Connect with Us

Kërkuan azil në Francë/ Riatdhesohen 60 shtetas shqiptarë

Kronika

Kërkuan azil në Francë/ Riatdhesohen 60 shtetas shqiptarë

Publikuar

-

60 shtetas shqiptarë, nga të cilët 20 prej tyre kishin kërkuar azil dhe 40 të tjerët për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së, janë riatdhesuar, në kuadër të operacionit të radhës nga Lille, Francë.

Policia e Shtetit bën të ditur se operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, ndërsa apelon të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Njoftimi i policisë:

Rinas – Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shtetasve që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

U zhvillua operacioni i radhës i riatdhesimit nga Lille, Francë

Nëpërmjet një charteri nga Franca, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca dhe Frontex, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 60 shtetas shqiptarë, nga të cilët 20 prej tyre kishin kërkuar azil dhe 40 të tjerët për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së.

LEXO EDHE:  Franca leksion botës/ Ulërimat ndaj fëmijë përbëjnë krim

Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Njëkohësisht Policia Kufitare, në pikat e kalimit do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë!”/ Shokon avokati i Marsidës

Publikuar

-

Nga

Edmond Petraj, avokati i Marsida Qatjas ka mohuar që ngjarja e Kavajës të ketë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas tij, 41-vjeçari Dritan Haxholli ka qenë aq problematik sa dhe policia kishte frikë ta arrestonte.

“Ai person lëvizte prej kohësh me armë, kishte frikë ta arrestonte policia. Ka qenë kaq problematik. Po të shikoni dhe skedën e tij, ka qenë një person plot me probleme. Nuk është vetëm rasti i kësaj, i ngeci në derë. Ka raste të tjera që ka ngacmuar femra”, tha avokati.

LEXO EDHE:  Franca leksion botës/ Ulërimat ndaj fëmijë përbëjnë krim

LEXO EDHE:  Me shpejtësi marramendëse në autosdradë/ Ja çfarë bën policia

Por ndërsa hodhi poshtë akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, u përball me penalistët për sasinë e kokainës së gjetur në banesë.

“Po çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë kokainë, nuk ishin tonelata”, u shpreh avokati Petraj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Haxhollin e futën në kurth”/ Klodiana Lala zbardh faktet tronditëse

Publikuar

-

Nga

“Dritan Haxhollin ata e kanë futur në kurth. E kanë thirrur brenda dhe për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, situata ka dalë jasht kontrollit”.

Kështu u shpreh Klodiana Lala duke iu referuar ngjarjes së Kavajës.

Sipas saj Bledar Toçi ka shkuar në spital duke e ngarë vetë makinën ndërsa hodhi dyshime se mund të jetë vetëplagosur.

LEXO EDHE:  Lajm i keq për azilkërkuesit shqiptarë në Francë

LEXO EDHE:  E rëndë/ Refugjatja shqiptare vdes në qendrën e azilit në Gjermani

“Krimi në vetmbrojtje ndodh kur unë hyj në shptëpi dhe gjuaj direkt. Krimi është raportuar 15 minuta më vonë. Pra kanë qëndruar bashkë.

Në dosjen e Pkurorisë  thuhet se Toçi ka shkuar në spital duke ndarë makinën. Sa vetë vetplagosur përtë kamufluar ngjarjen.” Theksoi Lala në  emisionin “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditëse/ Hidhet nga pallati një person, gjen vdekjen e menjëhershme

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Mësohet se një 47-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia njofton se ka mbetur viktimë shtetasi Y. K, i cili dyshohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Informacion Paraprak
Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasi Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE