Connect with Us

Nga Mero Baze/ Mëshirë për pronarët, lotë krokodili për gazetarët?

Opinione

Nga Mero Baze/ Mëshirë për pronarët, lotë krokodili për gazetarët?

Publikuar

-

Duket se emisioni i Ylli Rakipit dhe Adi Krastës nuk do jetë më në ekranin e News 24, por në një ekran tjetër. Vendimi për të mos u zgjatur më kontratën, është i pronarit të grupit, i cili ka marrë një emision tjetër, “Real Story”.

Interesante është se debati për transferimin e emisioneve nga një televizion në tjetrin, po paraqitet si një lëvizje e detyruar e pronarëve nga qeveria, dhe jo si një projekt i tyre.

Në fakt, ndërhyrja e qeverisë kundër emisioneve kritike ka qenë një traditë e fortë e Sali Berishës. Në vitin 2010 ai kushtëzoi një gjobë prej 6 milionë euro ndaj “Tring” dhe premtim për licensa hidrocentralesh të sekserëve të investiorëve gjermanë, partnerë në “Vizion Plus”, me kusht që të mbyllej emisioni që drejtoja unë.

Por kjo nuk ishte aq dëshpëruese dhe problem për lirinë e shtypit. Dëshpëruese ishte se pas kësaj, unë nuk mund të shkoja as si i ftuar në asnjë TV. Pra qeveria e Berishës, jo vetëm që kishte mbyllur një emision të përnatshëm kritik, por kishte futur nën terror çdo TV për të izoluar një gazetar kritik.

Kjo kohë ka vdekur përgjithmonë në Shqipëri, bashkë me ikjen e Sali Berishës nga pushteti.

Unë nuk e përjashtoj mundësinë që pronari i “News 24” ka qejf, që të mos ketë një emision aq kritik sa ai i Ylli Rakipit në ekranin e tij. Nuk përjashtoj as mundësinë që pronarët e tjerë të televizioneve të shesin e blejnë emisione në varësi të interesave të tyre private. Që media këtu është në duar të pronarëve për interesa të tyre, kjo nuk ka nevojë për debat.

Problem do të jetë nëse gazetarët kritikë nuk kanë mundësi të flasin apo shkruajnë, dhe jo se ku flasin e shkruajnë.

Nëse zoti Rakipi ka mundësinë, siç e ka patur disa herë ta transferojë emisionin në një TV tjetër, është mirë ta mbajmë debatin tek pronarët, dhe jo tek qeveria, pasi asaj njësoj i prish oreksin dhe nëse e shef Yllin tek Neës 24, dhe nëse e sheh tek Vizion Plus apo Top Channel.

Nga ana tjetër nuk mendoj se dikush në qeveri është i shqetësuar më shumë nga Adi Krasta, se sa nga Fatos Lubonja, i cili do të vazhdojë të jetë tek News 24.

LEXO EDHE:  Sulmet e Ramës ndaj medias/ Gati projekt-rezoluta për mbrojtjen e gazetarëve

Pra duhet ta ndajmë nëse në këtë histori kemi ndonjë inat me pronarët, apo me qeverinë, pasi emisionet do t’i shikojmë përsëri, nëse ata duan t’i bëjnë dhe do të na duhet që disa pronarë t’i shpallim armiq e disa heronj, por jo të gjithë viktima.

I gjithë ky debat që ka shkuar në delir, ka përfshirë dhe Sali Berishën, që sillet si shef i merkatos televizive dhe që po qan më shumë për daljen e “Klan”-it nga “Digitalbi”,  se sa për daljen e PD nga sistemi politik.

Ky në fakt është tregues i hipokrizisë së tij me elektoratin e vet, të cilit nuk i jep dot përgjigje për gjëmat që i ka bërë dhe kërkon të punësohet si menaxher i djalit të vet, për t’i çuar gazetarë tek portali dhe TV që ka hapur.

Por trajtimi i pronarëve të medias si viktima të qeverisë, nga dëshira që ka opozita për t’i përdorur për hallet e veta, është fyese për inteligjencën e qytetarit nën mesatar.

Pronarët, ose janë pjesë e një plani censure me qeverinë, ose jo. Ata nuk mund të jenë viktima të qeverisë duke e pasur mirë me qeverinë, por akoma dhe më mirë me opozitën, që ua qan hallin  si viktima.

Është e paimagjinueshme të qash për lirinë e shtypit në Shqipëri duke lexuar ngashërimet e Berishës për faktin që Ben Blushi po i bie me qafë Sandër Frangajt.

Nuk besoj se ka qoftë dhe një demokrat të vetëm në këtë vend që të derdh lotë bashkë me Berishën për Sandrin. Njësoj dhe për Irfanin.

Kur Irfan Hysenbelliu bleu News 24 në vitin 2011 para zgjedhjeve lokale, duke ja hequr nga duart redaksinë Carlo Bolinos, që ishte kritik me qeverinë, Irfani ishte një hero për Berishën. Tani nuk është një tradhtar, por një viktimë e qeverisë.

Ky debat duhet të marrë fund, duke u ndarë si debat për pronarët që nuk do t’i humbasë, as qeveria, as opozita, apo si dashuri për gazetarët që në fakt duan t’i përdorin të dy palët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ “Tafmaja” e madhe, do e lëri pa gjë Edi Ramën!

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Tafmaja” e madhe, do e lëri pa gjë Edi Ramën!

7 vjet më parë, kur erdhi në pushtet Rilindja kishte 42 parti në koalicion.
E vetmja parti që e refuzoi koalicionin ishte Aleanca Kuqezi dhe garoj e vetme.
42 parti të tjera hyn pa kushte nën premtimin që: “kockat” do ndahen mbrapa.
Nëse ju kujtohet viti 2013 të gjitha mediat dhe analistët ishin pro Edi Ramës, aq sa në fushtë elektorale mu mbyll çdo ekran sepse isha i vetmi që filsja kundër tij.

Sot, panorama ka ndryshuar. Të gjitha partitë janë larguar nga Rilindja dhe 90% e analistve flasin kundër tij.

Arsyeja është e thjeshtë.
Edi Rama e mbajti tepsinë për vete dhe nuk ndau kocka.
Edi Rama shpiku sloganin “timoni” mbahet nga një shofer, por në fund autobusi po i ngel pa pasagjer.
Edi Rama 7 vjet e mbajti tepsin për vete duke demostruar një “tafma” të paparë.
Një djalë i rritur mes Tiranës nga dy prindër intelektual, pritej të ndryshonte shumë nga qeverisja e Berishës.
Si djalë Tirane, kryeqyteti i besoj 4 mandate si kryetar Bashkie pavarsisht se të fundit ja vodhën, dhe mbi këtë logjikë i besuan 1 milion vota si kryeministër.
Sot djali i Tironës, është rrethuar nga injorantë, provincial, mediokër dhe disa kuçka mediatike që zhgarravisin ekranet ashtu si fytyrën e tyre.
Edi Rama ka dal të kërkoj mandatin e 3 si kryeministër dhe sërish kërkon të qeverisi i vetëm.
Aq shumë e ka centralizuar pushtetin sa ka marr 100 role mbi vehte:
Ai është prokuror kur flitet për Vetingun.
Ai është inxhinier kur flitet për tërmetin.
Ai është mjek kur flitet për Pandeminë.
Ai është polic kur flitet për karantinën.
Komedia është që ai s’ka as formimin e duhur arsimor si kryeministër. Ai nuk është as jurist, as ekonomist, as inxhinier, as mjek. Thjesht ka mbaruar një shkollë 3 vjeçare pikturash arti.
Do thoni ju, që ke harruar të thuash që ka vjedhur shumë.
Ka vjedhur aq shumë sa dhe 3 “opozitarët” e tij miliarder.
Kush më shumë dhe kush më pak, ata kanë vjedhur njësoj, por ky popull nuk voton ndershmërinë aspak. Shqiptarët kanë 30 vjet që duartrokasin hajdutët.
Thjesht Edi Rama do rrëzohet se është kundër të gjithve.
Dikur Mustafa Nano e qujati koalicionin RILINDA me 42 parti ai “Aleanca Qelbësirave” si domosdoshmëri për të rrëzuar Berishën.
Këto 42 “qelbësira” i gënjeu dhe nuk u dha kocka por sot ato janë rreshtuar me Partinë Demokratike dhe kundër tij.
Ai vazhdon të mendoj që askush nuk vlen, dhe pas mandatit dytë të “Skënderbeut”, mund marri mandatin e tretë me “Mamicat” që ka rreshtuar si ministre.
Elisat, Belindat, Besicat dhe gjithë fyçkat që ka rreshtuar në krah ky çuni i Tironës nuk mund prodhojnë mandatin e tretë si kryeministër.
Të gjithë janë të uritur për bukë, kocka dhe pak pushtet.
Nëse nuk është ngopur ende dhe tepsia nuk i mjaftoj i vetëm këto 7 vite, atëhere do i kujtoja atë çfarë thonë tironcit, ku Edi Rama u lind dhe u rrit:
“Tafmoja e modhe, të le pa gjo, mor çun”.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 30 qershorit/ Basha replika me gazetarët

LEXO EDHE:  Ç’të bën borxhi, s’ta bën Zoti/ Si e “groposi” Edi Rama Irfan Hysenbelliun

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Kthimi i Shën Sofisë në xhami/ Vendim arbitrar në dëm të Turqisë në veçanti dhe fesë islame në përgjithësi

Publikuar

-

Nga

Kthimi i Shën Sofisë në xhami/ Vendim arbitrar në dëm të Turqisë në veçanti dhe fesë islame në përgjithësi

Nga Miron Çako

Vendimi i Gjykatës së Lartë të shtetit turk në 10 korrik 2020, që Agjia Sofia e ndërtuar nga perandori i madh Justinian shekulli i VI, kisha më e madhe e të krishterëve orthodhoksë e kthyer në xhami me dhunë në vitin 1453 nga pushtuesi i Kostandinopolit sulltan Mehmeti dhe që nga viti 1934 nën ndikimin e reformatorit Qemal Ataturkut në muze dhe pasuri e njerëzimit e mbrojtur nga UNESCO, të rikthehet përsëri në xhami dhe ku në 24 korrik pritet të fillojnë ritet fetare të fesë islame, është një lajm i keq jo vetëm për të krishterët, por më shumë për vetë shtetin dhe popullin turk në veçanti dhe fenë islame në përgjithësi.

Të krishterët ndiejnë vërtet keqardhje, jo thjesht për një objekt arkitekturor kishtar me histori shekullore që po tjetërsohet përsëri përpara syve tyre në xhami, pasi ata nuk e kanë lidhur besimin e tyre me një vend të caktuar, sepse sipas mësimit të Zoti Jisu Krisht ata duhet të adhurojnë Perëndinë në çdo vend në frymë edhe të vërtetë (Joani 4- 22-24), por ky veprim arbitrar i fyen ndjenat fetare të krishterëve dhe ju rikujton ato periudha të errëta të historisë ku osmanët dhe turqit i pushtonin iu grabisnin pronat, i vrisnin për besimin e të parëve, i shkatërronin ose tjetërsonin kishat e tyre shekullore në xhami.

Prandaj ky veprim i shtetit demokrat turk është një kthim mbrapa në atë kohë dhe histori te errët të skallavërisë shekullore për shumë popuj të krishterë, por kjo kohë dhe histori sulltanësh pushtues e zotërues të dhunshëm nuk rikthehet më mbrapa. Koha e tyre ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, mbetet vetëm histori e në muze.

LEXO EDHE:  Sulmet e Ramës ndaj medias/ Gati projekt-rezoluta për mbrojtjen e gazetarëve

LEXO EDHE:  Mero Baze kundër qeverisë/ S'ka plan beteje me krimin

Autori i shkrimit

Të gjithë njerëzit mendjehapur si shtetarët mendojnë se ky veprim arbitrar nuk është në interesin e Turqisë, që kërkon të bëhet pjesë integrale e BE dhe të bashkëjetojë në paqe me popujt fqinjë. Kështu si po vepron Turqia po rrezikon tu rikthehet kohëve të përplasjes dhe armiqësisë si brenda edhe jashtë saj.

Ky vendim për rikthimin e Agjia Sofias përsëri në xhami duke mos respektuar ndjenjat e miliona të krishterëvë si në Turqi, Europë dhe në të gjithë botën është një vendim që dëmton imazhin e vetë fesë islame në Turqi edhe në botë.Islami është një fe që në doktrinën e saj pretendon paqen mes besimtartëve të feve të tjera duke respektuar besimin dhe objektet e tyre të kultit.

Prandaj mendoj se duhet jo vetëm të krishterët të indinjohen për këtë vendim, por në veçanti populli dhe besimtarët myslimanë në Turqi dhe në Botë të shqetësohen dhe të ndikojnë kundër që të mos egzekutohet ky vendim arbitrar i shtetit turk që me anë të Gjykatës së Lartë vendosi shëndrrimin e Kishës Orthodhokse Agjia Sofia, nga muze dhe pasuri e UNESCOS, përsëri në xhami.

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Hapja e listave po funksionon pa u miratuar

Publikuar

-

Nga

Nga Astrit Patozi/ Hapja e listave po funksionon pa u miratuar

Për të ditur se çfarë janë listat e hapura për Shqipërinë, mjafton të shikosh efektet që ka shkaktuar në Tiranë vetëm ndezja e debatit për këtë çështje.

Edi Rama duket se është kujtuar pas 7 vjetësh se duhet dëgjuar ndonjëherë edhe populli për kërkesat e tij. Pasi nuk ka lënë gjë pa bërë në kurriz të tij dhe pa e pyetur asnjëherë, papritur është bërë i dhembshur dhe i dëgjueshëm. Thotë se po ndjek amanetin e tij, por e kupton edhe derri që po kërkon t’ua bëjë edhe më malore zgjedhjet kundërshtarëve të vet politikë.

Lulzim Basha është pickuar keq dhe po e quan shkelje të lirive themelore të njeriut po të shkojë vetëm në votime, a thua se kur u themelua PD në vitin 1990 kishte parasysh që do të bënte patjetër aleancë me Monikën pas 30 vjetësh.

Kjo e fundit, për hir të së vërtetës, nuk duket të jetë mërzitur shumë, sepse e ka lënë vetëm në ankesa vëllain e rigjetur për herë të dytë nga martesa e parë . Ndoshta ngaqë nuk është shumë e zonja në qarje, por është e specializuar vetëm për d asma e dolli.
Por Luli ka një problem të madh, se kur flet për zgjedhjet thotë se do të fitojë bashkë me aleatët, ndërsa sa herë flet për pushtetin e nesërm thotë qeveria ime.

Habia më e madhe po ndodh me një turmë veprimtarësh civilë, të cilët kishin 10 vjet që na shurdhonin me seminare dhe peticione për ndryshimin e sistemit. Ata, ose janë fshehur dhe nuk duken gjëkundi, ose e quajnë të shenjtë marrëveshjen e 5 qershorit dhe thonë se Shqipëria shpëton vetëm po u miratua ajo siç është.

Edhe shtypi e ka ndjerë fort tërmetin dhe është barrikaduar kryesisht në krah të dy partive kryesore, gjë që nuk çudit, sepse nuk ndodh për herë të parë. Ata që bëjnë sikur qëndrojnë në mes i tradhton fakti që kanë rinisur gjuetinë ndaj Murrizit dhe Hajdarit, të cilët gati po konsiderohen shkaktarë për të gjitha të zezat e politikës në këto 30 vjet.

E rëndësishme është që askush nuk po shfaqet indiferent, por i përfshirë deri në grykë brenda këtij debati. Pavarësisht fantazisë apo emocionalitetit, që është cilësi individuale. Që e bën fjala vjen Lorenc Vangjelin që ta shikojë rotacionin brenda Partisë Socialiste, dhe jo mes dy blloqeve politike, ndryshe nga gjithë të tjerët.

Kjo është pak a shumë atmosfera në Tiranë vetëm nga përfytyrimi për “mrekullinë” apo “gjëmën” që pritet të sjellë për Shqipërinë hapja e listave.
Se çfarë do të ndodhë realisht, kur ato vërtet të çlirohen një ditë, nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar.

LEXO TE PLOTE