Connect with Us

Itali/ Gjendet i vrarë një emigrant shqiptar

Bota

Itali/ Gjendet i vrarë një emigrant shqiptar

Publikuar

-

Një emigrant shqiptar është gjetur i vrarë brenda në makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, ndërkohë që mediat vendase shkruajnë se viktima, një 27-vjeçar, identiteti i tij nuk është bërë i ditur është gjetur nga kalimtarë të rastit në zonën e Casarano-Ugento.

Sipas policisë në trupin e të riut janë gjetur plagë të shkaktuara nga armë zjarri, por nuk saktësohet nëse bëhet fjalë për vrasje pao vetëvrasje.

LEXO EDHE:  Detaje të reja nga aksidenti i mbrëmshëm në Itali (video)

Policia po vijon hetimet më tej, ndërsa pritet dhe rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti paralajmëron/ Nëse s’merremi vesh me LDK-në, vendi shkon në zgjedhje të reja

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi sot se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse  nuk arrihet një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga VV dhe LDK”, u shpreh Kurti në RTK.

Kreu i VV-së tha se partinë e tij nuk e trembin zgjedhjet e reja, pasi pretendon se pas zgjedhjeve të 6 tetorit është rritur përkrahja nga qytetarët.

LEXO EDHE:  U hodh nga pallati që t’i shpëtonte prostituimit/ Në pranga tre vëllezërit shqiptarë

LEXO EDHE:  Shpërndante kokainë në Itali/ Arrestohet i riu

Gjithashtu Kurti tregoi se në takimet me liderët e LDK-së nuk është përmendur ndonjë emër i përveçëm për president, por theksoi se duhet diskutuar për strategjinë e zgjedhjes së një presidenti të parakohshëm, vetëm pasi të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA rifillojnë negociatat e paqes me Talebanët

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar zyrtarisht negociatat e paqes me Talibanët, tre muaj pasi Presidenti Donald Trump ndaloi papritur procesin njëvjeçar që synonte gjetjen e një zgjidhjeje politike me grupin kryengritës dhe përfundimin e luftës në Afganistan.

Përfaqësuesi i posaçëm amerikan i Pajtimit, Zalmay Khalilzad, po udhëheq ekipin e tij në takimin sot në Doha, kryeqytetin e Katarit, ku ndodhen negociatorët kryengritës, tha një burim amerikan për Zërin e Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara u ribashkuan në bisedimet sot në Doha. Në fokus të diskutimit do të jetë ulja e dhunës që çon në negociata ndër-afgane dhe armëpushim,” tha burimi amerikan.

Qeveria e Katarit ishte mikëpritëse e negociatave SHBA-Taliban para se ato të ndaleshin nga Presidenti Trump më 7 shtator si hakmarrje ndaj një sulmi kryengritës në Kabul, që vrau mes të tjerëve një ushtar amerikan.

Ndërprerja e bisedimeve ndodhi në një fazë vendimtare kur të dy palët besohej se ishin pranë një marrëveshje që mund të krijonte rrugën për një tërheqje me faza të trupave amerikane dhe atyre aleate nga Afganistani.

LEXO EDHE:  Drogë me vlerë 200 mijë euro/Çfarë i “tradhtoi” dy shqiptarët

LEXO EDHE:  Audiopërgjimi/ Ish-ministri i Ramës akuza  Xhafajt

Në kthim, marrëveshja do të parashtronte garancitë kundër-terrorizmit në zonat afgane të kontrolluara nga kryengritësit dhe që rebelët do të angazhohen menjëherë në negociata ndër- afgane për t’i dhënë fund përgjithmonë armiqësive të vjetra në vend.

Talibanët thonë se luftëtarët e tyre gjithashtu do të respektonin një armëpushim me trupat e huaja në zonat e tërheqjes. Megjithatë, Talibanët këmbëngulin se çështjet në lidhje me ndërprerjen e armiqësive me forcat afgane të sigurisë do të jenë në rendin e ditës vetëm kur të fillojnë bisedimet mes palëve. Kryengritësit nuk kanë dëshirë të respektojnë një armëpushim mbarëkombëtar, nga frika se kjo do të dëmtonte epërsinë e tyre ushtarake.

Analistët janë skeptikë nëse negociatori Khalilzad dhe ekipi i tij do të jenë në gjendje të kapërcejnë sfidat./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

SPD-ja gjermane ende ne koalicion

Publikuar

-

Nga

58-vjeçarja Saskia Esken dhe 67-vjeçari, Norbert Walter-Borjans, u zgjodhën zyrtarisht edhe nga kongresi i partisë në krye të SPD-së.
Pak pas orës 16, ajo vezullon shkurtimisht, shkëndija e revolucionit në Partinë Socialdemokrate (SPD) të Gjermanisë, kur aty mban fjalën një nga ish-kryetaret e socialistëve të rinj, Franziska Drohsel.
“Ku mbetën reformat, ku mbeti kthesa përmbajtesore, ku mbeti tatimi mbi pasurinë?” – thërret ajo para 600 delegatëve që po diskutojnë arritjet e SPD-së në koalicionin qeverisës.

Në pyetje është se a i bën mirë partisë që të vazhdojë bashkëqeverisjen me partitë konservative, CDU/CSU?

Franziska Drohsel thotë jo: “Ne duhet të guxojmë më në fund të themi atë që duam pa kufizime,” thotë ajo, duke bërë thirrje për një jo të koalicionit të madh dhe një riorientim të demokracisë sociale.

Të njëjtat gjëra kërkon gjysmë ore më pas deputetja e  Bundestag-ut, Hilde Mattheis: “Ne nuk dalim dot nga 15-përqindëshi, ne perceptohemi si rimorkio, e jo si forca shtytëse”.

Kritikët nuk kanë shans

Por Drohsel dhe kundërshtarët e tjerë të koalicionit të madh nuk i dëgjon askush në kongresin e SPD-së.

Me shumicë të madhe votash, delegatët miratojnë mocionin kryesor, d.m.th rekomandimin e udhëheqjes partiake për të vazhduar bashkëqeverisjen me partitë e Unionit. Por, me zotimin se do të flitet me Unionin se cilat tema të reja ose të ndryshme nga ato të marrëveshjes së bashkëqeverisjes, do të trajtohen në dyvjeçarin e mbetur.

Bisedimet do të udhëhiqen nga udhëheqësit e rinj të SPD-së. Pas votimit të anëtarëve të SPD-së një javë më parë, 58-vjeçarja, Saskia Esken dhe 67-vjeçari, Norbert Walter-Borjans, u zgjodhën zyrtarisht edhe nga kongresi i partisë në krye të SPD-së.

Informatikania Esken mori 75,9 përqind të votave, ndërsa ekonomisti dhe ish-ministri i financave të landit Nordrhein-Westfalen 89,2 përqind. Rezultati e bën të qartë se delegatët nuk duan revoltë, ata ndjekin drejtimin që ka vendosur javën e kaluar udhëheqja partiake.

LEXO EDHE:  Drogë me vlerë 200 mijë euro/Çfarë i “tradhtoi” dy shqiptarët

LEXO EDHE:  Ndalohet “Zanna”, bosi shqiptar i mafias siçiliane

Revolucioni u anulua

Dalja nga koalicioni i madh, të cilën e kishin premtuar dy udhëheqësit e rinj në fushatën e tyre zgjedhore, tani u shty: “Unë kam qenë dhe jam skeptik për të ardhmen e këtij koalicioni madhështor, kështu që nuk kam ndryshuar mendim,” tha Saskia Esken në fjalimin e saj në kongres. Por ajo u justifikua me faktin që SPD tani dëshiron të bisedojë me Unionin për përmbajtjen politike.

Negociatat e kërkuara nga SPD janë “një shans për vazhdimin e koalicionit të madh, jo më shumë dhe jo më pak”.

Në tre fusha SPD planifikon të negociojë me CDU dhe CSU: klima, investimet dhe paga minimale.

Kjo e fundit, sipas SPD-së duhet të rritet në 12 euro: “SPD-ja mund të bëhet përsëri e fortë, nëse u përmbahet parimeve të saj: e qendrueshme, sociale, demokratike”, tha në fjalën e saj Esken.

Norbert Walter-Borjans gjithashtu kërkoi që SPD “të bëhet përsëri partia e shpërndarjes së drejtë”. Ai tha se në Gjermani ka një rishpërndarje nga poshtë-lart. “Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë”. Kjo do të thotë, se kush fiton më shumë duhet të japë një kontribut më të madh për vendin.

Shefi i socialislteve te rinj, Kuehnert

Shefi i Socialistëve të Rinj do të bëhet zëvendës

“Unë besoj se ju do të qëndroni të patundur në negociata”, thotë një delegat i ri. “Të gjithë në kongresin e partisë tani duhet të shtrëngojnë radhët”,  këerkoi një tjetër. Kështu mendon edhe kreu i Socialistëve të Rinj, Kevin Kühnert.

Kundërshtari i deklaruar i Koalicionit të Madh konsiderohet koka që qëndron pas fitores së Esken dhe Walter Borjans. 30-vjeçari u bë një nga pesë zëvendësit e tyre, edhe pse duhet të jenë vetëm tre. Por për këtë do të duhej të bëhej një garë mes kandidatëve. (ashu)

LEXO TE PLOTE