Connect with Us

Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Krrabës

Kronika

Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Krrabës

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të tunelit që lidh Tiranën në Elbasanin.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes   ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletë.

Ambulanca është në vendngjarje për të transportuar në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasi me makinë një fëmijë/ Pranga të riut në Berat

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 21 vjeçar i cili ka aksidentuar me makinë një të mitur.

Sipas informacioneve A.B, 21vjeç, banues në Pashalli ,Ura Vajgurore, pasi duke drejtuar mjetin e tij në qendër të Urës Vajgurore ka aksidentuar shtetasin e mitur L.K. i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën .

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me armë në lokal/ Arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me forcën “Shqiponja”, pas informacioneve të marra se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, organizuan punën dhe menjëherë shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale nga ana e shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.K.,19 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë “Ekol” të cilën e mbante pa leje.

LEXO EDHE:  FOTO – Aksident në Levan të Fierit/ Humbet kontrollin, makina përplaset me një lokal

LEXO EDHE:  Po lëvizte me biçikletë/ Minibusi përplas 11 vjecarin

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpejtësi, alkool, manovra të rrezikshme në rrugë/ Pezullohen 22 patenta, 2 shoferë në pranga

Publikuar

-

Nga

Edhe këtë fundjave kanë vijuar kontrollet parandaluese me shërbime të shtuara, me radar dhe drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me rrisk për ngjarje rrugore.

Nga konstatimet, evidentohen akoma drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët, me shpejtësi që variojnë nga 141 km/h – 175 km/h, e mjaftueshme për të shkaktuar tragjedi në rrugë, në rast aksidenti rrugore.

Sipas policisë, nga verifikimet në terren, deri në këto momente janë pezulluar 16 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 6 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 2 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

“Ndërkohë kontrollet po vijojnë në zona dhe rrugë të ndryshme të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë, me efektive të uniformuar dhe civile duke përdorur të gjitha pajisjet speciale të nevojshme në funksion të dokumentimit dhe verifikimit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugore që bëhen shkak për ngjarje rrugore”, thuhet në njoftimin e policsë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE