LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarr i madh në Krujë/ Digjen disa hektarë me pisha

26 Gusht 2019, 14:05, Kronika CNA
Zjarr i madh në Krujë/ Digjen disa hektarë me pisha

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në Krujë.

Mësohet se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e madhe me pyje në zonë e Borizanës dhe Picrragës.

Për shkak të erës dhe thatësirës flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur disa hektarë pyje me pisha.

Në vendngjarje ndodhen edhe forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për vënien e flakëve në kontroll.

Sipas të dhënave paraprake zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga