LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mënjanohet Salvini/ Forcat rivale në Itali arrijnë marrëveshje

28 Gusht 2019, 19:26, Kosova & Bota CNA
Mënjanohet Salvini/ Forcat rivale në Itali arrijnë

Partitë politike rivale të Italisë kanë arritur një marrëveshje mbëmjen e sotme për të formuar një qeveri të re, që mënjanon udhëheqësin e ekstremit të djathtë, Matteo Salvini, i cili mbizotëroi politikën e vendit dhe kishte kërcënuar që ta ndryshonte në mënyrë drastike drejtimin e Italisë në Evropë.

Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, që i referohen një njoftimi zyrtar të presidencës” presidenti Sergio Mattarella thirri kryeministrin në largim, Giuseppe Conte, për një takim të enjten në mëngjes”. Conte mund të marrë një mandat për të provuar të formojë një qeveri të re me Lëvizjen 5 Yjet dhe Partinë Demokratike të opozitës.

Si 5 Yjet ashtu edhe Partia Demokratike i thanë presidentit se janë të gatshme të përpiqen për formimin e një qeverie të re, të drejtuar nga zoti Conte, raporton eadioja amerikane VOA, sipas të cilës: të dyja palët ende duhet ende të bien dakord për një platformë të përbashkët politike si dhe për një ekip ministrash, por kreu i 5 Yjeve Luigi Di Maio dhe homologu i tij i Partisë Demokratike Nicola Zingaretti thanë se ishin zotuar për të gjetur një bazë të përbashkët për të mirën e vendit.

Kujtojmë se koalicioni i mëparshëm u prish këtë muaj kur kreu i Legës, Matteo Salvini u tërhoq nga aleanca me shpresën se kjo do të shkaktonte zgjedhje të parakohshme dhe ai do të favorizohej falë popullaritetit të tij në rritje./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga