Connect with Us

“Kryebashkiaku i vdekjeve”/ Ina Zhupa ia thotë copë Veliajt

Politikë

“Kryebashkiaku i vdekjeve”/ Ina Zhupa ia thotë copë Veliajt

Publikuar

-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar studimin e fundit të “Numbeo”që, sipas saj, është tregues se Tirana është kryeqyteti më i ndotur në Europë, duke fajësuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin e quan “kryebashkiaku i vdekjeve”.

Postimi i plotë

Ajri i Tiranës, burim kanceri për qytetarët! Tirana, kryeqyteti më i ndotur në Europë! Kryebashkiaku i vdekjeve, mashtron çdo ditë në tv me gjoja pemë të reja, ndërkohë që mbjell kulla.

Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës!

Në 4 vite mandat ka betonizuar qytetin duke ja kaluar edhe 11 viteve të Edi Rames, nga sipërfaqja e betonit. Planifikon masaker urbane duke shkatërruar cdo hapësire të gjelbër, për ta shndërruar në kullë, duke filluar nga hapësirat e liqenit artificial. Ka miratuar më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% e tyre janë për ndërtesa mbi 13 kate. Edhe rezultati është i matshëm, ajri më i ndotur në Europë.

LEXO EDHE:  28 Nëntori/ Erion Veliaj ngre flamurin tek sheshi i papërfunduar

Pemët propagandistike me ndonjë artist të sponsorizuar me paratë e bashkisë nuk mbulojnë dot dëmin që shkakton betonizimi i tejskashëm i kryeqytetit. Situata pritet të përkeqësohet nëse realizohen planet e bandës Rama-Veliaj, për kullat te teatri, kulla te biblioteka kombëtare, kullat te garda e republikës, kullat te teatri i kukullave!! Jo vetem vjedhin, plackisin pronën publike, pastrojnë paratë e pista por na rrezikojnë edhe jetën me betonizimin ekstrem të qytetit dhe ndotjen kancerogjene që shkaktojnë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mbetjet u bllokuan se u prishën pazaret”/ Malltezi-Prokurorisë: Hap sytë, po bëhemi kurban i luftës së bandave

Publikuar

-

Nga

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka hedhur akuza për sekuestrimin e tragetit Brindi-Vlorë me një sasi të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, si dhe për arestimin e 6 personave.

Nga Vlora, Malltezi ka kujtuar ligjin që lejonte importin e mbetjeve, ndërsa pretendon se kryeministri Edi Rama po e lejon këtë gjë ndonëse ligji nuk u miratua asnjëherë.

Sipas tij, Ramës i janë prishur pazaret dhe për këtë arsye ka bllokuar ngarkesën.

“Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët panë Edi Ramën në darkë të ngushtë me z. Kornuzi që banon në Siçili, pronarin e ndërmarrjes “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimit të mbeturinave dhe e cila transportonte ngarkesën jashtë portit te Vlorës. Tek rruga e 15-të mesa duket qenkan prishur pazaret dhe u kap ngarkesa. Po ku kanë përfunduar 14 ngarkesat e mëparshme me mbetje të rrezikshme?
Në det apo maleve që të ndotin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve me azbest për 100 vitet e ardhshme?”, u shpreh ai.

Demokrati thotë se vlonjatët e dinë mirë skemën e funksionimit, kujt i janë dhënë licencat për tragete dhe kujt i janë dhënë për grumbullim dhe depozitim mbetjesh.

Malltezi kërkon Prokurorisë të hapë hetimet dhe të mos i mbyllë sytë përballë trafikut ndërkombëtar të mbetjeve.

LEXO EDHE:  Situata e PS-së ka vetëm një të fituar, Erion Veliaj

LEXO EDHE:  Gënjeshtrat e Veliajt

“Edi Rama do na thotë prapë se edhe në darkën e ngrohtë, ia ulen trafikantin me zor, por shqiptaret e kanë të qartë lidhjen e Ramës me trafiqet, bandat, drogën dhe plehrat. Kjo qeveri duhet hequr qafe si një mbetje e rrezikshme për qytetarët.
Në përpjekje për të fshehur importin e kancerit, qeveria dje tentoi të gënjente sikur nuk janë mbetje të rrezikshme, POR ky vend nuk ka laboratorë të akredituar të mbetjeve të rrezikshme NDËRSA mbetjet radioaktive janë pjese e vogël e mbetjeve te rrezikshme.

Azbesti dhe vajrat e ndotura nuk janë radioaktive, POR janë mbetje toksike kancerogjene! Prokuroria shqiptare i detyrohet popullit të Vlorës që mos të mbylle sytë, por të bashkëpunojë me prokurorinë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin polici shkencore dhe të marrin mostrat për ti analizuar në Laboratorët e Akredituar të Mbetjeve të rrezikshme pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh. Shqiptarët nuk ka pse bëhen kurban të luftës së klaneve në PS që duan të bëjnë biznes me vdekjen!”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Naftëtarët në ditën e shtatë të grevës së urisë/ Pse heshtin sindikatat!

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit janë futur në diten e shtatë të grevës së urisë, pas disa muajsh protesta dhe mos arritjes së një marrëveshje me kompaninë për marrjen e pagave të prapambetura.

Ajo që bie në sy është se nuk ka asnjë reagim nga sindikatat dhe shoqatat që bëjnë rolin e përfaqësuesit të shoqërisë civile.

Flasin në emër të moralit dhe klasës punëtore, por ndoshta ky është dhe rasti për të kuptuar se kush është në të vërtetë organizata politike e Arlind Qorrit, se ata janë në variantin “protestojmë kur na paguajnë”. Janë tamam një PPP, pra, para për të protestuar.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe! Protestatselektive dhe mbështetja selektive, tregojnë sjelljen e vërtete të këtyre neomarksistëve që nga njëra anë bëjnë moral dhe nga ana tjetër heshtin kur duhet të ulërasin dhe ulërasin kot kur i paguajnë për qëllime klienteliste dhe korruptive.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj Xhisielës/ PD zbulon si u detyrua e reja të tërheqë denoncimin

LEXO EDHE:  Filmoi dëgjesën publike/ Truprojat e Erion Veliaj dhunojnë gazetarin

Kujtojmë që Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, duke lënë më shumë se 800 punëtorë pa punë.

Ata kanë tre paga pa marrë për 3 muajt e fundit të vitit kur uzina nuk ka punuar por ka qenë në proces mirëmbajtje.

Naftëtarët kanë dalë disa herë në protesta ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Deklarata që na habiti/ Kryemadhi qahet se s’ka para të shkollojë fëmijët

Publikuar

-

Nga

Dje kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi na tha nga Shkodra se “nuk i dalin paratë për të ushqyer fëmijët dhe jo më për t’i shkolluar që të garantojnë jetën e tyre në të ardhmen”.

Ajo na ka çuditur shpesh me ato të sajat, por Mona na thse s’ka para, edhe pse ka tre fëmijët qe i ka cuar per ti shkolluar në Londër në gjimnazet dhe universitetet më të shtrenjta të botës.

I ka çuar në universitete, në gjimnaze private  që të bëjnë nja 8 vite shkollë, duhet të paktën nga 250  deri në 300 mijë euro secili.

LEXO EDHE:  Situata e PS-së ka vetëm një të fituar, Erion Veliaj

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj Xhisielës/ PD zbulon si u detyrua e reja të tërheqë denoncimin

Femijët e saj duan 1 milionë euro për shkollim.

Mona dhe Iliri justifikohen si gjithmonë me një pronë nga babai, por kjo pronë nuk vlen 10 mln euro, por me pak  se vila në Gjirin e Lalzit.

Edhe sikur ta ketë pasur për familjet shqiptare, Mona do bënte mirë që garderobën e saj ta falte, se kushedi sa shkolla do ndërtoheshin apo sa fëmijë do studioheshin.

Të dëgjosh Monën që flet për parime e varfëri, është njësoj si të flasë Rama për ndershmëri, apo Basha për burrëri.

Për më tepër dëgjoni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE