LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Fuga zbulon zgjidhjen/ Si të shpëtoni nga kaosi i trafikut

27 Gusht 2019, 12:52, Politikë CNA
Artan Fuga zbulon zgjidhjen/ Si të shpëtoni nga kaosi i trafikut

Akademiku i njohur Artan Fuga, ka zbuluar zgjidhjen sesi të shpëtoni nga kaosi i trafikut në rrugët e qytetit.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ironizon Bashkitë që nuk bëjnë asgjë për zgjidhjen e këtij problemi, Fuga shkruan se ?Kam provuar që në këtë situatë po të fillosh të hapësh celularin dhe të navigosh, nuk e di se përse por koha ecën disa herë më shpejt.

Menjëherë hapet trafiku dhe personi pas jush nis t’i bjerë bories si i çmendur!?.

Më tej, ai i sugjeron Bashkisë që në tabela elektronike të shkruhet: “Në kushte të rënduara trafiku, navigoni në ëeb me celularin tuaj! ”

Postimi i plotë i Fugës:

Si të zgjidhet problemi i bllokimit të qarkullimit të veturave!!!

Në shumë akse rrugore qytetase ose ndërqytetase dihet se sidomos në verë ka ngarkesë të madhe trafiku.

Mund të rrish me orë të tëra bllokuar në trafik.

Kam provuar që në këtë situatë po të fillosh të hapësh celularin dhe të navigosh, nuk e di se përse por koha ecën disa herë më shpejt.

Menjëherë hapet trafiku dhe personi pas jush nis t’i bjerë bories si i çmendur!

Ndofta zgjidhja e trafikut të super të ngarkuar mund të zgjidhet kështu.

Në tabela elektronike të shkruhet :

“Në kushte të rënduara trafiku, navigoni në web me celularin tuaj! ”

Nga Bashkia juaj!

Gjithçka rregullohet menjëherë!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga