LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Gjirokastër/ I plagosuri niset me helikopter drejt Tiranës

27 Gusht 2019, 14:24, Kronika CNA
Aksident i rëndë në Gjirokastër/ I plagosuri niset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Mësohet se një automjet tip ?benz? ka plagosur rëndë shtetasin me inicialet F.P 62 vjeç.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore i plagosur është nisur me helikpter drejt Tiranës.

Ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin nacional Gjirokastër ? Kakavije, në afërsi të fshatit Grapsh, automjeti tip ?Benz?, me drejtues shtetasin E.H, 20 vjeç, banues në Fier, ka goditur shtetasin F.P, 62 vjeç, banues në Fier, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Shtetasi E.H. është shoqëruar në ambjentet e Komisatiatit të Policisë Gjirokastër. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga