LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Horoskopi i ditës, 28 gusht 2019

28 Gusht 2019, 06:08, Sociale CNA

DASHI 21. mars – 20. prill

Gjate kësaj dite do e adhuroni qetësinë e jetës tuaj ne çift dhe do ndiheni me mire se asnjëherë me pare. Tashme keni mundësi te reflektoni me mire dhe te bëni disa zgjedhje. Beqaret qe se fundmi kane pasur njohje te reja, do kenë ndryshime ne jetën e tyre sentimentale. Ne planin financiar mire është te tregoheni me te matur dhe me strikte pasi situata mundet te ketë probleme me pas.

Urani do sjellë me shume qetësi dhe harmoni ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni ankesa ndaj partnerit sepse ai do ju trajtoje ne mënyrën me te mire te mundshme. Beqaret nuk duhet te largohen shume sepse personi i duhur ndodhet pranë tyre. Ne planin financiar duhet te ndiqni strategji shume strikte për ta përmirësuar situatën. Bëni kujdes edhe me shpenzimet.

Neptuni do i nxjerre me ne pah problemet qe keni pasur ne çift dhe here pas here mund te ndiheni vërtet keq. Mbrëmja do jete me delikatja nga te gjitha. Beqaret do kenë dëshira te çmendura, por jo te gjitha do mund t?iu realizohen. Jupiteri do ua përmirësojë goxha te ardhurat dhe gjendja do jete e kënaqshme. Tashme mund te bëni edhe investime me te mëdha.

Venusi premton një dite te mbushur me momente te lumtura sot. Ju do ndiheni gjithë kohës mire me partnerin dhe nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Shume gjera do ju serviren ne një pjate te argjendtë. Edhe beqaret do kenë fat mund te realizojnë takime goxha serioze. Saturni do ua mbroje financat e nga ana tjetër një promocion nga puna do ju gëzojë pamase.

Nëse jeni ne një lidhje, dita e sotme do jete e kënaqshme. Partneri do mundohet t?ua realizoje disa ëndrra dhe emocionet qe do përjetoni do jene te mëdha. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë ditën për te reflektuar gjate e për te menduar çfarë do bëjnë. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe te gatshëm për te hedhur çdo lloj hapi. Shpenzime te paarsyeshme mos kryeni.

Dite shume e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Do i shihni gjerat me qartësisht dhe do jeni te ndërgjegjshëm për gabimet qe keni bere. Beqaret do jene te parrezistueshem do marrin pafundësisht ftesa për takime. Buxhetin mbajeni me tepër nen kujdes. Mos u tundoni te blini edhe ju gjerat qe do blejnë miqtë sepse nuk do ju duhen.

Ju te dashuruarit do ndiheni te plotësuar dhe te lumtur gjate gjithë kësaj dite. Planetët do mendojnë për çdo gjë dhe do përjetoni vetëm emocione pozitive. Beqaret do e kenë paksa te vështirë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë, por nëse nuk dorëzohen do ja dalin mbanë. Me shpenzimet do dilni te fituar nëse tregoheni disi me te matur.

Nëse jeni ne një lidhje përkushtojuni me tepër atij qe keni ne krah dhe as mos mendoni t’i hidhni sytë diku tjetër. Nëse bëni ndonjë gabim mund te pendoheni për gjithë jetën. Beqaret do i përkushtohen pa dorashka miqve te ngushte dhe për këtë arsye nuk do kenë as kohe te mendojnë për dashurinë. Buxheti nuk do jete i keq, por sidoqoftë nuk duhet te tregoheni dorëlëshuar me shpenzimet.

Sot do ndiheni me te sigurte ne krahët e partnerit tuaj ju te dashuruarit dhe do jeni gati te merrni edhe disa vendime te rëndësishme se bashku. Periudha delikate do marre fund për ju. Beqaret duhet t’i marrin gjerat sa me shtruar dhe kane për te shijuar një histori dashurie fantastike. Ne planin financiar duhet te ndiqni një program strikt ne mënyrë qe gjendja te filloje te normalizohet.

Do dashuroheni si kurrë me pare sot ju te dashuruarit dhe ne çdo moment do përjetoni emocione te papërshkrueshme. Disa mund te bëjnë edhe deklarata te forta qe mund te ndryshojnë te ardhmen përgjithmonë. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare e pa ndonjë te ardhme. Financat me pak mundim do arrini t’i mbani gjithë kohës te qëndrueshme.

Ju te dashuruarit duhet te bëni me shume përpjekje sot për te zgjidhur mosmarrëveshjet sepse po i late pas dore gjerat do ndërlikohen me shume. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuria, por ka mundësi te realizojnë njohje fantastike. Me financat do jeni me te kujdesshëm e me te arsyeshëm prandaj situata ka për te mbetur e kënaqshme gjithë kohës.

Dite e mbushur me ngjyra ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do ndiheni te mbrojtur dhe do merrni dashurinë qe keni kërkuar gjithmonë. Beqaret me ne fund do realizojnë një takim mbresëlënës, i cili do ua ndryshoje te ardhmen për mire. Ne planin financiar është me mire te mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur gjendja te jete e kënaqshme.

Lajmet e fundit nga