LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në Tiranë për të zgjidhur krizën?/ Kush është Katja Leiker, negociatorja e Berlinit

28 Gusht 2019, 10:56, Politikë CNA
Në Tiranë për të zgjidhur krizën?/ Kush është

Zëvendëskryetarja e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, deputetja gjermane Katja Leikert, prej ditës së djeshme ndodhet në Tiranë.

Ajo ka takuar fillimisht Lulzim Bashën, më pas kryeministrin Edi Rama dhe së fundmi edhe presidentin Ilir Meta.

Natyrisht, në qendër të diskutimeve të tyre ka qenë kriza politike në Tiranë.

Nuk dihet nëse Katja Leikert ka ardhur me ndonjë propozim për zgjidhjen e krizës, apo thjesht bëhet fjalë për ndonjë vizitë rutinë dhe njohje me situatën politike në vend.

Por, Leiker njihet si një negociatore e suksesshme e Berlinit.

Më poshtë, një profil i shkurtër i saj.

44-vjeçarja Katja Leikert i është bashkuar CDU-së së Angela Merkelit në vitin 2012 dhe një vit më vonë arriti që të marrë mandatin e deputetit në rajonin Hanau.

Shkallët e karrierës politike do t?i ngjiste me shpejtësi duke u bërë fillimisht anëtare e Komisionit të Shëndetësisë dhe më pas anëtare e Komisionit për Politikën e Jashtme të Bundestagut.

Pavarësisht detyrave që kishte mbajtur në të shkuarën, diplomacia dhe politika e jashtme ishte specialiteti i saj. Në vitin 2006 ajo mbrojti doktoraturën me tematikë mbi politikën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara karshi Koresë së Veriut dhe Iranit.

Që prej asaj kohe, punimi u mor dhe është publikuar disa herë dhe shndërruar në një pikë referimi të diplomacisë perëndimore përballë Penianit dhe Teheranit.

Në zgjedhjet e 2017 ajo arriti që të mbrojë mandatin në Bundestag, megjithëse me një rënie prej 10 pikësh.

Pas këtyre zgjedhjeve iu ngarkuar nga Angela Merkel detyra e vështirë për të qenë pjesë e delegacionit që do të bisedonte me socialdemokratët përë formimin e Qeverisë së re.

Aftësia e saj negociuese në këtë delegacion spikati dhe CDU e zgjodhi në postin e nënkryetares së grupit parlamentar në Bundestag.

Përgjegjësitë e saj në këtë detyrë janë politikat europiane, bashkëpunimi dhe koordinimi i qëndrimeve politike të së djathtës europiane për çështje të ndryshme në Europë, duke mos u kushtëzuar vetëm brenda BE-së.

Megjithatë, deputetja e CDU-së nuk bën pjesë tek emrat që vendosin vendimet politike partiake mbi bindjen personale.-shkruan Tema.

Në vitin 2017, kur Bundestagu do të votonte për të miratuar ose rrëzuar martesat brenda së njëjtës gjini, Katja Leiker doli kundër vendimit të grupit parlamentar duke votuar pro këtyre martesave.

Leikert zotëron gjuhën angleze dhe vlerësohet si një prej diplomateve të reja që njeh mirë politikën e jashtme amerikane, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore.

Profili si ?negociatore e zonja? dhe ?njohëse e politikës së jashtme amerikane? sugjerojnë se Katja Leikert nuk ka mbërritur rastësisht në Shqipëri.

Ajo mund të jetë emri i përzgjedhur nga Berlini për të negociuar krizën politike shqiptare, edhe si një ?sfidë? ndaj Uashingtonit, me të cilin marrëdhëniet nuk janë më njësoj, që prej marrjes së detyrës nga Donald Trump.

Lajmet e fundit nga