Connect with Us

Kryemadhi pranon se kanë mashtruar qytetarët/ Fundos edhe aleatët

Politikë

Kryemadhi pranon se kanë mashtruar qytetarët/ Fundos edhe aleatët

Publikuar

-

Monika Kryemadhi është shfaqur së fundmi në Jalë me të rinjtë e LRI-së.

Pasi ishte zhdukur përgjatë gjithë verës nga skena politike, Kryemadhi ka dalë me një deklaratë befasuese,duke i paralajmëruar të rinjtë e LRI-së, që mos t’i marrin seriozisht lojërat politike.

“Sfidat janë ato që të rrisin e të forcojnë për të ecur përpara. Jemi rrëzuar e jemi ngritur. Mos i merrni shumë seriozisht lojërat politike që organizojmë ne këtu. Mos i shihni për të qenë lider menjëherë, lider është ai që fal dashuri për grupin”, ka thënë ndër të tjera Kryemadhi.

Sipas saj, këto ditë kanë qenë ditë të vështira për LSI, për PD, për opozitën por edhe për qeverinë dhe institucionet.

Në fakt Kryemadhi ka thënë një të vërtetë të madhe, që i gjithë opinioni publik e di.

Kjo e ashtuquajtur krizë, s’është asgjë më shumë se lojë politike.

Monika Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj President, tentojnë të kapin ndonjë copë pushteti për t’i shpëtuar drejtësisë.

Për të shpëtuar pasurinë e tyre të dyshimtë dhe për të mos dhënë kurrë llogari për floririn e Krrabës, për të cilin heshtin.

Kanë heshtu kur u akuzuan nga ish kryeministri Sali Berisha, dhe të njëjtën gjë po bëjnë edhe sot.

LEXO EDHE:  Zbulohet mashtrimi i qeverisë/ Kjo është skema e menaxhimit të universiteteve

Nga ana tjetër, Lulzim Basha, tenton të arrijë marrëveshje të reja në mbrojtje të interesave të tij dhe familjarëve të tij.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama, tenton të zgjasë pushtetin aq sa të mundet, pavarësisht se në PS, po hanë kokat e njëri-tjetrit.

Kostoja e kësaj loje politike bie mbi qytarët, ku njëra i palë politike s’lë gjë pa bërë për t’i mashtruar me propaganda dhe pala tjetër, s’lë gjë pa bërë për t’i përdorur si mish top për interesat e tyre.

Kështu që Monika Kryemadhi, veç se ka thënë një të vërtetë të madhe ka hedhur dritë  dhe mbi prapaskenat dhe mashtrimet që ata po iu bëjnë qytetarëve.

Kanë djegur mandatet por nuk kanë hequr dorë nga përfitimet, kanë dalë rrugëve, por rezultati ka qenë zero.

Pra, të gjitha protestat akuzat dhe kundërakuzat kanë qenë dekor spektakli. Qytetarët janë mashtruar nga Basha dhe Kryemadhi, ashtu siç e pohon kjo e fundit ndonëse jo drejtpërdrejt./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mbetjet u bllokuan se u prishën pazaret”/ Malltezi-Prokurorisë: Hap sytë, po bëhemi kurban i luftës së bandave

Publikuar

-

Nga

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka hedhur akuza për sekuestrimin e tragetit Brindi-Vlorë me një sasi të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, si dhe për arestimin e 6 personave.

Nga Vlora, Malltezi ka kujtuar ligjin që lejonte importin e mbetjeve, ndërsa pretendon se kryeministri Edi Rama po e lejon këtë gjë ndonëse ligji nuk u miratua asnjëherë.

Sipas tij, Ramës i janë prishur pazaret dhe për këtë arsye ka bllokuar ngarkesën.

“Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët panë Edi Ramën në darkë të ngushtë me z. Kornuzi që banon në Siçili, pronarin e ndërmarrjes “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimit të mbeturinave dhe e cila transportonte ngarkesën jashtë portit te Vlorës. Tek rruga e 15-të mesa duket qenkan prishur pazaret dhe u kap ngarkesa. Po ku kanë përfunduar 14 ngarkesat e mëparshme me mbetje të rrezikshme?
Në det apo maleve që të ndotin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve me azbest për 100 vitet e ardhshme?”, u shpreh ai.

Demokrati thotë se vlonjatët e dinë mirë skemën e funksionimit, kujt i janë dhënë licencat për tragete dhe kujt i janë dhënë për grumbullim dhe depozitim mbetjesh.

Malltezi kërkon Prokurorisë të hapë hetimet dhe të mos i mbyllë sytë përballë trafikut ndërkombëtar të mbetjeve.

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Xhafaj/ Adi Krasta jep alarmin

LEXO EDHE:  "Dua burrë shqiptar”/ Meshkujt "mbysin" me mesazhe modelen e njohur

“Edi Rama do na thotë prapë se edhe në darkën e ngrohtë, ia ulen trafikantin me zor, por shqiptaret e kanë të qartë lidhjen e Ramës me trafiqet, bandat, drogën dhe plehrat. Kjo qeveri duhet hequr qafe si një mbetje e rrezikshme për qytetarët.
Në përpjekje për të fshehur importin e kancerit, qeveria dje tentoi të gënjente sikur nuk janë mbetje të rrezikshme, POR ky vend nuk ka laboratorë të akredituar të mbetjeve të rrezikshme NDËRSA mbetjet radioaktive janë pjese e vogël e mbetjeve te rrezikshme.

Azbesti dhe vajrat e ndotura nuk janë radioaktive, POR janë mbetje toksike kancerogjene! Prokuroria shqiptare i detyrohet popullit të Vlorës që mos të mbylle sytë, por të bashkëpunojë me prokurorinë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin polici shkencore dhe të marrin mostrat për ti analizuar në Laboratorët e Akredituar të Mbetjeve të rrezikshme pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh. Shqiptarët nuk ka pse bëhen kurban të luftës së klaneve në PS që duan të bëjnë biznes me vdekjen!”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Naftëtarët në ditën e shtatë të grevës së urisë/ Pse heshtin sindikatat!

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit janë futur në diten e shtatë të grevës së urisë, pas disa muajsh protesta dhe mos arritjes së një marrëveshje me kompaninë për marrjen e pagave të prapambetura.

Ajo që bie në sy është se nuk ka asnjë reagim nga sindikatat dhe shoqatat që bëjnë rolin e përfaqësuesit të shoqërisë civile.

Flasin në emër të moralit dhe klasës punëtore, por ndoshta ky është dhe rasti për të kuptuar se kush është në të vërtetë organizata politike e Arlind Qorrit, se ata janë në variantin “protestojmë kur na paguajnë”. Janë tamam një PPP, pra, para për të protestuar.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe! Protestatselektive dhe mbështetja selektive, tregojnë sjelljen e vërtete të këtyre neomarksistëve që nga njëra anë bëjnë moral dhe nga ana tjetër heshtin kur duhet të ulërasin dhe ulërasin kot kur i paguajnë për qëllime klienteliste dhe korruptive.

LEXO EDHE:  Blushi denoncon koncensionin e laboratorëve/ Ahmetaj: Shqiptarët do të përfitojnë më shumë

LEXO EDHE:  Mashtrimi me protestën në Maliq/ Banorët nuk i përgjigjen thirrjes së PD-së

Kujtojmë që Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, duke lënë më shumë se 800 punëtorë pa punë.

Ata kanë tre paga pa marrë për 3 muajt e fundit të vitit kur uzina nuk ka punuar por ka qenë në proces mirëmbajtje.

Naftëtarët kanë dalë disa herë në protesta ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Deklarata që na habiti/ Kryemadhi qahet se s’ka para të shkollojë fëmijët

Publikuar

-

Nga

Dje kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi na tha nga Shkodra se “nuk i dalin paratë për të ushqyer fëmijët dhe jo më për t’i shkolluar që të garantojnë jetën e tyre në të ardhmen”.

Ajo na ka çuditur me ato të sajat, se është Monika që na thotë se s’ka para, edhe pse ka tre fëmijë të shkolluar në Londër në universitetet më të shtrenjta të botës.

Nuk i ka çuar në universitete, por në gjimnaze private. I ka çuar në shkollat, që të bëjnë nja 8 vite shkollë, duhet të paktën nga 250  deri në 300 mijë euro secili. Mona dhe Iliri justifikohen si gjithmonë me një pronë nga babai po një pronë nuk vlen 10 mln euro, por sa vila në Gjirin e Lalzit.

Edhe sikur ta ketë pasur për familjet shqiptare, Mona do bënte mirë që garderobën e saj ta falte, se kushedi sa shkolla do ndërtoheshin apo sa fëmijë do studioheshin.

LEXO EDHE:  “Më kërkojnë treshe”/Modelja seksi rrëfehet për mesazhet erotike

LEXO EDHE:  E dyndën me mesazhe/Çfarë i shkruajnë Alyne-s shqiptarët pasi qau në emision

Të dëgjosh Monën që flet për parim e varfëri, është njësoj si të flasë Rama për ndershmëri, apo Basha për burrëri.

Për më tepër dëgjoni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE