Connect with Us

Rama duhet të miratojë një ligj për njësimin e diplomave të personave që votohen nga shqiptarët

Lajm i Rekomanduar

Rama duhet të miratojë një ligj për njësimin e diplomave të personave që votohen nga shqiptarët

Publikuar

-

Kryeministri Rama tek selia e PS

CNA.al prej kohësh është investuar në kërkimin e të vërtetave të diplomimit të disa prej personave më me pushtet në këtë vend.

Për fat të keq askush deri më sot nuk ka demonstruar as dokumentat që vërtetojnë diplomimin në universitetet e huaja të pretenduara dhe as nuk ka lejuar apo autorizuar verifikimin nga gazetarët të nivelit të diplomimit të tyre pranë atyre universiteteve.

Por, ka një zgjidhje për futjen në rrugën e të vërtetave, të historikut të deklaruar nga disa zyrtarë të zgjedhur në lidhje me diplomat e pretenduara dhe të futura në CV-të personale.

Për të bërë transparencën e plotë duhet një ligj i posaçëm. Ligji duhet të parashikojë që të gjithë personat që kandidojnë për Kuvend dhe pushtet lokal, të kenë detyrimin e njësimit të diplomave në të gjitha rastet kur në CV deklarojnë diplomim në universitete të huaja.

Nese nuk deklarojnë të tilla të dhena në CV-të personale, sigurisht që atehere nuk ka nevojë të bëjnë njësimin. Por nëse e kanë deklaruar në CV, universitetin që ata pretendojnë se kanë kryer studimet e larta, atëhere ky fakt merr vlerën e kriterit me të cilin po konkurojnë. Dhe ai kriter duhet të çertifikohet nga zyrat e shtetit.

Fjala “diplomë” në një fletë format A4 nuk do të thotë asgjë, pasi vende të ndryshme, shkolla të ndryshme dhe organizata të ndryshme, këtë term e përdorin edhe në kuptimin e çertifikatës.

Njësimi i dokumentit kërkon dorëzimin e listës se notave, listës së lëndeve, viteve të studimit etj. Nga ana tjetër, vetëm zyra të posaçme brenda institucioneve shtetërore  kanë kompetencën të vlerësojnë nëse bëhet fjalë për diplomë në kuptimin që i japim ne si dhe që të vlerësojë nëse bëhet fjalë për studime baçelor, master, pasuniversitar, doktoraturë e kështu me radhë.

Ligji duhet të parashikojë edhe lëshimin e autorizimit paraprakisht nga kandidati, për institucionin shtetëror (ministria e arsimit) që ky institucion të ketë të drejtën t’i drejtohet vetë sekretarive të universiteteve për të kërkuar dhe marrë të dhënat.

Kështu Luli, Lali Eri, Balliu junior dhe të tjerët do autorizojnë paraprakisht verifikimin e shkollimit që pretendojnë.

Me një skemë të ngjashme me atë të verifikimit të pasurive, kandidatët duhet të autorizojnë verifikimin e nivelit të arsimimit të pretenduar.

Nëse nuk pranojnë të lëshojnë autorizimin, atëherë ligji duhet të parashikohet detyrimi që të heqin nga çdo postim titullin profesional dhe të dhëna për shkollimin e lartë.

Të dhënat e deklaruara e me të cilat konkurohet duke u kërkuar votën shqiptarëve, nuk mund tu shiten atyre si fakte të vërteta pa u çertifikuar më parë si të tilla.

Nëse Rama, Luli dhe drejtuesit e grupeve parlamentare nuk kanë kapacitete për të shkruar një draft si ky, CNA.al mund tua ofrojë këtë shërbim PA PAGESË në emër të interesit publik.

Ne jemi të gatshëm që draftin tua hartojmë dhe vëmë në dispozicion, brenda 48 orëve.

Ata duhet që të investojnë vullnetin politik. Ne mund të shfrytëzojmë kapacitetet tona dhe t’i vëmë ato në dispozicion të qëllimit të mirë.

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se cili është arsimi që kanë njerëzit që administrojnë jetën e tyre./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Kush e ka radhën pas Tahirit?!

Publikuar

-

Nga

Pas një procesi gjyqësor maratonë, i cili zgjati rreth dy vite, mbrëmjen e djeshme, Gjykata për Krimet e Rënda shpalli vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Një gjyq maratonë, në finale Gjykata rrezoi tre akuzat kryesore ndaj Saimir Tahirit, si Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, për të cilat tha se nuk ka prova të mjaftueshme. Por, Tahiri është dënuar nga gjykata për shpërdorim detyre, akuzë për të cilën vendosi të dënojë me 5 vite burgim. Duke qënë se ish-ministri ka kërkuar gjykim të shkurtuar, dënimi përkthehet në 3.4 vite shërbim prove.

Shumë njerëz e quajnë dënim, disa të tjerë jo, disa e duan pas prangave, disa të tjerë shkonin e solidarizoheshin dhe e quanin të pafajshëm. Por, çështja ende nuk ka përfunduar dhe pritet që të ketë edhe një vendim të Apelit të Krimeve të Rënda, për tu quajtur finale.

Procedura për Tahirin pas pak kohësh merr fund dhe mund të quhet ndoshta edhe e përfunduar pasi vendimi i gjykatës, ashtu sikurse shumë media e raportonin dje, ishte nën presionin e autoriteteve të ambasadës amerikane, të cilët monitoruan këtë çështje, por “Tahiri” mund të quhet çështje e kaluar tashmë. Me dy vjet gjyqe dhe me një vendim që zgjati maratonë.

Lind kush e ka radhën?

Pritshmëritë janë të mëdha. Reforma në Drejtësi, SPAK në ditët e tij të para dhe shqiptarët që shpresojnë se do të ketë disa politikanë të dënuar me fakte dhe me prova konkrete dhe jo më të dënuar me indicie dhe ndoshta jo vendime si ky i dhënë ndaj Tahirit, i cili deri në momentin e fundit pretendon se është i pafajshëm.

Ai është në të drejtën e tij, por edhe shqiptarët janë në në të drejtën e tyre të shikojnë se kush e ka radhën pas Tahirit. Janë e gjithë kasta politike në Shqipëri për të cilën faktet janë reale , janë pronat dhe pasuritë e tyre që flasin vetë, shpërdorimi i detyrës që kanë bërë në 30 vite, abuzimet me pushtetin dhe për këtë njerëzit presin emra konkretë.

Që nga presidenti Ilir Meta, që nga ministrat e tij, që nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, që nga kryeministri Edi Rama dhe minsitrat dhe ish-ministrat e tij, e gjithë kasta e korruptuar e Shqipërisë.

Mjafton t’ju shikohen deklarimet e pasurive dhe ashtu siç po ndodh me Reformën në Drejtësi, pas gjyqësorit radhën duhet ta ketë politika./ CNA.al

“Ish-ministri zbërthen mesazhet e koduara?”/ Çfarë do të thotë sot Saimir Tahiri

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Ish-ministri zbërthen mesazhet e koduara?”/ Çfarë do të thotë sot Saimir Tahiri

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme Gjykata për Krimet e Rënda hodhi poshtë tre akuzat kryesore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahirit, si Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, për të cilat tha se nuk ka prova të mjaftueshme.

Tahiri është dënuar nga gjykata për shpërdorim detyre, akuzë për të cilën vendosi të dënojë me 5 vite burgim.

Duke qenë se ai kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi sipas vendimit, konvertohet në 3 vite e 4 muaj shërbim prove. Po ashtu zotit Tahiri i ndalohet të ushtrojë funksione publike po për të njejtën periudhë.

Ish-ministri i brendshm në një prononcim për mediat pas vendimit e ka cilësuar si absurd vendimin e Gjykatës, dhe ka paralajmëruar se do ta çojë në Apel.

Por, përtej kësaj Saimir Tahiri ka bërë edhe një tjetër paralajmërim të fortë. Ai ka thënë se “sot do të flasë”.

“As qesh, as qaj dot, por nesër po iu ftoj që të ndajmë bashkë ca mendime. Ku di unë, mu duk një gjë e tipit je i fajshëm po s’ kemi këllqe të ta themi. Prisni deri nesër, më vjen keq nuk iu përgjigjem dot më shumë.”-tha Saimir Tahiri, mbrëmjen e djeshme jashtë dyerve të gjykatës.

Çfarë do të thotë sot, njeriu i cili prej dy vitesh që zgjati seanca maratonë, ka folur vetëm me kode.

Tani duket se situata ka ndryshuar dhe pas dënimit, Tahiri i ka të gjithë përpara. Duke filluar që nga kryeministri Edi Rama, që për Tahirin është ai “shefi i madh”, sa i takon politikës, duke shkuar më tej tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj  që i doli në rrugën e tij malore, i cili është një nga kundërshtarët e tij kryesorë, ndoshta edhe më shumë sesa vetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Të dy këta të fundit ishin të pa kënaqur nga dënimi i dhënë.

Për të shkuar më tej edhe tek “dora e zezë”, për të cilën fliste kohë më parë ish-ministri Saimir Tahiri.

Pritet të shohim çfarë do të thotë sot, megjithëse shigjetat pritet të jenë jo vetëm për drejtësinë, por edhe për politikën.

Deri në mbylljen e proçedurës në Apel dhe dhënien e një vendimi përfundimtar, Tahiri nuk do të burgoset përfundimisht dhe pritet që ai të flasë, të lëshojë mesazhet e koduara dhe shigjetat ndaj politikës dhe ndoshta mund të zbërthejë edhe disa nga mesazhet e tij të koduara./ CNA.al

“Ruhuni nga kushërinjtë”/ Tahiri bën paralajmërimin e fortë

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Foto-“Duhet të zhbëni këtë kolazh të pistë që të shpëtoni”/ Kulluri bën thirrjen e fortë

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri i ka bërë sot një thirrje të fortë qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Edvin Kulluri ka shigjetuar kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama. Ai ka publikuar një kolazh fotosh, nëpërmjet të cilave kërkon tju tregojë shqiptarëve se të dy janë “vegla” të Soros në Shqipëri.

Sipas Kullurit e vetmja zgjidhje për të shpëtuar është që të zhbëhet ky kolazh fotosh dhe konjukturë e pistë, sikurse e cilëson ai.

Po ashtu ai apelon qytetarët që të mos bëhen pjesë e Teatrit, por t’i dalin përballë të keqes.

“Cfare ka qe bertasin njerezia per drejtesine e munguar? Kush po i kerkon llogari kujt? Kujt i ankoheni dhe kush bertet me ze te ngjirur? Kush eshte zgjidhja? Nga kush e prisni zgjidhjen? Kur te zhbeni kete kolazh fotosh dhe konjukture te piset do kuptoni se fajin e kemi vete! Mos u beni pjese e teatrit por dilini perballe!”-shkruan Kulluri në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE