LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Ngërçi në Shkodër/ Zbulohen katër emrat në garë për te zëvendësuar Pjetrin

28 Gusht 2019, 10:49, Politikë CNA
Foto-Ngërçi në Shkodër/ Zbulohen katër emrat në

Partia Socialiste pritet të mbledhë sot kryesinë, ku në fokus ka zgjidhjen e ngërçit për bashkinë e Shkodrës, pas tërheqjes së Valdrin pjetrit nga marrja e detyrës së kryebashkiakut.

Pjetri u tërhoq pas publikimit të dokumenteve kur rezultonte se kishte qenë vitë më parë i dënuar në Itali për shpërndarje narkotikësh.

Ndërkohë, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke cituar burime nga PS, raportoi se janë katër emra potencialë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin.

Ata janë: ish-zëvëndëskryeminsitrja Senida Mesi, Megi Ajtyresa që vjen si propozim i degës së PS Shkodër, Zef Çuni,  ish-zëvëndësministër i Kulturës në Qeverinë ?Rama 1? dhe Astrit Beci, mjek i njohur në Shkodër dhe ish-deputet i PS.

Megjithatë do të jetë kryesia e PS që do të vendosë mes këtyre kandidatëve potencialë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga