LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Santjago Malkos/ Zbardhet e shkuara e errët e ish efektivit

28 Gusht 2019, 16:58, Kronika CNA
Vrasja e Santjago Malkos/ Zbardhet e shkuara e errët e ish efektivit

Ish efektivi i policisë, Santjago Malko u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me breshëri plumbash teksa udhëtonte me makinën e tij në zonën e Babrrusë.

Krimi i mirëplanifikuar nga vrasësit ka forcuar dyshimet e policisë se 26 vjeçari mund të jetë ekzekutuar për hakmarrje.

Sipas burimeve për Top Channel besohet se i riu, ish-punonjësi i policisë së kryeqytetit, është përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në qytetin e Durrësit, një ngjarje që është zbatuar me të njejtin mekanizëm siç edhe u vra Malko.

Këto janë dyshimet paraprake të policisë bazuar në informacione dhe indicie, por që janë ende larg provave konkrete.

Të vetmet prova, janë gëzhojat e mbledhura, automjeti në të cilin u vra viktima, por edhe kamerat e sigurisë në një lavazh, si edhe makina e autorëve që u gjet e djegur në fshatin Ferraj./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga