Connect with Us

Goditet grupi kriminal/ Në pranga tre shqiptarë dhe një grek

Kronika

Goditet grupi kriminal/ Në pranga tre shqiptarë dhe një grek

Publikuar

-

Tre shtetas shqiptarë dhe një shtetas grek kanë rënë në prangat e policisë, në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë të ditur se u sekuestrua 3 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa shtetasve të arrestuar, nga Policia Kufitare, si dhe një sasi tjetër lënde narkotike në banesën e shtetasit grek, i cili priste në kufirin jeshil lëndën narkotike nga tre shtetasit shqiptarë.

Gjithashtu policia bën të ditur se gjatë operacionit në tokën shqiptare u kapën dhe arrestuan shtetasit:

N. Sh., 20 vjeç, banues në Shalës, Konispol;
A. A., 21 vjeç, banues në Dishat, Konispol;
A. S., 19 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol;

Në vijim të operacionit, Policia Kufitare e Qafë Botës ka mundur të marrë informacion se një shtetas grek së bashku me automjetin e tij në afërsi të pikës kufitare greke Mavromat ishte duke pritur lëndën narkotike, që po transportohej nga dy shtetasit shqiptarë.

Menjëherë nëpërmjet pikës së kontaktit është njoftuar Policia e Igumenicës, e cila ka bërë të mundur kapjen e shtetasit grek G.M, 23 vjeç, banues ne Sivota, Bashkia Igumenicë, bashkë me mjetin e tij tip Smart. Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit grek, Policia greke gjeti 1.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Njoftimi i policisë:

Qafë Botë, Sarandë
Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek në sasi të vogla.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Mavromati”.

Operacioni nga Policia Kufitare e Qafë Botës në bashkëpunim me Policisë e Igumenicës, Greqi dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Sarandës.

Arrestohen tre shtetas shqiptarë nga Policia Kufitare e Qafë Botës dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për tentativë të trafikimit të lëndës narkotike nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek.
Arrestohet nga Policia greke, pritësi i lëndës narkotike, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një sasi lënde narkotike.

U sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa shtetasve të arrestuar, nga Policia Kufitare, si dhe një sasi tjetër lënde narkotike në banesën e shtetasit grek, i cili priste në kufirin jeshil lëndën narkotike nga tre shtetasit shqiptarë.

Në vijim të punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe atë të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, Policia Kufitare e Qafë Botës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe me Policinë e Igumenicës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Mavromati”.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja në kufirin jeshil, në Qafë Botë, e dy shtetasve shqiptarë në tentativë për të trafikuar në drejtim të shtetit grek 3 kg Cannabis Sativa.
Po gjatë operacionit, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, identifikuan dhe kapën edhe një person tjetër si bashkëpunëtor në këtë trafik konkretisht, gjatë operacionit në tokën shqiptare u kapën dhe arrestuan shtetasit:

N. Sh., 20 vjeç, banues në Shalës, Konispol;
A. A., 21 vjeç, banues në Dishat, Konispol;
A. S., 19 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol;

Në vijim të operacionit, Policia Kufitare e Qafë Botës ka mundur të marrë informacion se një shtetas grek së bashku me automjetin e tij në afërsi të pikës kufitare greke Mavromat ishte duke pritur lëndën narkotike, që po transportohej nga dy shtetasit shqiptarë.

Menjëherë nëpërmjet pikës së kontaktit është njoftuar Policia e Igumenicës, e cila ka bërë të mundur kapjen e shtetasit grek G.M, 23 vjeç, banues ne Sivota, Bashkia Igumenicë, bashkë me mjetin e tij tip Smart. Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit grek, Policia greke gjeti 1.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tyre, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vodhën një makinë dhe qarkullonin pa patentë/ Arrestohen 2 vlonjatë

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka arrestuar dytë rinj pasi në bashkëpunim me njëritjetrin kanë vjedhur automjetin Fiat në pronësi të T.N.

Në pranga u vunë shtetasit, J.D., 31 vjeç dhe Sh.H., 21 vjeç, me banim në Vlorë.

Të dy këta persona janë kapur në në kryqëzimin e “Kalit të Trojës” bashkë me mjetin e vjedhur.
Të dy të arrestuarit nuk ishin të pajisur me leje drejtimi përkatës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 15 kg kanabis/ Në kërkim kryeplaku i fshatit

Publikuar

-

Nga

Policia e Skraparit ka sekuestruar 15 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu.

Gjithashtu është shpallur në kërkim kryetari i fshatit, poseduesi i lëndës narkotike.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi D. H. posedonte lëndë narkotike, u ushtrua kontroll në banesën dhe magazinën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu teke.

LEXO EDHE:  ‘Arrestimet’/ Macovei: S’është mirë që të kërkoni ndihmë nga jashtë

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. H., 42 vjeç, kryetar i fshatit Barç, Çorovodë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shiste drogë nëpër shkolla/ Arrestohet 23 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Policia e Lezhës ka arrestuar një 23 vjeçar pasi shpërndante lëndë narkotike në ambientet e shkollave apo përreth tyre.

Në pranga është vënë shtetasi S. R.,23 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dispononin informacione se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza të vogla me lëndë narkotikë të dyshuar Cannabis Sativa.

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i 650 kg kokainë/ Reagon Policia e Shtetit

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë dhe perreth saj u gjetën dhe 203 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

LEXO TE PLOTE