Connect with Us

Me diplomë false në krye të Bashkisë/ Veliaj pranon mashtrimin?

Politikë

Me diplomë false në krye të Bashkisë/ Veliaj pranon mashtrimin?

Publikuar

-

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është denoncuar në media se nuk ka diplomë dhe se në vitin 2015 ka mashtruar publikisht me publikimin në rrjetet sociale të një diplomë që sipas tij është lëshuar nga nga Universitetin i Sussex.

CNA.al i është drejtuar me një kërkesë me shkrim, kryebashkiakut Veliaj, për të mësuar të vërtetën e shkollimit të tij.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë, nëse ka apo jo diplomë, kryebashkiaku që lakohet edhe si kandidat për kryeministër.

Kërkesa me shkrim, Veliajt i është dërguar nga CNA.al me  me datë me datë 03.06.2019, ndërsa me datë 20 Gusht 2019, nga stafi i Veliaj , është kthyer një përgjigje, por pa iu përgjigjur pyetjeve që ne kemi drejtuar.

“Në lidhje me kërkesën e datës 3.6.2019, të dhënat janë publike në faqen e internetit të Bashkisë së Tiranës, ku mund të gjeni të dhënat që i japin përgjigje interesit tuaj”, thuhet në përgjigjen e Bashkisë së Tiranës, ndërsa është bashkangjitur edhe linku. ku pasqyrohet CV e Veliajt.

Në linkun e bashkangjitur, nuk ka përgjigje për asnjërën nga pyetjet tona. “Në cilin vit i keni nisur studimet  e larta dhe ku i keni kryer? Në çfarë dege keni studiuar?  Sa kohë kanë  zgjatur studimet? A mund të vini në dispozicion diplomën?” Këto janë pyetjet që i kemi dërguar ndërsa në linkun e dërguar nga Bashkia e Tiranës, jepen këto të dhëna:

“Pas përfundimit të shkollës së mesme në gjimnazin “Sami Frashëri”, ai ndoqi studimet e larta në SHBA, ku është diplomuar për “Shkenca Politike” në Grand Valley State University, Michigan. Më pas, ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian. Përpara se të kthehej në Shqipëri në vitin 2003.

 

Pra, nuk ka afate kohore, dega ku ka studiuar. Mbi të gjitha Veliaj nuk ka marrë guximin të vërë në dispozicion diplomën, duke përforcuar kështu dyshimet, se ka mashtruar.

Logjikisht nëse nuk do të ishte e vërtetë, ai mund t’ju përgjigjej pyetjeve brenda afateve të parashikuar me Ligjin për Informim dhe Kushtetutë.

Por, derisa hesht dhe e fsheh shkollimin, duke reklamuar vetëm atë pjesë që i shkon për shtat, do të thotë se në krye të Bashkisë së Tiranës, është një njeri pa diplomë, që deri më tani ka gënjyer dhe ka mashtruar.

Kujtojmë se alarmin në lidhje me mashtrimin e Veliajt për diplomën u dha nga ish zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili u fut në Qeveri nga shefi i Veliajt, kryeministri Edi Rama.

Muka ka denoncuar më herët se  Veliaj nuk ka diplomë të shkollës së lartë.

“Dy diploma të lëshuara në të njëjtën ditë nga Universiteti i Sussex. Diploma e Veliaj pa vulë”, akuzonte ish zv.ministri i Arsimit në qeverinë e Ramës.

Diploma e masterit ka disa vula të pakopjueshme, kurse ajo e kryebashkiakut nuk ka asnjë lloj vule. Mungon vula e bardhë e shtypur me formën e emblemës së Universitetit, që ngjan me vulën noteriale.

Nga Veliaj deri më tani edhe pse është pyetur nuk ka pasur ndonjë përgënjeshtrim, duke mbetur kështu në fuqi, denoncimi për mashtrim i Taulant Mukës./CNA.al

Pa diplomë në krye të Bashkisë/ Pse hesht Erion Veliaj?

Veliaj përfshihet në skandal/ I akuzuari si “vrasësi” i Ardit Gjoklajt, pa diplomë?

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi në Report Tv: Këtë javë vendosim se kur do nisim protestat

Publikuar

-

Nga

Këtë javë do të vendoset se kur do të rinisin protestat e opozitës. I ftuar në studion e Report Tv në “5 pyetje nga Babaramo”, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se këtë javë do të mblidhen strukturat e PD-së dhe do të vendosin datë konkrete, por theksoi se kjo nuk do të jetë mënyra e vetme që kjo forcë politike do të përdorë për të arritur qëllimin final.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë sytë tek opozita”/ Salianji: Nuk mund të ishim dhe të pastër dhe të përfshirë

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i listës Basha, Ervin Salianji i qenë i ftuar mbrëmjen e sotmë në studion e emisionit “Open” në Top Channel, u shpreh se opozita ka sakrifikuar gjithccka që munde, duke nisur me djegien e mandateve.

“Unë e di që njerëzit i kanë të gjithë sytë tek opozita; dhe që s’kanë fuqi të presin asnjë minutë dhe janë në padurim. E di fare mirë që duan një rezultat dhe të shohin ndryshimin; por më lejoni t’ju them që kjo nuk tregon më shumë gjykimin mbi opozitën sa tregon pafuqinë për të duruar me ketë qeverisje.”

Sipas Salianjit, aksioni i opozitës u legjitimua edhe nga OSBE/ODIHR, ndërsa tha se opozita bëri që sot të flitet për zgjedhje të parakohshme.

Unë po ashtu me keqardhje duhet ti thërras memories dhe t’ju kujtoj çfarë ka bere kjo opozite; ka sakrifikuar çdo gjë qe mundte. Nuk mund te ishte dhe e pastër dhe e përfshire; ishim ne një moment ekstrem. Ende jemi, unë uroj ta kemi bere rrugën me te shkurtër madje sot është legjitimuar jo vetëm nga OSBE/ODIHR por nga vete ju ne studio./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Memoriali turk në Tiranë/ Gjekmarkaj thirrje Bashës të prononcohet

Publikuar

-

Nga

Analisti Agron Gjekmarkaj është pjesë e panelit të emisionit “Real Story”, në TV “News 24”, ku krahas përvjetorit të Konferencës së Pezës, qendrimit të presidentit Ilir Meta etj., është ngritja e Memorialit të grushtit turk në Tiranë.

Ndërkohë që kryebashkiaku Eriaon Veliaj e ka marrë në mbrojtje këtë Memorial, duke pohuar madje dhe ngritjen e tij pa leje, analisti Gjekmarkaj e ka etiketuar këtë veprim si vasalitet dhe i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të prononcohet lidhur me të.

“ At Zef Pllumbi thoshte: Në Shqipëri ka një parti progreke dhe një parti pro turke, ndërsa partia shqiptare nuk është krijuar ende. Shpresoj që Basha të flasë për këtë çështje, sepse unë e cilësoj si një veprim vasalitet,”tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE