Connect with Us

“Zhuljeta e 17 majit”/ Kujt i drejtohet Edvin Kulluri?

Politikë

“Zhuljeta e 17 majit”/ Kujt i drejtohet Edvin Kulluri?

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me një deklaratë të nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka, i cili ka thënë se kryeministri Edi Rama paguan për të përçarë opozitën.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri bën një thirrje të fortë për demokratët, që të shpëtojnë partinë.

LEXO EDHE:  Skandali/ Avokatja e Popullit nuk reagon për helmimin e banorëve

“Kur te akuzon se “Rama paguan për të përçarë opozitën” Zhuljeta e 17 majit, e kupton që ke të drejtë plotesisht për të shkulur nga rrënjet servilizmin, konformizmin dhe imoralitetin nga politika! Demokrat, shpëto partinë tënde, shpëto Shqipërinë!”-shkruan Kulluri në postimin e tij./ CNA.al

“Tërbohet” Edi Paloka/ Akuza Bashës, se e paguan Rama

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Humbi jetën nga ataku kardiak/ Përcillet për në banesën e fundit kryebashkiaku i Rrogozhinës

Publikuar

-

Nga

Është zhvilluar sot ceremonia mortore e përcjelljes për në banesën e fundit të kreybashkiakut të Rrogoxhinës Haxhi Memolla.

Memolla ndërroi jetë dje në mënyrë krejt të papritur nga një atak kardiak teksa ishte duke konsumuar kafe me kolegun e tij në Peshkopi ku kishte shkuar për të shoqëruar ekipin e futbollit Egnatia në ndeshje me Korabin.

Ai mbante postin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit të 20019-ës.

LEXO EDHE:  “Lobimi rus për PD në SHBA”/ Përgjigjet Basha: Po përgatitet…

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë/ Ruçi i përgjigjet Bashës

52-vjeçari njihej edhe si biznesmen nga banorët e zonës, ndërsa la pas bashkëshorten me tre fëmijë/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkodrani kapet tapë në timon/ Tenton të arratiset nga dhoma e paraburgimit

Publikuar

-

Nga

Policia ka vënë në pranga një person që drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Blutë bëjnë me dije se 35-vjeçari me banim në Shkodër A. Hidri u konstatua se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, nga kryerja e testit të alkoolit.

Ai është shoqëruar në komisariat dhe tentoi të largohet nga ambientet e Drejtorisë së Policisë, por falë reagimit të shpejtë nga shërbimet e tjera të policisë është bërë kapja dhe arrestimi i tij.

LEXO EDHE:  Skandali/ Avokatja e Popullit nuk reagon për helmimin e banorëve

LEXO EDHE:  “Bomba” e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD/ Opozita ndan milionat me tenderat e Rilindjes

Ndërkaq, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mbetjet u bllokuan se u prishën pazaret”/ Malltezi-Prokurorisë: Hap sytë, po bëhemi kurban i luftës së bandave

Publikuar

-

Nga

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka hedhur akuza për sekuestrimin e tragetit Brindi-Vlorë me një sasi të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, si dhe për arestimin e 6 personave.

Nga Vlora, Malltezi ka kujtuar ligjin që lejonte importin e mbetjeve, ndërsa pretendon se kryeministri Edi Rama po e lejon këtë gjë ndonëse ligji nuk u miratua asnjëherë.

Sipas tij, Ramës i janë prishur pazaret dhe për këtë arsye ka bllokuar ngarkesën.

“Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët panë Edi Ramën në darkë të ngushtë me z. Kornuzi që banon në Siçili, pronarin e ndërmarrjes “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimit të mbeturinave dhe e cila transportonte ngarkesën jashtë portit te Vlorës. Tek rruga e 15-të mesa duket qenkan prishur pazaret dhe u kap ngarkesa. Po ku kanë përfunduar 14 ngarkesat e mëparshme me mbetje të rrezikshme?
Në det apo maleve që të ndotin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve me azbest për 100 vitet e ardhshme?”, u shpreh ai.

Demokrati thotë se vlonjatët e dinë mirë skemën e funksionimit, kujt i janë dhënë licencat për tragete dhe kujt i janë dhënë për grumbullim dhe depozitim mbetjesh.

Malltezi kërkon Prokurorisë të hapë hetimet dhe të mos i mbyllë sytë përballë trafikut ndërkombëtar të mbetjeve.

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë/ Ruçi i përgjigjet Bashës

LEXO EDHE:  Skandali/ Avokatja e Popullit nuk reagon për helmimin e banorëve

“Edi Rama do na thotë prapë se edhe në darkën e ngrohtë, ia ulen trafikantin me zor, por shqiptaret e kanë të qartë lidhjen e Ramës me trafiqet, bandat, drogën dhe plehrat. Kjo qeveri duhet hequr qafe si një mbetje e rrezikshme për qytetarët.
Në përpjekje për të fshehur importin e kancerit, qeveria dje tentoi të gënjente sikur nuk janë mbetje të rrezikshme, POR ky vend nuk ka laboratorë të akredituar të mbetjeve të rrezikshme NDËRSA mbetjet radioaktive janë pjese e vogël e mbetjeve te rrezikshme.

Azbesti dhe vajrat e ndotura nuk janë radioaktive, POR janë mbetje toksike kancerogjene! Prokuroria shqiptare i detyrohet popullit të Vlorës që mos të mbylle sytë, por të bashkëpunojë me prokurorinë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin polici shkencore dhe të marrin mostrat për ti analizuar në Laboratorët e Akredituar të Mbetjeve të rrezikshme pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh. Shqiptarët nuk ka pse bëhen kurban të luftës së klaneve në PS që duan të bëjnë biznes me vdekjen!”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE