Connect with Us

Zbulohen emrat/ Kush janë “sheikët” e PS-së që rrjepin shqiptarët

Politikë

Zbulohen emrat/ Kush janë “sheikët” e PS-së që rrjepin shqiptarët

Publikuar

-

Partia Demokratike ka reaguar sërish sot në lidhje me rastin e publikuar në media, për shpenzimet e luksit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri është shprehur se ministrja Gjonaj tashmë duhet të ishte shkarkuar jo vetëm për shpenzimet e luksit, por edhe pse sipas saj ka gënjyer publikisht.

“Gjonaj duhej të ishte shkarkuar, sepse ministrja e vendit më të varfër të Europës shpenzon 700 euro nata në një hotel me pesë yje. Ky është shpërdorim skandaloz për jetën luksoze të ministres së Ramës, e cila duhej të ishte shkarkuar edhe se gënjeu publikisht kur tha se faturat janë për delegacuionin. Por, është e shkruar e zeza mbi të bardhë, se faturat janë për vetëm një person, për një dhomë me emrin e vetëm Etilda Gjonaj”-tha Pampuri.

Më tej, ajo hodhi akuza edhe në drejtim të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri, ish-ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për të cilët tha se bëjnë jetë “sheikësh”, me paratë e shqiptarëve.

LEXO EDHE:  PD dorëzon listat e kandidatëve/Ivi Kaso i drejtohet KQZ

“Por, Etilda Gjonaj nuk është e vetme. Modeli i saj është edhe Edi Rama, i cili njëlloj si ajo gënjeu dje për pushimet jashtë vendit dhe jetën luksoze në një vilë që kushton të paktën 2 milion euro dhe që nuk justifikohet nga pasuria e deklaruar. Model i saj është edhe Erion Veliaj, i cili nuk justifikon shtëpinë dhe as çantën e shpinës që kushton sa dy rroga mesatere. Modeli i saj janë edhe Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Vangjush Dako, të cilët bëjnë jetë “sheikësh” me paratë e vjedhura”-tha ndër të tjera ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Thirrja e Metës për protestë/ Basha: Nuk është për partitë politike, por për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për thirrjen e presidentit Ilir Meta për të protestuar në Bulevard në 2 mars.

Basha deklaron se Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Ai thekson se si qytetar, nuk do të mbyllë sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen dhe demokracia është në rrezik.

Basha e cilëson të drejtë thirrjen e Kreut të Shtetit, për të cilën pretendon se nuk është për partitë politike, por për qytetarët.

“Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa. Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën! Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë Qeveri të dështuar.”, shkruan lideri i opozitës në një postim në rrjetet sociale.

Kryedemokrati thekson se e vetmja zgjidhje demokratike është përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe mbajtja e menjëhershme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

LEXO EDHE:  Gazetari “i përvishet” Veliajt/ Hiqe termin “uji i pijshëm” nga faturat

LEXO EDHE:  Armiqtë e Lulit, aleatët e Dashit e Mediut

“Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta. Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur.

Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për tu kthyer qeverisjen shqiptarëve, për tu kthyer bashkitë shqiptarëve, për tu kthyer ekonominë shqiptarëve, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika, ka Një zgjidhje demokratike: Përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe menjëherë mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme! Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po punon çdo ditë për këtë dhe me mbështetjen e qytetarëve ndryshimi do të bëhet realitet”, nënvizon Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama për koronavirusin/ Kujdes nga mendjet e shthurura

Publikuar

-

Nga

Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi sa vjen dhe rritet, përfshirë këtu dhe vendin fqinj, Italinë, në vend është krijuar një situatë e paqartë nëse vendi ynë ka infrastrukturën e duhur shëndetësore për të përballuar një epidemi të tillë.

Lidhur mbi këto aludime ka reguar dhe kryeministri Edi Rama. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se vendi ynë nuk ka asnjë person të prekur me këtë virus, por ai shton se si për gjithë botën edhe për Shqipërinë është një kërcënim potencial.

Ndërkaq, kritikon “gojët e liga” që sipas tij po përhapin panik njëlloj si me tërmetin.

“Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë!Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim.

LEXO EDHE:  “Turp për një kryeministër”/ Ngjela zbulon paktin antishqiptar të Ramës me Erdogan

LEXO EDHE:  Vasili sulmon sërish Ramën/ I'a vrave shpresën bizneseve, kryeministër ku je!

Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim.

Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”, nënvizon Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Rama me avionin qeveritar drejt Londrës/ Garda kontrolle të imtësishme para nisjes

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama po udhëton drejt Londrës, raporton CNA.al.

Mësohet se Rama do të udhëtojë me avionin qeveritar, për të cilin po flitet në media prej disa ditësh.

CNA.al ka siguruar disa foto të avionit, i cili po bëhet gati dhe po kontrollohet nga garda para se kreu i qeverisë të niset në fluturim.

Avioni Albania që po përgatitet, mban emrin Ismail, ndoshta duke pasur parasysh këtu Ismail Kadarenë, duke qenë se edhe avionët e Air Albania, kanë marrë emrat e shkrimtarëve shqiptarë.

Vetë kryeministri Edi Rama u ankua në studion e “Opinion” rreth dy javë më parë, se vetëm ai dhe kryeministri i Kosovës udhëtojnë me avionë të zakonshëm.

“E di ti që kryeministri i vendit tënd dhe i vendit tim është i vetmi  bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avionë komercialë? Me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shtetit. Nuk ka kryeministra që ikin dhe futen nëpër linja komerciale”, deklaroi ai gjatë një debati me gazetaren Klodiana Lala.

LEXO EDHE:  Vasili sulmon sërish Ramën/ I’a vrave shpresën bizneseve, kryeministër ku je!

LEXO EDHE:  Gazetari "i përvishet" Veliajt/ Hiqe termin "uji i pijshëm" nga faturat

Ky avion është i njëjtë me ato të Air Albania, por në të nuk është e shkruar fjala Air. Ai është prodhim i vitit 2000, i modelit Airbus 319-100 dhe është përdorur fillimisht nga Aviacioni Ushtarak Italian deri në vitin 2005 dhe më vonë nga qeveria turke. Ai raportohet se i ka kaluar qeverisë shqiptare në shkurt 2020.

Ndërkohë, avioni vijon të fluturojë me kodin e regjistrimit turk, pavarësisht se ka të shkruar “Albania” në trupin e tij. Ende nuk dihet nëse ky fluturim është zyrtar, por pritet të zbulohen më shumë detaje në vijim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE