LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ballkani do paguajë një kosto të madhe për ambiciet globale të Kinës

27 Gusht 2019, 08:19, Blog CNA
Ballkani do paguajë një kosto të madhe për ambiciet globale

Nga Karina Barbesino & Kristine Lee ?National Interest?

– Qëkur presidenti kinez Xi Jinping, shpalli Nismën e Brezit dhe Rrugës në Kazakistan në vitin 2013, duke e inkuadruar atë si një rrjet gjigant tokësor për të lidhur Azinë me Evropën, depërtimi i Kinës në Ballkanin Perëndimor është rritur shumë.

Përmes projekteve të ndërtimit të urave në Kroaci, investimeve në infrastrukturën energjetike në Bosnje, dhe përpjekjeve për të zhvilluar rrjetin 5G në Serbi, Pekini e ka shndërruar Ballkanin në një rrugë-tranziti të rëndësishme, teksa po përpiqet të rrisë eksportin e mallrave të saj në Evropë, dhe të shtojë investimet e huaja direkte në Kinë.

Gjithsesi, aktivitetet diplomatike dhe ekonomike të Kinës në Ballkan janë të shkëputura nga kuptimi i veprimeve komplekse të trashëgimive etnike, politike dhe historike, që e përcaktojnë rajonin. Aq shumë, sa kjo ka të ngjarë të krijojë destabilitet në një rajon tashmë të trazuar.

Depërtimi i Kinës në Ballkanin Perëndimor nuk është i paprecedentë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, dhe afrimit të dështuar mes Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, Mao Ce Duni dhe Josip Broz Tito u shfaqën si ?djemtë planprishës të rajonit?. Kështu nisi një marrëdhënie e trazuar midis Kinës dhe Jugosllavisë, teksa të dyja rivalizuan për ndikim në Evropën Juglindore dhe, herë pas here, u bënë bashkë kundër rivalëve të zakonshëm.

Kina mbeti kryesisht neutrale gjatë serisë së konflikteve etnike në fillim të viteve 1990 – përfshirë spastrimin etnik të myslimanëve boshnjakë – dhe luftërave për pavarësi që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë. Megjithatë pas bombardimeve të ambasadës kineze në Beograd në vitin 1999, nga NATO, Republika Popullore e Kinës riforcoi raportet me Beogradin përmes dhënies së një ndihme prej 300 milionë dollarësh, për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga bombardimet.

Sot, prania e Kinës në Ballkanin Perëndimor ndihet më shumë në Serbi, të cilën Pekini e cilëson një aleancë themelore strategjike. Por marrëdhënia e ngushtë që Kina po kultivon me Serbinë, e shoqëruar me shkeljet të hapura të saj të të drejtave të njeriut kundër pakicës muslimane në Xinjiang, mund të përkeqësojë destabilitetin rajonal, e ushqyer nga midis rivalitetit në rritje midis Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Entiteti me shumicë serbe në Bosnje, Republika Srpska (RS), ka rinisur lëvizjen për shkëputjen nga federata. Që nga ardhja në pushtet në fund të vitit 2018, qëndrimi separatist i presidentit Boshnjak Milorad Dodik dhe retorika e tij etno-nacionaliste, përfshirë mbrojtjen ndaj një ish-drejtuesi të RS të shpallur fajtor genocidi në Srebrenicë, ka ringjallur tensionet etnike.

Ndërsa Serbia dhe udhëheqja politike serbe e Bosnjës, po rreshtohen gjithnjë e më pranë Kinës, Pekini po ruan me dhunë stabilitetin tashmë të brishtë në perëndim të vendit. Represioni ndaj më shumë se 1 milionë ujgurëve etnikë, ka kaluar kryesisht pa pasoja.

Dhe kur një vend me një peshë gjeopolitike të madhe, kryen shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut kundër një pakice etnike, pandëshkueshmëria e tij i nxit indirekt shkelësit e të drejtave të njeriut që i ka në patronazhin e vet, sikurse është lëvizja seperatiste e Republikës Srpska.

Nëse ata që janë përgjegjës për mizoritë në Xinjiang nuk nxirren para drejtësisë, një synim fatkeqësisht i pamundur të përmbushet, aktivitetet e Pekinit në Ballkan, vetëm sa do të forcojnë vetëm ndjenjat etno-nacionaliste të RS dhe serbëve të tjerë të Bosnjës.

Mos harroni:destabiliteti në Ballkan, ka çuar vazhdimisht në konflikte vdekjeprurëse përgjatë historisë evropiane. Ndërsa prania në rritje e Kinës në ?fuçinë e barutit? të Evropës, mund të mos ndezë drejtpërsëdrejti shkëndijën e parë, ajo mund të jetë baza ku do të plasë kriza e ardhshme në Ballkan.

Nën moton e bashkëpunimit ?fitimprurës? të Nismës së Brezit dhe Rrugës, Pekini po avancon interesat e tij të ngushtë ekonomike, në kurriz të stabilitetit rajonal. Kur Presidenti Xi vizitoi Beogradin  në vitin 2016, ai u premtoi serbëve se investimet kineze do të sillnin vende te reja pune dhe standarde më të larta jetese.

Por në vitin 2019, Banka Botërore raportoi se në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, papunësia arriti në nivele të reja historike, çka është ndoshta shkaku i përshkallëzimit të protestave, që e kanë përshkuar rajonin gjatë muajve të fundit.

Aktivizmi diplomatik dhe ekonomik në rritje i Pekinit në rajon, është forcuar nga skepticizmi nëse BE-ja mund të arrijë të ketë një qasje të përbashkët ndaj strategjive të saj. Kina e ka ndërtuar fuqinë e saj të butë politike në Evropën Juglindore dhe Qendrore, si përmes formatit të saj ?16 +1?, ashtu edhe formave më shkatërruese të ndërhyrjes politike, përmes ndërtimit të  rrjeteve të ndikimit.

Në fakt, qasja e Kinës ndaj Evropës dhe organit të saj kryesor politik, BE, ka qenë copëzuese. Ajo e ka bërë BE-në të paaftë të arrijë të ketë një qëndrim të përbashkët ndaj Kinës, dhe kësisoj e ka zvogëluar mundësinë që BE-ja të zhvillojë një përgjigje koherente ndaj strategjive të saj.

Për shkak të pozitës gjeografike, Ballkani ka një vlerë të madhe strategjike për ambiciet tregtare afatgjata të Kinës në Evropë.

Edhe pse Kina po angazhohet me shumë prej vendeve në Ballkan, përmes Nismës së Brezit dhe Rrugës, dhe nismave të tjera diplomatike, ajo ka qartazi një preferencë për Serbinë, ku jo-liberalizmi dhe udhëheqja politike autokratike, pasqyrojnë më nga afër modelin e qeverisjes së Partisë Komuniste Kineze.

Në këtë mënyrë, ajo po kontribuon në acarimin e situatës politike në Bosnje, vend që qëndron në zemër të tensioneve politike dhe etnike të rajonit. Në mungesë të një qëndrimi të përbashkët të BE ndaj Kinës, ne mund të presim një prani më të fortë dhe thelbësisht më destabilizuese kineze në Ballkan./ Përshtatur nga CNA.al. 

Lajmet e fundit nga