Connect with Us

“Sulmet vrastare terroriste”/ Izraeli kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët

Bota

“Sulmet vrastare terroriste”/ Izraeli kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët

Publikuar

-

Kryeministri izraelit Netanjahu i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë vendin e tij. Sipas tij, Irani po kryen “sulme vrastare terroriste kundër shtetit të Izraelit”. Kjo duhet të kundërshtohet.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përgjigjet menjëherë, në mënyrë që Irani t’i ndalojë këto sulme,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Fakt është se ditët e fundit tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme janë rritur ndjeshëm. Aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan pozicionet e supozuara të Iranit pranë kryeqytetit sirian Damask. Sipas aktivistëve, të shtunën u vranë të paktën pesë luftëtarë. Sipas ushtrisë izraelite, bëhej fjalë për një sulm paralajmërues kundër “dronëve vrasës” iranianë, që donin të sulmonin objektiva në veri të Izraelit.

Beiruti flet për një “deklarim lufte”

Përveç kësaj, të dielën një aeroplan izraelit pa pilot u rrëzua në Beirutin jugor, pranë qendrës mediatike të shiitëve Hizbollah, tha një zëdhënës i grupit. Një dron i dytë shpërtheu në ajër. Presidenti libanez Michel Aoun deklaroi se incidenti është i barabartë me një “deklarim lufte”. Sipas zyrës së presidentit, një dron izraelit në Lindje të vendit kishte pasur si objektiv një grup besnik të Iranit.

LEXO EDHE:  Mediu leksion Ramës/ “Analizo pikat ku cënohet siguria kombëtare”

Ushtria izraelite vazhdimisht sulmon objektiva në Sirinë e përfshirë nga lufta civile, por e pranon këtë rrallë zyrtarisht. Sipas vëzhguesve, sulmet drejtohen kundër forcave të lidhura me Iranin. Izraeli do të pengojë që Irani të konsolidohet më tej ushtarakisht në Siri dhe Liban. Të dyja vendet janë në kufi me Izraelin.

Hizbollahu mbështetet po ashtu nga Irani shiit dhe ngjashëm si qeveria e Teheranit, e konsideron shtetin hebre armik për vdekje. Milicët Hizbollah kanë ndikim të madh politik dhe ushtarak në Liban./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

8 viktima dhe 43 të prekur nga coronavirusi në Iran/ Turqia mbyll kufirin

Publikuar

-

Nga

Irani është një ndër shtetet e prekura nga coronaviusi. Ministria e Shëndetësisë së Iranit njoftoi sot në një deklaratë për mediat, se kanë humbur jetën 8 persona si shkak i coronavirusit dhe janë prekur dhjetëra të tjerë.

Por pas këtij lajmi, Turqia ka marrë masa të menjëhershme, për të bllokuar çdo lidhje me Iranin.

Mësohet se Turqia ka mbyllur kufirin, për të parandaluar futjen e këtij virusi që ka marrë mbi 2 jetë njerëzish në të gjithë botën. Gjatë ditës së sotme, është vënë re se portat kufitare të Kapıköy në provincën lindore Van dhe të Esendere në provincën Hakkari ishin të mbyllura.

LEXO EDHE:  Trump mbështet protestat anti-qeveritare në Iran

LEXO EDHE:  Shqipëria e kërcënuar nga sulme kibernetike nga Irani

Ndërkohë, kujtojmë se Irani është vendi i parë që ka konfirmur raste të prekura me coronavius, duke qenë se shifra e tyre ka shkuar në 43./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shpërthen bombula e gazit/ 3 të vdekur e 6 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Romanocë të Kumanovës sipasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Sipas mediave vendase 3 persona vdiqën në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda. Ata janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo po kryejnë inspektime në terren.

LEXO EDHE:  Shqipëria e kërcënuar nga sulme kibernetike nga Irani

LEXO EDHE:  Shqipëria e kërcënuar nga sulme kibernetike nga Irani

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Tërmeti 5.9 ballë shkund Turqinë/ Regjistrohen 9 viktima dhe 37 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i magnitudës 5.9 ballë i shkallës Rihter ka shkundur mëngjesin e sotëm Turqinë Lindore, pranë rajonit të kufirit iranian.

Anadoulu Agency raporton se si pasojë kanë humbur jetën 9 persona dhe 37 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Kjo shifër është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, i cili tha për mediat se dhjetëra ndërtesa janë dëmtuar në fshatra të ndryshëm.

Lëkundjet e tërmetit u përqëndruan në qytetin veri-perëndimor të Iranit Khoy dhe u ndjenë gjithashtu në provincën Van të Turqisë.

LEXO EDHE:  Dëbimi i diplomatëve/ Irani: Shqipëria viktimë e SHBA dhe Izraelit

LEXO EDHE:  Irani jep alarmin/ Vendi në rrezik, muxhahedinët e strehuar në Shqipëri janë terroristë

Ministri i brendshëm njoftoi se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan po bën përpjekje të vazhdueshme për të nxjerrë sa më parë persona e mbetur nën gërmadha.

Duket se Turqia nuk do të gjejë qetësi, pasi muajin e kaluar, një tërmet në provincën lindore turke të Elazig, shkaktoi më shumë se 40 viktima./ CNA.al

LEXO TE PLOTE