i ketë problem kundërshtarët. Përkundrazi i largon ata dhe vetëm i shtohen votat.

Edhe rasti i fundit i Ditmir Bushatit, duket se është thjeshtë dhe vetëm ?armiku? i radhës që përdoret nga Rama. Do përballet për ca kohë mediatikisht me kreun e qeverisë dhe më pas dihet fati i tij. Ose do përfundojë jashtë PS-së si Kastriot Islami, ose do ta çojë ambassador ose drejtor gjëkundi Endri Fuga. Ose ka dhe ndonjë rrugë tjetër të tretë, por këtë nuk e dimë, por presim të na e tregojë Ditmir Bushati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga