Connect with Us

Reagimet/ Ylli Rakipi: Emisionin ma mbylli Rama, kisha dhe një vit kontratë. Irfan Hysenbelliu: S’guxon njeri të më bëjë presion mua

Politikë

Reagimet/ Ylli Rakipi: Emisionin ma mbylli Rama, kisha dhe një vit kontratë. Irfan Hysenbelliu: S’guxon njeri të më bëjë presion mua

Publikuar

-

Në prag të nisjes së sezonit të ri televiziv, lajmet për mbylljen e njëkohshme të emisioneve “Të paekspozuarit” i Ylli Rakipit dhe “Krasta/A Show” i Adi Krastës u pasuan me një furtunë reagimesh në rrjetet sociale dhe shqetësime të reja për gjendjen e lirisë së medias në Shqipëri.

Të dy emisionet ishin kritike me kryeministrin Edi Rama dhe transmetoheshin prej një viti në të njëjtin televizion informativ “News 24” në pronësinë e botuesit Irfan Hysenbelliu.

Gazetari Ylli Rakipi akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverinë e kryeministrit Rama për mbylljen e emisionit dhe prishjen e kontratës së tij me televizonin “News 24”.

“Emisioni u mbyll nga presioni direkt i qeverisë. Ka pasur gjithmonë presion për ta mbyllur emisionin dhe vetë Edi Rama ka dhënë urdhër që përfaqësues të qeverisë të mos vinin në studion e emisionit,” tha Rakipi për BIRN.

“Të Paekspozuarit”, emision me të ftuar të përhershëm analistët kritikë, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, publikoi në dhjetor 2018 skandalin e falsifikimit me një prej tenderave të Unazës së Re, për të cilin prokuroria ka filluar hetimet.

“Kisha dhe një vit kontratë dhe nuk m’u dha asnjë arsye për mbylljen,” shtoi Rakipi, duke dhënë si motiv të mbylljes së emisionit, ekspozimin e disa aferave korruptive të qeverisë.

Edhe gazetari Adi Krasta njihet për qëndrimet e forta publike kundër qeverisjeve abuzive, përfshirë atë aktualen. I kontaktuar nga BIRN, Krasta tha se nuk prononcohet.

Gazetari Ylli Rakipi është vendosur shpesh në shënjestrën e kryeministrit Rama, duke u quajtur prej tij  “kazan” ose “Kadri”, etiketa që i përdor rëndom ndaj gazetarëve kritikë. Në muajin prill, Rama ngriti një padi gjyqësore ndaj Rakipit, duke e akuzuar atë se përmes një opinioni i ka cënuar imazhin para publikut “në mënyrë të pakthyeshme”. Rakipi u përgjigj me një kundërpadi.

Presidenti i “Focus Group”, Irfan Hysenbelliu hodhi poshtë zërat se mbyllja e emisioneve vinte si pasojë e presionit të qeverisë dhe i motivoi spostimet e dy gazetarëve me “reformën e brendshme”.

Ai tha se televizioni kishte në projekt një emision të ngjashëm nga e hëna në të enjte, me një prej analistëve më të njohur në vend, ndërsa shtoi se ishte menduar që “kjo i shkonte më shumë natyrës së televizionit”.

“Nuk kanë guxuar të më bëjnë presion as kjo qeveri dhe asnjë nga qeveritë e kaluara. Kjo është arsyeja që mediat që zotëroj kanë audiencën dhe besueshmërinë më të lartë në treg.”, tha Hysenbelliu për BIRN.

LEXO EDHE:  Situata brenda PD/ Patozi e Ruli në "Të paekspozuarit"

“Zotin Rakipi nuk e kam marrë asnjëherë në telefon për përmbajtjen e emisionit. Po të kisha pasur presion, do kishte pasur dhe ndërhyrje,” iu përgjigj ai akuzave.

I pyetur për ndërprerjen para kohe të kontratës, Hysenbelliu u justifikua me faktin se edhe Ylli Rakipi më herët nuk e kishte respektuar një kontratë me televizonin, duke e lënë televizionin në mes të sezonit, por ishte punësuar sërish prej tij.

Sa i përket emisionit “Krasta/ A Show”, Hysenbelliu tha se Adi Krastës i ishte ishte ofruar një hapësirë tjetër televizive në fundjavë dhe se “i takon atij të vendosë”.

Mbyllja e dy emisioneve kritike me qeverinë u komentua gjerësisht në rrjetet sociale në lakmusin e gjendjes së lirisë së medias në Shqipëri; e cila sipas indeksit të organizatës “Reporterë pa Kufij” shënoi një rënie drastike prej shtatë vendesh në vitin 2019.

Ndërkohë, shqetësime në rritje i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur ndaj gazetarëve kritikë – dhe së fundmi për përpjekjet e tij për të miratuar një paketë ligjesh për rregullimin e medias online.

Qeveria i quan ndryshimet ligjore si “paketa antishpifje”, por organizatat vendase dhe ndërkombëtare të medias i konsiderojnë ato si ligje drakoniane dhe në shkelje të standardeve ndërkombëtare dhe i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që t’i tërheqë ato pas.  Projektligjet gjenden aktualisht në axhendën parlamentare dhe kryeministri është shprehur i vendosur për t’i miratuar ato.

I pyetur mbi pretendimet se qeveria qëndronte pas mbylljes së emisioneve kritike, zyra e shtypit e kryeministrit i konsideroi ato shpifje dhe imagjinatë të gazetarit dhe paralajmëroi padi të reja në gjykatë.

“Ne kemi prej kohësh një skuadër ligjore që shpifjet i adreson në gjykatë. Në dijeninë time, edhe kjo valë shpifjesh për sa pyesni, është duke u vlerësuar nga skuadra në fjalë,” tha Endri Fuga, drejtor i komunikimit të Kryeministrisë për BIRN.

“Kryeministri nuk ka asgjë më shumë për të thënë. Jetojmë në kohën e Fake News, por ne vazhdojmë të besojmë se e vërteta nuk harron asnjëherë,” përfundoi Fuga./BIRN

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Naftëtarët në ditën e shtatë të grevës së urisë/ Pse heshtin sindikatat!

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit janë futur në diten e shtatë të grevës së urisë, pas disa muajsh protesta dhe mos arritjes së një marrëveshje me kompaninë për marrjen e pagave të prapambetura.

Ajo që bie në sy është se nuk ka asnjë reagim nga sindikatat dhe shoqatat që bëjnë rolin e përfaqësuesit të shoqërisë civile.

Flasin në emër të moralit dhe klasës punëtore, por ndoshta ky është dhe rasti për të kuptuar se kush është në të vërtetë organizata politike e Arlind Qorrit, se ata janë në variantin “protestojmë kur na paguajnë”. Janë tamam një PPP, pra, para për të protestuar.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe! Protestatselektive dhe mbështetja selektive, tregojnë sjelljen e vërtete të këtyre neomarksistëve që nga njëra anë bëjnë moral dhe nga ana tjetër heshtin kur duhet të ulërasin dhe ulërasin kot kur i paguajnë për qëllime klienteliste dhe korruptive.

LEXO EDHE:  Prokuroria: Vëllai i Irfanit ka dijeni për pronat e Shullazit

LEXO EDHE:  Rama i tensionuar përballë Rakipit/Na mbyti xhelalizmi! Gazetari: Të ka mundur

Kujtojmë që Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, duke lënë më shumë se 800 punëtorë pa punë.

Ata kanë tre paga pa marrë për 3 muajt e fundit të vitit kur uzina nuk ka punuar por ka qenë në proces mirëmbajtje.

Naftëtarët kanë dalë disa herë në protesta ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Deklarata që na habiti/ Kryemadhi qahet se s’ka para të shkollojë fëmijët

Publikuar

-

Nga

Dje kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi na tha nga Shkodra se “nuk i dalin paratë për të ushqyer fëmijët dhe jo më për t’i shkolluar që të garantojnë jetën e tyre në të ardhmen”.

Ajo na ka çuditur me ato të sajat, se është Monika që na thotë se s’ka para, edhe pse ka tre fëmijë të shkolluar në Londër në universitetet më të shtrenjta të botës.

Nuk i ka çuar në universitete, por në gjimnaze private. I ka çuar në shkollat, që të bëjnë nja 8 vite shkollë, duhet të paktën nga 250  deri në 300 mijë euro secili. Mona dhe Iliri justifikohen si gjithmonë me një pronë nga babai po një pronë nuk vlen 10 mln euro, por sa vila në Gjirin e Lalzit.

Edhe sikur ta ketë pasur për familjet shqiptare, Mona do bënte mirë që garderobën e saj ta falte, se kushedi sa shkolla do ndërtoheshin apo sa fëmijë do studioheshin.

LEXO EDHE:  Adi Krasta “degjeneron” Ramën/ Ja çfarë i thotë

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi: Rama na zhgënjeu në kohë rekord, ja kush bën për kryeministër i Shqipërisë

Të dëgjosh Monën që flet për parim e varfëri, është njësoj si të flasë Rama për ndershmëri, apo Basha për burrëri.

Për më tepër dëgjoni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bëjnë si tigra por janë vetëm minj”/ Meta i përgjigjet aktorit të njohur

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur aktorit të njohur Neritan Liçaj i cili ka komentuar në një status të Presidentit teksa thotë se do të jetë në protestën e thirrur më 2 mars.

Meta falënderon aktorin dhe thotë se i prej të gjithë artistët heronj dhe patriotë më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës.

Kreu i Shtetit shkruan më tej se nëse organizata mafioze rrëmben Gjykatën Kushtetutese ata do zhdukin jo veç tetarin por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare.

Ndaj ai i bën thirrje popullit të hapë sytë në këto momente vendimtare.

Komenti i Presidentit
Faleminderit i dashur Neritan!
Ju pres me shumë kënaqësi, jo vetëm ju personalisht, por të gjithë artistët heronj dhe patriotë, në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. Nëse organizata mafioze rrëmben në mënyrë anti-kushtetuse Gjykatën Kushtetuese ata do zhdukin, jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare për llogari të disa oligarkëve dhe organizatës ndërkombëtare.
Ndaj është detyra ime si President i Republikës t’i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar të hapë sytë mirë në këto momente deçizive për fatet e kombit dhe demokracisë. Shqiptarët e bashkuar rreth Kushtetutës dhe Flamurit Kombëtar do të fitojnë!
Të rivendosim plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik siç e ka shprehur vullnetin e tij populli shqiptar me Referendum në 22 nëntor 1998. Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin. Presidenti i njeh prej kohësh, por tani fytyrat e tyre hipokrite po i zbulojnë të gjithë shqiptarët. Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë. U zgjata pak, por ju dhe shumë artistë të tjerë keni vite në protestë për teatrin dhe meritoni mirënjohjen e çdo shqiptari.
Ndaj ata do të vinë, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese që dhunohen çdo ditë, por dhe në mirënjohje të protestës tuaj legjendare përballë bandës që nuk njeh Kushtetutë, ligj, konventë ndërkombëtare dhe atdhe.

LEXO EDHE:  Lubonja tregon për herë të parë problemin që ka Basha/Ky është ndikimi që ka Berisha te listat

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi: Rama na zhgënjeu në kohë rekord, ja kush bën për kryeministër i Shqipërisë

 

LEXO TE PLOTE