Connect with Us

Foto-Nga shpenzimet e luksit, te çanta 800 dollarë/ Rrjeti “kryqëzon” Gjonajn dhe Veliajn

Politikë

Foto-Nga shpenzimet e luksit, te çanta 800 dollarë/ Rrjeti “kryqëzon” Gjonajn dhe Veliajn

Publikuar

-

Ditët e fundit në media dhe në rrjete sociale ka plasur një debat në lidhje me lajmet e raportuara për shpenzimet e luksit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për bileta dhe hotele të shtrenjta.

Po ashtu xhiron e rrjetit bëri edhe një foto e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u fotografua në Itali, duke pritur në aeroport për tu kthyer në Shqipëri.

LEXO EDHE:  “Rama dhe Veliaj do rrëmbejnë Kopshtin Botanik”/ Boçi: Do ndërtohen kulla

Në media flitet se çanta e shpinës e “Lali Erit”, kushton plot 869 dollarë.

Këto dhe të tjera tema të politikës shqiptare, nuk mund t’ju shpëtonin faqeve të humorit, në rrjetet sociale. Më poshtë memet më pikante në rrjet./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“11-vjeçari shqiptar peng në kampet siriane”/ Reagon Cakaj  

Publikuar

-

Nga

Ministri në detyrë për punët e Jashtme, Gent Cakaj është pyetur sot nga gazetarët se çfarë masash janë marrë nga autoritetet shqiptare për tërheqjen e fëmijëve shqiptarë te mbetur peng në kampet e Sirisë.

Lidhur me rastin e një 11-vjeçari shqiptar i cili u bë publik nga mediat italiane, i cili mbahej i izoluar në kampet e ISIS në Siri, Cakaj tha se është një cështje për të cilin nuk mund të flasë publikisht.

LEXO EDHE:  Skandal në Bashkinë e Tiranës/ Veliajt i “del boja” në shtëpinë e tij

LEXO EDHE:  Gjiknuri dhe Veliaj kapen duke vjedhur/ Zbulohen faktet

“Apeloj që ky rast mos keqpërdort. Kjo është një cështje që shkon përtej diplomacisë. Ne jemi të angazhuar dhe po bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë, por është një cështje për të cilin nuk mund të flas publikisht. Jam i detyruar që të ruaj konfidencialitetin”.  / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Cakaj justifikon dështimin për hapjen e negociatave/ “Fajëson” Bashkimin Europian

Publikuar

-

Nga

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të BE-së, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut.

Cakaj ndërsa justifikoi dështimin për të hapur negociatat, Cakaj tha se “Shkak për shtyrjen e hapjes së negociatave vjen për shkak të vizionit të ndryshëm që kanë vendet anëtare  për të ardhmen e BE dhe jo nga vizioni i Shqipërisë për të qënë në lartësinë e duhur, për të përmbushur standardet”.

Po ashtu sa i takon qëndrimit të Macron, Cakaj tha se “Presidenti i Francës ka një qëndrim të prerë, se nuk mund të ketë zgjerim pa reformim paraprak strukturor të vetë BE-së”.

LEXO EDHE:  Gjiknuri dhe Veliaj kapen duke vjedhur/ Zbulohen faktet

LEXO EDHE:  Skandal në Bashkinë e Tiranës/ Veliajt i "del boja" në shtëpinë e tij

Më tej, Cakaj tha se si Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria i kanë bërë “detyrat e shtëpisë”.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u trajtuan në mënyrë identike, sepse të dy vendet kanë përmbushur kushtet dhe shtyrja e vendimit nuk ka të bëjë me performancën e tyre.

Maqedonia e Veriut ndryshoi edhe emrin, ndërsa Shqipëria ka bërë shumë përpara në lidhje me Reformën në Drejtësi. Vendimi nuk ka të bëjë me performancës as të Shqipërisë as Maqedonisë së Veriut”-tha Cakaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qepini ato hale”/ Ish-ministri i Ramës merr në mbrojtje Macron

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pasi ky i fundit i tha “jo” Shqipërisë në lidhje me negociatat.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani merr në mbrojtje Macron, ndërsa thekson se nuk e meriton gjithë këtë lumë fekalesh që sipas tij lëshojnë rilindasit.

“Ai tha: “me reforma në letër nuk mund të gënjehemi më. Shqipëria ka humbur 15 -20% të popullsisë së saj. Shumica janë nën 35 vjeç. Ka diçka që nuk shkon në atë vend…”

Ja kaq ka thënë! Asgjë të pavërtetë! Përkundrazi, të vërteta gjer në dhimbje.”-shkruan ndër të tjera Manjani.

Po ashtu, Manjani shkruan se Macron është i keqi sepse foli në mënyrë të vendosur, të drejtpërdrejt dhe e shoqëruar me vendim jo thjesht me fjalë.

Postimi i plotë:

Çfarë tha Macron që të “meritojë” gjithë këtë lumë fekalesh që lëshojnë rilindasit?!

Ai tha: “me reforma në letër nuk mund të gënjehemi më. Shqipëria ka humbur 15 -20% të popullsisë së saj. Shumica janë nën 35 vjeç. Ka diçka që nuk shkon në atë vend…”

LEXO EDHE:  Gjiknuri dhe Veliaj kapen duke vjedhur/ Zbulohen faktet

LEXO EDHE:  Zbulohet firma fantazmë në Tiranë/Lidhur ngushtë me kioskat e Veliajt

Ja kaq ka thënë! Asgjë të pavërtetë! Përkundrazi, të vërteta gjer në dhimbje.

Pa dyshim ju foli në fakt edhe Hahn-ërve, Mogheri-ërve, Junk-erve, Tursk-ërve, Knut-ërve e mutsihave të burokracisë së Brukselit që mbyllin sytë kur duhet ti hapin. Që duhet të japin pasqyrë të qartë të realitetit.

Macron në fakt, tha shumë më pak se çka thënë Parlamenti i Hollandës dhe i Gjermanisë. Qamet më pak!

Kryeministri i Italisë erdhi këtu në Tiranë e tha më shumë sesa Macron. Ai tha se si Edi Rama gënjen sa ka kokën. Edhe ja tha mu në sy e faqe kamerave.

Por Macron është i keqi sepse foli në mënyrë të vendosur, të drejtpërdrejt dhe e shoqëruar me vendim jo thjesht me fjalë.

Franca është njëri prej dy vendeve që themeluan Bashkimin Europian që shohim sot. Pa dyshim që fjala e saj është historikisht po aq me peshë sa fjala Gjermanisë.

Qepini ato hale e kuptoni se nuk na e ka fajin askush, pse pranojmë të mashtrohemi për ditë!

Pa u ndarë nga bashkjetesa me mashtrimin nuk ka Europë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE