Connect with Us

Jo vetëm ekonomia/ Ja arsyet e emigracionit masiv të shqiptarëve

Sociale

Jo vetëm ekonomia/ Ja arsyet e emigracionit masiv të shqiptarëve

Publikuar

-

Banka Qendrore e Austrisë (BQA) publikoi këto ditë rezultatet e një anketë të zhvilluar në fund të vitit 2017 në vendet e cilësuara si rajoni CESEE dhe zbuloi se, 8.3% e personave në moshë pune (25 deri 64 vjeç) synojnë të emigrojnë brenda një viti, por tendencat janë më të theksuara në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi.

Në shumicën e vendeve të rinjtë janë ata që duan të emigrojnë mësë shumti dhe planet për emigracion nuk ndryshojnë nga nivelet e të ardhurave. Pjesa e të anketuarve që synojnë të migrojnë brenda vitit është më e lartë në Maqedoni (17.8%), Shqipëri (11.8%) dhe Serbi (10.4%) dhe më e ulëta në Republikën Çeke (1.9%) dhe Poloni (4.3%).

Emigracioni është më shumë i përhapur tek meshkujt e rinj. Papunësia është arsyeja kryesore që i shtuan drejt emigracionit. Përveç faktorëve individualë ekonomikë, po zgjerohen disa faktorë të tjerë që nuk lidhen me ekonominë personale.

Të jetosh në një rajon i depresionuar ekonomikisht ose në zhvillim , i karakterizuar nga një nivel i ulët i aktiviteti ekonomik, papunësi e lartë dhe të ardhurat e ulëta është gjithmonë një shtysëpër emigracion.

Gjithashtu mungesa e besimit tek institucionet e brendshme i ka shtyrë më shumë banorët e Ballkanit të emigrojnë jashtë vendit.

Por teksa emigrimi në rajon pos shtyhet nga faktorë ekonomi, nëvitet e fundit emigrimi për arsye jo ekonomike po zgjerohet. Rezultatet tregojnë se, midis 2010 dhe 2015, synimet për të emigruar u përhapen më shumë. Raporti zbuloi më tej se faktorët jo-monetarë luajnë një rol të rëndësishëm, veçanërisht cilësia e jetës po merr rol.

Emigracioni për arsye të shkollimit të fëmijë për një jetë mëcilësore ne kuptimin e shërbimeve dhe cilësisë së mjedisit po i nxit gjithashtu tendencat e reja të emigracionit.

Studimi referon se përgjithësisht ata që planifikojnë të largohen e realizojnë këtë, ndonëse jo 100%.

Në të gjitha anketat e mëparshme në Europë edhe në vendet e zhvilluar përvoja ka treguar se të pothuajse të gjitha ata që kishin pohuar se do të emigronin e kishin realizuar këtë qëllim brenda dy e tre viteve, përveç atyre që kishin probleme shëndetësore./ Monitor

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Dëmet nga tërmeti/ Ngrihen 6 pika emergjence në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Shtabi i Emergjencave i ngritur nga Prefektuera e Tiranës pas tërmeteve që kanë trunditur Shqipërinë pasditën e sotme, ka ngritur 6 pika në ambiente të hapura.

Këto gjashtë pika janë vendosur në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe do të shërbejnë për të pritur qytetarët banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të mëdha dhe rrezikojnë të qëndrojnë brenda tyre.

Pikat e Emergjencave do të jenë në:

1- Rrugën “3 Deshmorët”, Yzberisht;
2- Liqeni i Thatë;

3- “Bulevardi ri”, Kashar;
4- Stadiumi “Dinamo”;
5- Kisha në Rr. “Don Bosko”;
6- Shkolla “Betim Muço”, Kombinat.

Shërbimet e strukturave të shtabit do të jenë prezente në këto pika.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surpriza për gazetarin/ Meko ikona e ZP feston me stafin e politikanë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, Drejtori i RTSH Korça, Muharrem Mako feston ditëlindjen. Meko është surprizuar nga miqtë e tij më të ngushtë dhe politikanë. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Meko ka falenderuar të gjithë ata që e bënë këtë ditë të rëndësishme për të edhe më të bukur.

“24 orë intesive, me urime, telefonata nga larg, surpriza…e sot e ulëm siparin e këtij eventi personal me me këtë “rrethin e ngushtë “, tek ” ANTONETA “, në Boboshticë !

Kaluam disa orë të këndshme së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Rtsh-se Thoma Gellcin, ish zv/ kryeministrin e Shqipërisë e deputetin Niko Peleshin, Kryetarët e Bashkive Korçë e Devoll, Sotiraq Filo e Eduard Duro; me Tonin Frokun, Arben Gëllçin, Agron Matrakun, Kristaq Musllin e Ilir Dinellarin…

Në vazhdën e surprizave ishte edhe prezenca e ish kolegut të ZP, gazetarit e fotografit të mirënjohur Agim Rama. Botën do të më kishit falur, sikur të gjithëve t ju kisha aty.Faleminderit ,u jam mirënjohës të gjithëve juve që ma bëtë kaq të lumtur këtë ditë. Vetëm suksese e gëzime paçi !”, shkruan Meko.

Më tej Muharrem Meko tregon se si ka vijuar festa gjatë pasdites e teksa përshkruan me detaje surprizën që miqtë e tij më të ngushtë i kishin bërë.

“Kurrë nuk e kam përjetuar një surprizë të tillë, sinqerisht do te mbetet një nga kujtimet më të bukura të jetës time ! Paraditen e mbylla mes urimesh pafund.

Mbasditen e kisha planifikuar në dispozicion të familjes, por aty rreth orës 17:00, më njoftuan se ” një biznesmen nga Gjirokastra kërkonte të më takonte , pasi donte një reklamë ne Rtsh Korça…” etj. -Ok, po nisem – thash.

Ngjita katin e dytë dhe pyeta, se kush më kërkonte ,por ç’të shikoj. Përpara syve të mi plasi një fishekzjarre…edhe një tjeter, edhe një tjetër…dhe dera e sallës qe u hap menjëherë e ku gazetarë, kameramanë, bashkëpunëtorë e gjithë punonjësit, që po këndonin thuajse nën një zë; shumë urime për ty…shumë urime për ty…! Të them se u emcionova, është pak, por po mjaftohem me kaq.

U jam mirënjohës përjetësisht ! Nuk gjej dot fjalë tjetër. Jeni njëri me i mirë se tjetri, ju stafi i mrekullueshëm i Rtsh Korçës…! Pasioni juaj për punën, më ka bërë krenar, kjo e sotmja kalon ç’do cak….! Ç mund të kërkoj më tepër se sa kaq, një drejtues institucioni !!!? -Thjesht më keni lumturuar…

Druaj se në këtë kurth” ke dorë edhe ti Jetmir Shpuza…ta paça borxh o Stafa Ymeri…!”, shkruan Meko.

Stafi i CNA.al i uron shëndet e mbarësi Muharrem Mekos, gazetarit dhe politikanit të palodhur./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Çfarë po ndodh/ Tjetër tërmet në Adriatik

Publikuar

-

Nga

Një tjetër lëkundje tërmeti është shënuar mbrëmjen e sotme në detin Adritik.

Sipas të dhënave sizmiologjike, lëkundjet e shkallës 3.2 righter janë ndierë rreth orës 21:06 minuta.

Vendi ynë është goditur nga disa tërmete të një pas njëshmë përgjatë pasditës së sotme, ku ai më i forti me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, la pas mbi 100 persona të  lënduar dhe dëme të shumta materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE