Connect with Us

Tarifat e ujit rriten me 44%/ Ujësjellësi i Tiranës dyfishoi fitimet në 10 mln euro

Sociale

Tarifat e ujit rriten me 44%/ Ujësjellësi i Tiranës dyfishoi fitimet në 10 mln euro

Publikuar

-

Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës rezultoi me fitim 1.2 miliardë lekë (para taksave) ose rreth 10 milionë eurogjatë vitit 2018, nga 4.3 milionë euro vitin e mëparshëm, me më shumë se dyfishim.

Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë të raportuara në bilanc për vitin 2018 të ardhurat në total janë 4,5 miliardë lekë me një rritje 38 % në raport me vitin 2017, që ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e shtrenjtimit tëtarifave të ujit.

Shpenzimet totale për vitin 2018 ishin 3,3 miliardë lekë me njërritje 20.9% në raport me vitin 2017 kryesisht si pasojë e rritjes së shpenzimeve pëfaturat e prapambetura të energjisë ndaj OSHEE-së.

Sipas shpjegimeve që kanë shoqëruar bilancin e kompanisë, fitimet e shoqërisë janë rritur me 131% nëvitin 2018 krahasuar me 12-mujorin e 2017. Ky rezultat vjen si pasojë e rritjes së të ardhurave nga viti 2017 në 2018 me 1,2 miliardë lekë. Sipas shpjegimeve të vetë ndërmarrjes kjo rritje e fitimit bazohet në shtrenjtimin e çmimit të ujit, dhe përfitimit te një niveli më të lartë të të ardhurave.

Me janar të vitit 2018 çmimi i ujit të pishëm u rrit 65 lekë/m3 nga 45 lekë për m3, që ishte më parë, ose 44% më i shtrenjtë.

Në vitin 2017 kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj arsyetoi se kishte propozuar rritjen e çmimit të ujit që të sigurojë në të ardhmen investime që e furnizojnë me 24 orë ujë Tiranën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh se rregullimi i çmimit të ujit me 20 lekë për konsumatorët familjarë do mundësojë shëndoshjen financiare të UKT-së, për t’i hapur rrugë investimeve të mëdha e të nevojshme për t’u siguruar që pas 5 vitesh qytetarët të kenë 24 orë ujë në rubinet.

Por siç shihet nga të dhënat e vitit të parë pas rritjes së çmimet të ujit ndërmarrja e Tiranës ka rezultuar me një normë fitimi 26%, disa herë më e lartë se norma e fitimit në sektorin privat që nuk është më shumëse 7%. Kjo do të thotë se pëçdo 100 lekë të paguara nga qytetarët për ujin, 26 lekë janë fitim i ujësjellësit.

Ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime utilitare nuk kanë qëllim fitimet, për ofrimin e shërbimeve cilësore. Në vendet e tjera ndërmarrje të tilla rezultojnë me fitime afër zeros, pasi shteti i mban në pronësi këto shërbime për të mos rënduar qytetarët.

Ujësjellësi i Tiranës vendosi të transferojë në fitim rritjen e çmimit të ujit dhe jo në investime, siç u premtuakur u vendos rritja e tarifës së ujit me gati 45në fillim të vitit të kaluar.

Sipas raporti të drejtimit të brendshëm, investimet totale në 2018-n ishin 1.8 miliardë lekënga 3.4 miliardëlekë të planifikuara, ose 54% më pak. Mosrealizimi më i lartë ishte në zërin montim-ndërtim, me 19%Sipas raportit, realizimi me 19% ka ardhur si rezultat sepse kontratat dhe punimet për projektin e financuar nga BERZH  kanë filluar në fund të vitit 2018  dhe faturat nga operatorët lëshohen në vitin 2019.

Sipas raportit, Humbjet e ujit janë planifikuar 60% dhe kanë arritur ne vlerë 61%. Kjo vjen si rrjedhojë erealizimit të faturimit në masën 93% dhe realizimi i prodhimit të ujit është 97%, pra realizimi i faturimit është më i vogël se realizimi i prodhimit. Raporti thekson që Humbja në rrjet vjen nga mosfaturimi i ujit të prodhuar për arsyet si më poshtë vijon :

o Lidhjeve të paligjshme në linjat e transmetimit .

o Rrjedhjeve në rrjetin shpërndarës

o Riparimeve të kryera në linjat e transmetimit ose në rrjetin shpërndarës.

Ujësjellësi Tiranë krijoi një ndërmarrje të re në shtator 2017, bazuar në ndarjen e re territoriale. Në tabelën përfundimtare në bilancin 2018 janë paraqitur të plota të ardhurat e 2018-s, ndërsa krahasimi me 2017-n është kryer në raportin e drejtimit të brendshëm./ Monitor 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sociale

Pas apelit për t’u vaksinuar jashtë radhe/ Mira Meksi jep lajmin: Ka dritë në fund të tunelit

Publikuar

-

Nga

Pas apelit për t’u vaksinuar jashtë radhe/ Mira Meksi jep lajmin: Ka dritë në fund të tunelit

Shkrimtarja Mira Meksi ka dhënë lajmin se i është mundësuar marrja e vaksinës anti-Covid jashtë radhe.

Pas apelit të familjarëve, miqëve dhe kolegëve të saj drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, Meksi do të marrë jashtë radhe vaksinën anti Covid pasi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe duhej të kurohej jashtë vendit urgjent, por për shkak se nuk kishte bërë vaksinën anti-covid, privohej nga mjekimet. Ajo falënderon të gjithë, miqtë, dashamirësit, si dhe kryeministrin Rama e ministren Manastirliu, për solidaritetin e treguar.

“Miqtë e mi, dashamires, jeni aq shumë sa nuk jua përmend dot emrin. Por zemra ime ju njeh të gjithëve. Më keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, më keni dhënë forcë dhe energji për ta përballuar sëmundjen. Ju jam përjetësisht mirënjohës. Ju uroj së pari shëndet dhe forcë njerëzore në këto kohëra të zeza! Ka dritë në fund të tunelit! Falënderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu që më mundësuan vijimin e trajtimit të mëtejshëm të sëmundjes. Zoti me të gjithë”, shkruan Meksi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Meta për Agim Krajkën/ Trashëgimia e tij artistike do të nderohet dhe do jetojë përjetë

Publikuar

-

Nga

“Nuk kam asnjë interes”/ Meta: Ndëshkojeni LSI

Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur shqiptar Agim Krajka.

Meta shkruan se largimi i Agim Krajkës i ka lënduar të gjithë dhe se ai do të jetë i pazëvënësueshëm për kontributet e mëdha kulturore e artistike që ju la brezave të rinj nga të cilët do të ndërohen përjete.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të kompozitorit tonë të shquar, Nderit të Kombit, Agim Krajka.
Personalitet i jashtëzakonshëm i muzikës shqiptare, me një kontribut të vyer për dekada në transmetimin e vlerave më të spikatura shpirtërore të kulturës sonë te brezat e rinj, trashëgimia e Tij e pasur artistike do të nderohet dhe do jetojë përjetë. Duke u përulur me nderim e mirënjohje të thellë para veprës së Tij, u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së dashur Krajka, kolegëve dhe të gjithë artdashësve shqiptare për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na ka lënduar të gjithëve. Lutemi, që shpirti i Tij të gjejë paqen e merituar”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rëndim i situatës së pandemisë në Shqipëri/ Shpresa tek vaksinat

Publikuar

-

Nga

Në kohën kur Shqipëria shënon rritje të numrit të viktimave nga virusi, në Tiranë mbërritën 15. 210 vaksina të BioNTech&Pfizer. Autoritetet theksojnë, se situata është e rënduar, por nën kontroll.

Të hënën në orët e mbrëmjes, (01.03) në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, mbërritën 15.210 vaksina BioNTech & Pfizer, kjo në vijim të marrëveshjes së drejtpërdrejtë prej 500.000 dozash mes Shqipërisë dhe kësaj kompanie. Deri tani nga kjo marrëveshje në Shqipëri kanë mbërritur 22. 230 doza vaksine anti-Covid.

Procesi i vaksinimit të popullsisë filloi në mes të janarit të kaluar me ekipet e mjekëve dhe infermierëve në spitalet anti-Covid, ato në shërbimet e urgjencës dhe po vijon sipas strategjisë së autoriteteve shëndetësore me segmentet e moshura të popullsisë. Kryeministri Edi Rama, që priti në aeroport sasinë e sapombërritur të vaksinave, njoftoi ardhjen së shpejti të dërgesave të tjera. “Nga BioNTech%Pfizer mbërrijnë në Prill, 30 mijë doza të tjera . Kemi të konfirmuara ndërkohë 4 mijë dozat e para nga Covax për të mundësuar vaksinimin intensiv të popullsisë dhe thyer zinxhirin e infektimit”, u shpreh kryeministri Rama.

Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik bënë me dije për DW, se Shqipëria ka nënshkruar me COVAX, një marrëveshje për 1.114.000 ( një milionë e njëqind e katërmbëdhjetë mijë) doza vaksinash, të parapaguara me me një fond prej 3,9 milionë dollarë. Përtej marrëveshjeve direkte me BioNTech & Phiser dhe COVAX Shqipëria ka arritur edhe marrëveshje dy palëshe me prodhues të tjerë të vaksinave anti-Covid -19, që kanë kaluar filtrin e rregullatorëve striktë si Food and Drug Administration,( FDA) dhe European Medicine Agency, (EMA)

Autoritetet shëndetësore: Situatë e rënduar, por nën kontroll

Mbërritja të hënën e 15. 210 vaksinave anti-Covid përkon në kohë me një rëndim të situatës së epidemisë në Shqipëri, të karakterizuar nga prekja e moshave të reja. Muaji shkurt u mbyll me një numër rekord infektimesh të reja dhe viktimash që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar. Gjatë shkurtit humbën jetën 423 persona duke e ꞔuar numrin total të viktimave në 1. 816, shifër kjo e konsidetueshme për popullsinë prej 2.8 milion banorësh të Shqipërisë. Grafiku i rritjes së numrit të viktimave në 24 orë ka vazhduar edhe në ditën e parë të muajit mars, ku humbën jetën 20 persona të moshës nga 48-85 vjeç.

LEXO EDHE:  Zbulohet një tjetër laborator droge në Tiranë/ Ja ku është gjetur

LEXO EDHE:  Foto-Ekskluzive/Nxihet qielli, "Plakat" sjellin stuhi në Tiranë

Sipas autoriteteve shëndetësore 56% e numrit total të infektimeve i përkasin moshës nën 50 vjeç, nga të cilat 19 % grupmoshës 30 deri 39 vjeç. Mes viktimave në muajin shkurt ka patur edhe persona nën moshën 18 vjeç, vatrat e nxehta, të cilësuara “të kuqe”, janë zgjeruar duke përfshirë përveç Tiranës edhe Fierin, Durrësin, Vlorën, Shkodrën, Lezhën, Gjirokastrën, Elbasanin dhe Korçën. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në të gjithë vendin ka raste pozitive. Në Shqipëri rezultojnë rreth 108 mijë raste pozitive, ndër të cilat rreth 36 mijë janë aktive.

Situata në spitalet anti-Covid në Tiranë dhe ato rajonale paraqitet e rënduar. Autoritetet shëndetësore pohojnë se ka një shtim të konsiderueshëm pacientësh që kanë arritur mbi 660 vetë, ndër të cilët 43 janë në terapi intensive dhe 11 të intubuar.

Megjithë grafikun në rritje të rasteve të reja pozitive dhe të viktimave në 24 orë, autoritetet shëndetësore e konsiderojnë situatën nën kontroll. Një takim i paralajmëruar për të hënën, (1.03) i Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk u zhvillua. Sipas autoriteteve shëndetësore masat e deritanishme kufizuese kanë dhënë rezultate pozitive pasi të dhënat e sipër përmendura konsiderohen në kufijtë ekstremë të normës dhe situata është ende e përballueshme. Fillimi i pranverës jep shpresa për uljen e virulencës pasi moti pritet të ngrohet, arsyetojnë autoritetet.

Por shqetësimi për kohë të vështira mbetet i pranishëm. Autoritetet shëndetësore paralajmëroijnë që nëse nuk arrihet imunizimi masiv i popullsisë deri në vjeshtën e këtij viti përmes intensifikimit të vaksinimit, masat kufizuese, që pritet të zbuten në muajt e pranverës dhe të verës do të rivendosen. Synimi është thyerja dhe rënia drastike e zinxhirit të infektimeve të reja për të krijuar kushtet që Shqipëria të jetë e hapur gjatë sezonit turistik verë 2021./DW

LEXO TE PLOTE