Connect with Us

Takimi me drejtuesit e qarqeve të veriut/ Zbardhen porositë e Ramës

Politikë

Takimi me drejtuesit e qarqeve të veriut/ Zbardhen porositë e Ramës

Publikuar

-

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e qarqeve të veriut, të Partisë Socialiste.

Takimi në fjalë është zhvilluar në Shëngjin të Lezhës, ndërsa mësohet se Rama iu ka rikujtuar kryebashkiakëve të rinj që të mos largojnë njerëzit nga puna.

Po ashtu mësohet se në këtë takim, i cili është mbajtur pa praninë e kamerave, është biseduar edhe për çështjen e Valdrin Pjetrit dhe si do të veprohet për menaxhimin e Shkodrës.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Qeveria "falimenton" Sami Gjergjin dhe pasuron Nikolin Jakën

Burimet bëjnë të ditur se Rama ka dhënë porosi për drejtuesit e qarqeve për punësimet në administratë, duke theksuar se duhen persona të kualifikuar. / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shkodrani kapet tapë në timon/ Tenton të arratiset nga dhoma e paraburgimit

Publikuar

-

Nga

Policia ka vënë në pranga një person që drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Blutë bëjnë me dije se 35-vjeçari me banim në Shkodër A. Hidri u konstatua se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, nga kryerja e testit të alkoolit.

Ai është shoqëruar në komisariat dhe tentoi të largohet nga ambientet e Drejtorisë së Policisë, por falë reagimit të shpejtë nga shërbimet e tjera të policisë është bërë kapja dhe arrestimi i tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mbetjet u bllokuan se u prishën pazaret”/ Malltezi-Prokurorisë: Hap sytë, po bëhemi kurban i luftës së bandave

Publikuar

-

Nga

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka hedhur akuza për sekuestrimin e tragetit Brindi-Vlorë me një sasi të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, si dhe për arestimin e 6 personave.

Nga Vlora, Malltezi ka kujtuar ligjin që lejonte importin e mbetjeve, ndërsa pretendon se kryeministri Edi Rama po e lejon këtë gjë ndonëse ligji nuk u miratua asnjëherë.

Sipas tij, Ramës i janë prishur pazaret dhe për këtë arsye ka bllokuar ngarkesën.

“Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët panë Edi Ramën në darkë të ngushtë me z. Kornuzi që banon në Siçili, pronarin e ndërmarrjes “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimit të mbeturinave dhe e cila transportonte ngarkesën jashtë portit te Vlorës. Tek rruga e 15-të mesa duket qenkan prishur pazaret dhe u kap ngarkesa. Po ku kanë përfunduar 14 ngarkesat e mëparshme me mbetje të rrezikshme?
Në det apo maleve që të ndotin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve me azbest për 100 vitet e ardhshme?”, u shpreh ai.

Demokrati thotë se vlonjatët e dinë mirë skemën e funksionimit, kujt i janë dhënë licencat për tragete dhe kujt i janë dhënë për grumbullim dhe depozitim mbetjesh.

Malltezi kërkon Prokurorisë të hapë hetimet dhe të mos i mbyllë sytë përballë trafikut ndërkombëtar të mbetjeve.

LEXO EDHE:  Sherr i ashpër në “Opinion”: Jeni kukulla, në duart e një të marri/ Ulërret Bumci

LEXO EDHE:  Bashkia e Sarandës do të vendosë bustin e Anetës, nënës së Edi Ramës me mbishkrimin: Hillary Clinton/ Nga Kastriot Myftaraj

“Edi Rama do na thotë prapë se edhe në darkën e ngrohtë, ia ulen trafikantin me zor, por shqiptaret e kanë të qartë lidhjen e Ramës me trafiqet, bandat, drogën dhe plehrat. Kjo qeveri duhet hequr qafe si një mbetje e rrezikshme për qytetarët.
Në përpjekje për të fshehur importin e kancerit, qeveria dje tentoi të gënjente sikur nuk janë mbetje të rrezikshme, POR ky vend nuk ka laboratorë të akredituar të mbetjeve të rrezikshme NDËRSA mbetjet radioaktive janë pjese e vogël e mbetjeve te rrezikshme.

Azbesti dhe vajrat e ndotura nuk janë radioaktive, POR janë mbetje toksike kancerogjene! Prokuroria shqiptare i detyrohet popullit të Vlorës që mos të mbylle sytë, por të bashkëpunojë me prokurorinë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin polici shkencore dhe të marrin mostrat për ti analizuar në Laboratorët e Akredituar të Mbetjeve të rrezikshme pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh. Shqiptarët nuk ka pse bëhen kurban të luftës së klaneve në PS që duan të bëjnë biznes me vdekjen!”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Naftëtarët në ditën e shtatë të grevës së urisë/ Pse heshtin sindikatat!

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit janë futur në diten e shtatë të grevës së urisë, pas disa muajsh protesta dhe mos arritjes së një marrëveshje me kompaninë për marrjen e pagave të prapambetura.

Ajo që bie në sy është se nuk ka asnjë reagim nga sindikatat dhe shoqatat që bëjnë rolin e përfaqësuesit të shoqërisë civile.

Flasin në emër të moralit dhe klasës punëtore, por ndoshta ky është dhe rasti për të kuptuar se kush është në të vërtetë organizata politike e Arlind Qorrit, se ata janë në variantin “protestojmë kur na paguajnë”. Janë tamam një PPP, pra, para për të protestuar.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe! Protestatselektive dhe mbështetja selektive, tregojnë sjelljen e vërtete të këtyre neomarksistëve që nga njëra anë bëjnë moral dhe nga ana tjetër heshtin kur duhet të ulërasin dhe ulërasin kot kur i paguajnë për qëllime klienteliste dhe korruptive.

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE/ SHISH raportoi te kryeministri policët e përfshirë në mbjelljen e drogës

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Qeveria "falimenton" Sami Gjergjin dhe pasuron Nikolin Jakën

Kujtojmë që Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, duke lënë më shumë se 800 punëtorë pa punë.

Ata kanë tre paga pa marrë për 3 muajt e fundit të vitit kur uzina nuk ka punuar por ka qenë në proces mirëmbajtje.

Naftëtarët kanë dalë disa herë në protesta ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet.

 

 

LEXO TE PLOTE