Connect with Us

“Fiks si ata tek torta për 100-vjetorin e pavarësisë”/ Gazetari “degjeneron” Gjonajn

Politikë

“Fiks si ata tek torta për 100-vjetorin e pavarësisë”/ Gazetari “degjeneron” Gjonajn

Publikuar

-

Ministrja e Drejtesise, Etlilda Gjonaj ne deklarate per mediat, pergjigjet per emerimet ne burgje

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me komentet në media apo në rrjetet sociale, për shpenzimet e luksit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri i ka cilësuar faturat e Gjonajt, si një pikë ujë në oqean, në krahasim me korrupsionin gjigant, shpërdorimet dhe abuzimet që bëhen në Shqipëri, por sërish sipas tij “Pavaresisht se eshte nje shperdorim ordiner, banal dhe i paperfillshem ne gropen gjigande te korrupsionit endemik qe ndodh cdo dite ne shtet, prape eshte i peshtire. Per nje arsye mbi te gjitha. Je zyrtar i nje prej shteteve me te varfra ne Europe. Pse duhet ta teprosh deri ne ate pike.”.

Më tej, Tomorri shkruan se nuk e vret shtetin ajo fatura 700 euro, por ceshtja eshte tek gjesti.

“Te ben te dukesh si i babezitur. Si keta qe shkojne neper dasma apo festa ku ka ushqim falas dhe hane per gjithe javen. Fiks si ata tek torta per 100 vjetorin e pavaresise.”-shkruan ndër të tjera gazetari Tomorri.

Postimi i plotë:

Nje histori faturash

Kjo puna e faturave te hoteleve qe flene zyrtaret e shtetit neper udhetime zyrtare apo private me kujton nje histori. Nje ish kryeminister pyet vartesin e tij minister; A kemi korrupsion ne qeveri ne?

Ish ministri ishte burre i zgjuar.
-Vallai o shef kjo pune eshte keshtu- i thote. “Cdo ministri, 5 milione euro ne vit ja ofrojne. Tani se kush nga ministrat i merr dhe kush jo, kete nuk di ta them.”
Kjo eshte histori e vertete.

Ma merr mendja se shumica e zyrtareve te shtetit qeshin me kete punen e fatures se hotelit te Ministres se Drejtesise. Madje disa prej tyre, ndoshta thone edhe sa budalla eshte ky popull qe ben kaq shume zhurme per kete therrimen e vogel. Ministrat po e po, por edhe drejtoret e thjeshte ne administrate.

LEXO EDHE:  Shenim/Ndaleni represionin

Nje fature 700 euro, eshte nje pike e vogel, shume e vogel uji, ne oqeanin gjigand te shperdorimeve, abuzimeve, vjedhjeve dhe korrupsionit qe ndodh ne shtet. Me 700 euro ne Shqiperi nuk i afrohesh dot as rojes ne ministri.

Por pavaresisht kesaj, pavaresisht se eshte nje shperdorim ordiner, banal dhe i paperfillshem ne gropen gjigande te korrupsionit endemik qe ndodh cdo dite ne shtet, prape eshte i peshtire. Per nje arsye mbi te gjitha. Je zyrtar i nje prej shteteve me te varfra ne Europe. Pse duhet ta teprosh deri ne ate pike.

Dreqi ta haje, po mund te flesh shume rehat ne hotelet me te mira te Europes edhe me 200-300 euro ne nate. Direkt te luksi si te babezitur.

Emmanuel Macron festoi 40 vjetorin ne Chateau de Chambord, keshtjellen ekstravagante te nderuar nga Fransua-ja i Pare. Rezervoi per nje fundjave bashke me familjen per nje fature qe ishte rreth 1 mije euro edhe e masakroi shtypi. Dhe ky i kishte parate e veta, jo me shpenzimet e shtetit.

David Cameron dhe Angela Merkel kane gati 20 vjet qe i bejne pushimet ne te njejtin vend. Madje 5 vitet e fundit, gazetaret i kane kapur me te njejtat rroba kur shkojne me pushime. Dhe buxheti qe kane administruar apo administrojne keta eshte te pakten 100 here me i madh se buxheti i qeverise shqiptare.

Nuk e vret shtetin ajo fatura 700 euro, por ceshtja eshte tek gjesti. Te ben te dukesh si i babezitur. Si keta qe shkojne neper dasma apo festa ku ka ushqim falas dhe hane per gjithe javen. Fiks si ata tek torta per 100 vjetorin e pavaresise./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pa magjistraturë/ Ballanca: Votimi në Kuvend në kundërshtim me ligjin

Publikuar

-

Nga

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se Gjykata e Lartë nuk duhet të çonte asnjë emër për votim në Kuvend nëse nuk plotësonte kriteret, siç është ai i shkollës së magjistraturës.

Sipas Ballancës, asnjë nga emrat nuk e plotësonte këtë kriter, ndaj ky vendim në këtë rast është në kundërshtim me ligjin.

“Gjykata e Lartë nuk duhet të çonte asnjë emër. Asnjë nuk kishte magjistratë. Unë pretendoj dhe e kam thënë që personat duhet të jenë patjetër magjistratë. Ky ka qenë modeli. Është në kundërshtim me ligjin, jo me Kushtetutën në këtë rast.

LEXO EDHE:  Kopjon Ballën/  Ministrja Gjonaj: Protesta për të penguar Reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  Dy fjalë për ARMO-n 

Unë do të isha dakort nëse i njejti kriter do të përdorej për të tëra prurjet.

Marku ka dërguar dy lista, Presidentit të Republikës, dhe kryetarit të Kuvendit. Një listë me të gjithë anëtarët që plotësojnë gjithë kriteret përvec kriterit të magjistraturës, dhe një listë ku plotësoheshin të gjithë kriteret, dhe kriteri i magjistratuës, por që e plotësonte vetëm zonja Marku. Cështja është pse Kuvendi vendosi të mos e quante të rëndësishëm kriterin e magjistraturës”, ka theksuar Ballanca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush nuk e do Reformën në Drejtësi?/ Deputeti i opozitës e thotë troç

Publikuar

-

Nga

prokuroret bojkoyojne spak

“Loja për kushtetuesen” është tema e diskutimit të emisionit “Real Story”, ku ndër të ftuarit është dhe deputeti i listës së LSI-së, Ralf Gjoni. Duke folur rreth situatës së ngërçit që është krijuar në sistemin e Drejtësisë, Gjoni e ka thenë troç arsyen e vërtetë. Ai ka bërë fajtor të gjitha palët politike për pengesat e ngritura nga që nuk e duan një Reformë të vërtetë në Drejtësi.

LEXO EDHE:  Krimi i organizuar/ Prokurori i Antimafias Italiane viziton Shqipërinë

LEXO EDHE:  Etilda Gjonaj i “tërheq veshin” Arta Markut/ Duhet të punoni më fort

“Asnje nga palët nuk ka interes të mbyllet Reforma në Drejtësi dhe të ngrihen institucionit kushtetuese. Të vetmit që kanë qenë të interesuar kanë qenë SHBA”, ka thenë deputeti i listës së LSI-së, Ralf Gjoni./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndodhemi në një situatë kaotike”/ Manja: Pretendimi i Metës, bllokim i pastër i procesit

Publikuar

-

Nga

“Pretendimi i Presidentit për rradhën, bllokim i pastër i procesit”, kështu është shprehur, me fjalë të tjera, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. I ftuar në studion e emisionit “Real Story”, Manja ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e mazhorancës se: “të ndodhur në një situatë kaotike, ku kushtetuesja është boshatisur nga procesi i vettingut, nuk mund të ndiqet rradha.”

Sipas Manjës, nëse do të ndiqej rradha që pretendon Meta, ky do të ishte një bllokim i pastër i procesit, pasi që ndodhemi në kushtet ku nuk kemi një Gjykatë të Lartë funksionale.

“Radha që pretendon Presidenti është e vërtet. Kushtetuta ka përcaktuar radhën e emërimit apo të zgjedhjes së anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese, për të mos pasur konflikte.

Por radha ëshët bërë për të përcaktuar kompetencën e shtrirjes së organit, jo kohën se kur duhet të veprojë një organ.

Radha është për një situatë normale të Gjykatës Kushtetuese, jo në një situatë kaotike ku ndodhemi tani. Tani ndodhemi në një situatë ku kushtetuesja është boshatisur nga procesi i vettingut. Radha respektohet vetëm në një situatë normale.

LEXO EDHE:  Etilda Gjonaj i “tërheq veshin” Arta Markut/ Duhet të punoni më fort

LEXO EDHE:  Etilda Gjonaj i “tërheq veshin” Arta Markut/ Duhet të punoni më fort

Le të mendojmë për një sekond se Presidenti ka të drejtë. Edhe në qoftë se ndiqet radha sikurse thotë Presidenti, pas Kuvendit radhën nuk e ka ai, e ka Gjykata e Lartë dhe në kushtet ku ndodhemi pa një Gjykatë të Lartë funksionale kjo e fundit nuk do të mund të zgjidhte dot anëtarët, çka do të thotë se ky është një bllokim i pastër.

Kemi dhe absurditetin tjetër, kur afati kushtetues pezullohet me një letër. Afati as nuk mund të pezullohet, as të zgjatet. Kemi të bëjmë me ushtrimin e një afati prekluziv, i cili as nuk mund të kundërshtohet dhe as nuk mund të shtyhet në kohë. Presidenti kishte 30 ditë kohë për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese”, është shprehur Ulsi Manja./CNA.al

LEXO TE PLOTE