Connect with Us

Lumë droge drejt Greqisë/ Arrestohen dy shqiptarë

Kronika

Lumë droge drejt Greqisë/ Arrestohen dy shqiptarë

Publikuar

-

Dy shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, kanë rënë në prangat e policisë greke, në doganën e Mavromatit, në Qafë-Botë.

Mësohet se gjatë kontrollit të policisë, në automjetin e dy shqiptarëve është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 91 kg e 150 gramë lëndë narkotike, e llojit marijuanë.

Mediat greke raportojnë se lënda narkotike ishte fshehur në shasinë e një automjeti me targa shqiptare, ndërkohë që ishte prerë dhe gjysma e serbatorit, në mënyrë që të fshihej një pjesë e drogës.

LEXO EDHE:  Në kërkim për trafik droge dhe organizatë kriminale/ Prangoset 27-vjeçari

Mjeti kishte kaluar doganën shqiptare pa probleme, por është ndaluar në doganën greke nga oficerët e doganës dhe anti-drogës së Igumenicës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Foto/ Policia publikon emrat e 3 kriminelëve të shumë kërkuar

Publikuar

-

Nga

Këta janë tre personat e tjerë të kërkuar për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit

Aleks Totraku alias Abdyl Lala

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Aleks Totraku, në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin Antonio Lala alias Mirjan Lala (person në kërkim) ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D. Aleks Totraku alias Abdyl Lala është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Antonio Lala alias Mirjan Lala

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Antonio Lala alias Mirjan Lala, në bashkëpunim me vëllanë e tij Aleks Totraku alias Abdyl Lala (person në kërkim), ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D. Antonio Lala alias Mirjan Lala është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Ylli Manjani kundër Policisë

LEXO EDHE:  Policia megaoperacion në të gjithë vendin

Nexhip Rexho

Në datën 27 gusht 2000, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, Nexhip Rexho ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin L. M. dhe ka plagosur gruan e këtij të fundit, shtetasen T. M. Nexhip Rexho është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikonin lëndë narkotike me makinë/ Arrestohet dy persona në Kakavijë dhe Muriqan

Publikuar

-

Nga

Goditen dy raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në Kakavijë dhe Muriqan.

Në bazë të analizës së riskut nga ana e policisë kufitare, u përzgjodh për kontroll të detajuar një automjet që drejtohej nga ana e shtetasit me iniciale O.M.

Gjatë kontrollit të makinës tip “Nissan”, u gjet i fshehur në sarbatorin e mjetit një bidon plastik i cili në brendësi të tij kishte një sasi lënde të dyshuar Cannabis Sativa. Autori u arrestua në flagrancë pë veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Ndërkohë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u procedua penalisht shtetasi L.K., pasi gjatë kontrollit të automjetit Opel,  në brendësi të timonit iu gjet një qese me një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa.

LEXO EDHE:  A ka pranuar Bushati t’i japë Greqisë 12 milje det?

LEXO EDHE:  Kërcënon me thikë bashkëshorten/ Arrestohet 61-vjeçari

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorive respektive për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentuan të shkojnë drejt vendeve të BE me pasaporta e ID të dikujt tjetër/ 3 në pranga

Publikuar

-

Nga

Në sajë të operacionit të koduar “Shpërblimi”, janë vënë në pranga tre persona nga Gana dhe Kameruni, si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë nga Franca.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale J.B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun (organizator), B.A., 34 vjeç, lindur dhe banues në Gana dhe J.B., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun, si dhe u shpallën në kërkim francezët D.I. dhe B.Y.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se shtetasi B.A., kundrejt shpërblimit monetar, ka siguruar nga shtetasi J. B., një pasaportë franceze që i përkiste shtetasit D.I. dhe duke përfituar nga ngjashëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së.

Gjithashtu raportohet se 23-vjeçari J. B., kundrejt shpërblimit monetar ka siguruar nga 21-vjeçari J. B., një kartë identiteti franceze që i përket shtetasit B. Y. dhe duke përfituar nga ngjashëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së.

LEXO EDHE:  Në kërkim për trafik droge dhe organizatë kriminale/ Prangoset 27-vjeçari

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës akuzon policinë/ Nuk ka më asnjë lidhje me ligjin, terrorizon njerëzit pa mëshirë

Ndërkohë, dyshohet se ka bashkëpunëtorë edhe shtetas shqiptar, për të cilët po punohet për identifikimin e tyre. Policia ka sekuestruar pasaporta dhe karta identiteti që do përdoreshin me anë të ngjashmërisë, për të kaluar kufirin drejt vendeve të BE-së.

Sakaq, materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE