LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arta Marku s'mund të hetojë Ulsi Manjan/ Zbardhet lidhja me deputetin

28 Gusht 2019, 11:16, Kronika CNA
Arta Marku s'mund të hetojë Ulsi Manjan/ Zbardhet lidhja me

Dosja 184 është përcjellë nga Krimet e Rënda për në Prokurorinë e Dibrës.

Kjo dosje u bë e njohur për publikun nga tabloidi gjerman “Bild”, i cili publikoi disa audio-përgjime.

Objekt i këtyre përgjimeve, ishin deputetë socialistë  si Xhemal Qefalia, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu që tashmë është kryebashkiak, si dhe  ish ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, biznesmeni Bekim Krashi, Arben Keshi dhe Imer Lala.

Pasi dosja në fjalë qëndroi tre vite tek Krimet e Rënda u desh që të merret nga prokurori Klodjan Braho për t’u shkatërruar.

Sigurisht që ky i fundit nuk e ka bërë me mendjen e tij, por për të shpëtuar veten e tij.  Kaloi Vettingun, u zgjodh në SPAK dhe në këtë  mënyrë iu dha shpërblimi për shkatërrimin e dosjes.

Por, mediat, opozita dhe opinioni publik, bëjnë përgjegjëse direkte Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme Arta Marku për shkatërrimin e dosjes 184.

Por, nëse kthehemi pas në kohë i japim të drejtë zonjës Marku se përse e ka bërë një gjë të tillë.

Arta Marku, e cila po garon për postin e Prokurores së Përgjithshme, pavarësisht se çfarë i kanë premtuar në këmbim, nuk mund ta hetojë dhe të dënojë Ulsi Manjan.

Ishte deputeti Manja, që mori nga Shkodra dhe solli në Tiranë. Jo vetëm e solli në Tiranë, por përmes tymit dhe flakadanëve e katapultoi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ulsi Manja dyshohet se nëpërmejt saj bëri emërime, shkarkime e dha vendime. Kështu që të hetojë Manjan dhe kolegët e tij, Marku duhet të hetojë vetveten. Ky është rrethi vicioz që tregon se drejtësia kalon nga politika.

Kur kërcet gishtat Manja me shokë, lëviz kryeprokurorja dhe tek tuk paraqitet në ndonjë studio televizive me rekomandim, madje  edhe pyetjeve iu përgjigjet me rekomandim. Sulmon “armiqtë”  e Manjas dhe shokëve të tij në drejtësi dhe zhduket nga mediat.

Deri në muajin Qershor, kohë kur raportoi në Kuvend, Marku nuk fliste për transferimin e dosjes 184, por kërkonte përgjegjës se përse nuk janë hetuar. Brenda një kohe të shkurtër Marku ndryshoi mendje.

“Dosjet 339 dhe 184 kanë hyrë në historinë e drejtësisë dhe politikës shqiptare. Janë regjistruar më 2016 të dyja, të vetmet veprime deri në fund të 2018 ishin përgjimet, ka pas vetë transkripte. Në fund të 2017 u përcaktuan prokurorë të tjerë, për 339 dhe një oficeri policisë gjyqësore. Kjo dosje kur u morë nga prokurorët e tjerë u transkriptuan të gjitha CD, janë dërguar për gjykim shumë persona. Këto çështje duhen zgjidhur, ka ardhur momenti. Prokurorët tani duhet të dalin në konkluzione. Ju kam kërkuar në çdo takim, që t?iu japin zgjidhje këtyre çështjeve. Prokurorët duhet të dalin në konkluzione dhe t?i drejtohen gjykatës?, ka thënë Marku në Kuvend.

Po çfarë ndodhi, ku i ka zonja Marku, sot konkluzionet? A mund të dilte prokurori Klodian Braho me konkluzione për Ulsin Manjan me shokë?

Me shkatërrimin e dosjes, prokurori Braho i shpëtoi Vettingut, kryeprokurorja Marku i ktheu nderin deputetit Ulsi Manja dhe shtroi rrugën për t’u zgjedhur sërish, dhe për më tepër shpëtoi banda e dyshuar për vjedhjen e votave.

Dyshja Marku-Manja janë treguar të konsoliduar që në kohën e emërimit. Në dhjetor të 2017-së, një ditë pasi Marku u zgjodh Prokurore e Përgjithshme, Manja është rrëfyer edhe për njohjen me të.

?Kam punuar në Shkodër me zonjën Marku, kam qenë për disa kohë eprori i saj. Dihet problematika e Shkodrës. Është një nga qytetet e mbarsur me situata kriminale. Çdo prokuror që punon në Shkodër për 15 vjet e meriton të jetë Kryeprokuror. Nga ana tjetër, jemi mësuar që të zgjedhim prokurorë nga Tirana, që rrinë të ?Rogner?, ?Sheraton?, apo ?Plaza?. por ka të denjë dhe të rrethet, ka thënë Manja në atë kohë në një intervistë.

Më tej, po në të njëjtën intervistë ai ka treguar se sa e njeh ai Markun.

?Zonja Marku ka hetuar çështjet më të vështira në Shkodër, ato të krimit të jetës. Ka integritet profesional. Njihet si një prokurore shumë korrekte. Së pari, më vjen mirë që vjen një zonjë në krye të institucionit. Në karrierën time kam ndërruar pesë prokurori. Njoh 70% të prokurorëve që ka Shqipëria. Nuk kam ndikuar për zgjedhjen e saj?,-  është shprehur deputeti Manja.

Për këtë arsye por edhe për të tjera që përmendëm më lart Arta Marku, nuk mundet të hetojë Ulsi Manjan dhe asnjë nga ata që kanë dalë në përgjime, pavarësisht se tenton t’i hedhë mjegull syve opinionit publik,se prokurorët janë të pavarur në punën e tyre./CNA.al

Lajmet e fundit nga