LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krasta, dëshmia e kontrollit të medias nga droga dhe korrupsioni

27 Gusht 2019, 09:36, Aktualitet CNA
Krasta, dëshmia e kontrollit të medias nga droga dhe korrupsioni

Irfan Hysenbelliuu, pronari plot borxhe i News 24, dy ditë më parë doli më vendim ekstrem. Mbylli dy emisionet më të ndjekura, dy dritaret me më shumë audiencë në televizionin e tij dhe çoi në vend të tyre, një gazetar të qeverisë, njeriun e Ramës, ish-burrin e ministres në detyrë, njeriun e shumë përfolur Sokol Balla.

Adi Krasta një nga emrat me peshë të madhe në gazetari, me potencial debatues dhe arsyetues të rrallë, në pak emisione mundi të sillte gjithë vemëndjen e opinionit te emisioni i tij.

Polemizoi ashpër me ministrat e qeverisë, hapi dyert e emisionit për të rinj dhe zëra ndryshe, përcolli një tjetër formë gazetarie duke ?kryqëzuar? live me fakte dhe argumenta të gjithë zullumqarët qeveritarë që nuk përballonin dot analizën dhe akuzat e Krastës.

Si një brilant i fjalës, me të vertetën në krah dhe vetëm me të, Krasta mundi të krijonte një audiencë televizive admiruese, polemizimet dhe analizat e bënë të ishte konkurues me shumë emisione që kanë vite e vite experience, monitorimet e nxirnin gjithnjë e më shumë në krye.

Por, sa më shumë ndiqej, sa më shumë lajme prodhonte, aq më armik shpallej. Shpallej nga qeveria, shpallej nga kryeministri. Ndërkohë Krasta punonte i lirë në një ekran ku pronar është një zullumqar lejesh ndërtimi, pazarxhi e lëpirës sa majtas e djathtas, vegël e Ilir Metës, kapter i Lulzim Bashës dhe ?lëpirës? i neveritshëm i Veliajt dhe Ramës.

Atë që ta bën borxhi sta bën as perëndia, shkruam në CNA.al disa ditë më parë. Jo kot, me argumenta e fakte duke pritur që Irfan Hysenbelliu të bëntë atë që dhanë lajmet dje. Të dorëzohej pa kushte tek qeveria dhe kostot dhe fatura ishte e publikut, e shqiptartëve më shumë sesa një rrogë e munguar e të talentuarit Adi Krasta.

Irfani i shumë përfolur e akuzuar që mediat i ka si shërbime të qeverisë së radhës për përfitime e halle të tjera, u hoqi shqiptarëve zërin kritik dhe zërin e arsyes dhe ju dha zërin e ç?jerrë dhe të menderosur të Edi Ramës.

Nuk është vetëm Hysenbelliu, ka edhe të tjerë, me emra të ndryshuar, trafikantë droge pronarë mediash që marrin drejtoreshat e qeverisë, ka të tjerë që kanë kasafortat me miliona euro nga gjobat që vendosin në biznese apo çojnë pushtetarët, të tjerë që milionat e eurove i lënë në kazino apo i marrin si konçesione nga qeveria.

Adi Krasta është shembulli dhe dëshmia e fundit se në duart e kujt ka katandisur media në Shqipëri. Cilët janë pronarët që median e kanë bandë për gjobën e radhës apo e përdorin për të mbushur thesin e tyre dhe misioni nuk është e vërteta dhe qytetarët, por hallli i xhepit të pronarit, taksat e papaguara të pronarit, gjobat e pronarit, lejet e pronarit, kazinot e pronarit edhe droga e pronarit. Këta janë shumë pronarë dhe të gjithë peng të  kryeministreit dhe qeverisë tonë që shpreson se me censurë e një tufë horrash në media do ju mbyllë gojën shqiptarëve.

Në fakt kur të merr peng, droga, borxhet, korrupsioni  dhe klientelizimi i disa sharlatanëve, ky është fillimi i një fundi të dhimbshëm dhe të pandalshëm jo për qeverinë, por edhe për opozitën që hesht e flet gjoja me parime, por mbron Xhemail Pasmaxhinjtë, Irfanët e Vjollcat me shokë e shoqe. Ky fundi i pandalshëm i një bande në media është me pasoja fatale fatkeqësisht edhe për shqiptarët./ Elvi Fundo- CNA.al

Ekskluzive/ Mbyllet â??A Showâ? dhe â??Të Paekspozuaritâ?

Edi Rama zhvesh Irfan Hysenbelliun/ Ja, çfarë ka ndodhur në News24

Lajmet e fundit nga