LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliajt i dështon propaganda/ “Masakrohet” nga qytetarët

26 Gusht 2019, 11:32, Aktualitet CNA
Veliajt i dështon propaganda/ “Masakrohet” nga qytetarët

Kryebashkiaku i Tiranës, i vetëpagëzuari me emrin ?Lali Eri?, trumbeton fort në media çdo ditë, ?punët e mëdha?që pretendon se po bën.

Një ditë më parë, Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë nga një qytetare për të shpëtuar macen e saj.

E zonja e maces kishte njoftuar zjarrëfikset që të ndërhynin për të shpëtuar macen e saj, e cila siç bën të ditur ajo, kishte disa orë që qëndronte në majë të një selvie prej nga nuk zbriste dot më.

Por, qytetarët duket se janë të lodhur nga propaganda boshe dhe kanë ?shpërthyer? në komente, kundër kryebashkiakut Veliaj.

?Përpara disa vitesh me ngeli dhe mua kotelja në një pemë shumëvjeçare pranë baces së Kishës, e cila ndodhet pranë shtëpisë sime në qytetin tim të lindjes. Mori prifti një palë shkallë dhe ma nxori. Prifti nuk nxori foto tek faqja e Kishës.?-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan ?Këto gropat e rrugës Asim Zeneli te Kodra e Priftit, mund t’i ktheni të rrafshta?.

Më tej, një tjetër shprehet ?Lërë atë të shkretë fotograf një të diel të bëjë pushim, se ia more shpirtin?.

Gjithashtu një qytetar shkruan ?Bravo, propagandë shembullore, sa të neveritshem që jeni…!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga