LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama sulm të paprecedentë mbi mediat/ Zbulohet “kamikazi” i tij në Top Channel

27 Gusht 2019, 11:51, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sot akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se urren median e pavarur dhe fjalën e lirë.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Berisha ka sulmuar ashpër edhe Ben Blushin, aktualisht drejtor i televizionit Top Channel.

Sipas Berishës, Blushi është vënë qëllimisht nga Rama në krye të Top Mediave për t?i shkatërruar ato

?Urrejtje skizoide e narkoshtetit dhe Edvin Mafise kunder fjales se lire, mediave te pavarura!

Te dashur miq, narkoshteti i Edvin Mafise eshte versulur me terbim dhe urrejtje te papermbajtur kunder mediave te pavarura me qellimin makaber, shkaterrimin dhe heshtjen e tyre.

Ne kete kontekst, ai vendosi Blushin ne krye te Top Mediave per t?i shkaterruar ato apo shnderruar ne nje tualet te narkoqeverise se tij.?-shkruan Berisha.

Më tej, ish-kryeministri thellon akuzat ndaj Ramës, ndërsa thekson se së bashkua me Baton Haxhiun dhe Ben Blushin sulmuan televizionin Klan, me qëllim që të heshtin zërin kritik ndaj qeverisë.

?Ne kete kontekst, kjo monster e fjales se lire organizoi se bashku me Blushin e tij apo Arben Malaviten dhe Baton Stanishiqin takimin famekeq ne budrumet e Restorantit te njohur Padam, qe kishte si qellim kryesor heshtjen e televizionit Klan, ne veçanti te emisionit Opinion dhe debatit qe zhvillohet ne kete emision, te cilin ky armik i eger i debatit nuk e kontrollon dot.

Po ne kete kuader dhe po me Blushin e tij vasal e mjeran, me qellim qe ti ule audiencen televizionit Klan, merr vendimin zuzar, shkel kontraten dhe bllokon transmetimet e tij ne platformen e Dixhitalb duke gjobitur keshtu me rreth 200 euro, 160 mije abonente, te cilet i ftoj te ngrene secili padi me drejtim Starsburgun ndaj ketij akti banditesk e zuzar.?-shkruan ndër të tjera Sali Berisha.

Gjithashtu, Berisha nuk lë pa përmendur edhe ligjin antishpifje të qeverisë, ndërsa thekson se ?Per te shuar zerat e pavarur qe e ?helmojne?, siç do shprehej vet bashkeshortja e tij çdo dite, shpirtin e tij katran te zi, ky xhelat i fjales se lire hartoi ligjin e krijimit te gjykates se partise per ti kaluar ne gijotine mediat dixhitale, portalet dhe rrjetet sociale qe guxojne te shkruajne kunder tij.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga