LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rasti "Kajmaku"/ Basha sulmon Prokurorinë

27 Gusht 2019, 10:03, Politikë CNA
Rasti "Kajmaku"/ Basha sulmon Prokurorinë

24 orë pas publikimit të dokumentave për kryebashkiakun e Vorës  kreu i PD-së  Lulzim Basha ka dalë në një konferencë  për mediat.

Basha ka dënuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë.

Sipas Bashës, prokuroria nuk ka bërë asnjë verifikim në lidhje me këtë zyrtar sepse Prokuroria kontrollohet nga Edi Rama.

Ai shprehet se në lidhje me akuzat e ngritura ndaj rastit Kajmaku nuk është marrë ende asnjë masë.

?Kanë kaluar 24 orë që nga momenti që  PD publikon dokumentin zyrtar që Kajmaku është në shkelje me ligjin e dekreminalizimit.

Dënoj heshtjen  e Prokurorisë dhe Edi Ramës që provon  se rasti Kajmaku kontrollohet nga kryeministri?, ka thënë Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga