Connect with Us

“Po burgu i grave përse është?”/ Ish-ministri i Ramës “masakron” Gjonajn 

Politikë

“Po burgu i grave përse është?”/ Ish-ministri i Ramës “masakron” Gjonajn 

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar sërish sot në lidhje me lajmin e publikuar në media, për shpenzimet e luksit të ministres Etilda Gjonaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Gjonaj, nuk mund të justifikohet se është nënë dhe grua.

Më tej, Manjani shkruan se po të jetë kështu, po burgu i grave përse është?!
“Shumë i shpifur ky justifikimi që “është një femër, një grua, një nënë”…

Dmth, një femër, nënë e grua duhet të bëjë çtë dojë me detyrën publike?!

Sa nëna e gra shqetëson sjellja e keqe e një gruaje në pushtet?! Apo punë e madhe, varja atyre.

Pastaj, po të jetë kështu, po burgu i grave përse është?!
Femra, nëna e gra janë edhe ato.

Ç’llogjikë!”-shkruan Manjani në postimin e tij./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mafia shqiptare lidhje me nivele të larta të politikës”/ Basha: SPAK dhe BKH, jetike për Shqipërinë

Publikuar

-

Kryetari i PD Lulzim Basha, gjatë konferencës për mediat u shpreh se Rama është njeriu që ka interes më shumë të kapë Reformën në Drejtësi, pasi ai e di se rrezikon të dënohet.

Duke folur më tej, Basha ka lexuar fjalët e kryeprokurorit italian të mafies Federico Cafiero De Raho, teksa ai thotë se “mafia shqiptare ka lidhje me nivele të larta të politikës në Shqipëri”.

“SPAK dhe BKH janë jetike sot për Shqipërinë, por u vonuan që të jenë në kontroll politik. Të gjithë e dimë se kush ka interes për kapjen e Reformës në Drejtësi.

Sot kryeprokurori italian i mafies na kujtoi se kush nuk do Reformën në Drejtësi. Këto fjalët e De Raho:” “Mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me politikën dhe interesat e tyre janë të ngushta me politik-bërjen në Shqipëri”. Ju e dini se ka 6 vjet që denoncojmë kapjen e shtetit nga interesa mafioze. Mjafton kjo deklaratë për të kuptuar sekush tmerrohet nga forca e ligjit, se kush interesohet për të kapur reformën në drejtësi. PD do një drejtësi të pavarur. PS nuk ka interes për Reformën në Drejtësi sepse kjo parti do të ishte subjekt i parë i Reformës në Drejtësi”, u shpreh Basha./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës akuza të forta ambasadores së BE/ Ka legjitimuar çdo pisllëk të kryeministrit

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E ka zakon të fshihet pas grave”/ Basha ironizon keq Ramën

Publikuar

-

Gjatë konferencës me mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se Rama e ka për zakon të fshihet pas grave dhe ndërkombtarëve, duke i ikur përgjegjësive.

“Edi Rama e ka zakon të fshihet pas grave. Ky fshihet ose pas grave ose ndërkombëtarëve. Nuk besoj se ndërkombëtarët ti thonë blej vota, ktheje vendin në hambar të drogës, fut kriminelë nëpër bashki me Valdrin Pjetra dhe Agim Kajmak. Metrazhet e kapjes së grogës përdoren sot si filma humoristik.

LEXO EDHE:  “Ky është degjenerimi ekstrem i pushtetit”/ Ish-ministri i Ramës shpërthen ndaj Qeverisë

Nuk bësoj se e porosisin dnërkombtarët Edi Ramën të shkelë Kushtetutën, të shkëlë ligjin.

Edi Rama si gjithmonë përpiqet ti ikë përgjegjësive. Është ai tërësisht përgjegjësi për këto dështime”, u shpreh Basha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Teatër 3-ditor me Gjykatën Kushtetuese”/ Basha: “Do uzurponin kompetencat e Presidentit”

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference për mediat në selinë blu, është shprehur se kurajo me të cilën Rama kërkoi të uzurpojë kompetencat e Presidentit tregon paligjshëmrinë totale në të cilën noton vendi.

“Rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do Reformën në Drejtësi.

Kurajo me të cilin kjo mazhorancë e ky kryeministër, kërkonin të dhunonin kompetencat e Presidentit të Republikës, është treguesi i paligjshëmrisë totale ku noton vendi.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i LSI zbulon bisedën me gazetarin/ Thumbon opozitën ?

Parlamenti i paligjshëm, që nga mëngjesi në darkë ose bëjnë teatër, ose kalojnë ligje për të grabitur xhepat e shqiptarëve.

Teatri tre ditor me Gjykatën Kushtetuese. Edi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese, sic është cëshja e iniciativës për të kapur insitucionin e  Presidentit.

Gjykata Kushtetuese është një nga kushtet e Bundestagut, nëse Rama mendon se mund t’ja hedhë Bundestagut e ka gabim” është shprehur Basha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE