Connect with Us

Si e kanë vjedhur Ministrinë e Drejtësisë, Rilindja dhe LSI?

Lajm i Rekomanduar

Si e kanë vjedhur Ministrinë e Drejtësisë, Rilindja dhe LSI?

Publikuar

-

Tepsia e pushtetit, është e shenjtë për politikanët. Pasi duke qenë pjesë e tepsisë, grabitja e parasë publike dhe jo vetëm është më e lehtë.

Ndër ndër institucionet e grabitura, si rrjedhojë e ndarjes së tepsisë së pushtetit, është Ministria e Drejtësisë.

Ajo është vjedhur dhe grabitur  me sa është mundur nga Rilindja dhe LSI.

Së fundmi është publikuar në media, vjedhja që bëhet nëpërmjet këtij institucioni nga Ministrja Etilda Gjonaj.

Mijëra euro shpenzime për udhëtime dhe akomodime në hotele luksoze janë regjistruar nga ministrja Gjonaj, ndonëse kjo e fundit e mohon se ka abuzuar.

Kjo  e Gjonajt është vetëm një formë e grabitjes, pasi ka edhe forma të tjera, që bëhen nëpërmjet emërimeve, apo tenderave.

Rikthemi pas në kohë, kur Ministria e Drejtësisë ishte në duar të LSI.

Ish kreu i këtij institucioni Nasip Naço, përgjatë kohës që ka qenë ministër , në vitet 2013 dhe 2015 ka pasur një sërë përplasjesh me gjyqtarët. Këta të fundit e kanë akuzuar se ka ndërmarrë iniciativa me kriminelë të akuzuar për vrasje jashtë vendit. Në vitin 2015 Naço dha dorëheqjen, por kjo gjë nuk u sqarua asnjëherë.

Më pas vendin e tij e zuri, Ylli Manjani. Ky i fundit ka qenë ish-shef kabineti me Nanon, më pas shkoi me Edi Ramën, për të përfunduar më tej tek Meta, i cili edhe ai hodhi në rrugë.

Manjani ka shënuar një sërë skandalesh gjatë kohës që ka qenë Ministër i Drejtësisë, pavarësisht se sot bën opozitarin.

Një ndër skandalet e Ministrisë së Drejtësisë gjatë kohës që drejtohej nga Manjani, është ai i licensave të noterëve.

Në atë kohë u dhanë licensa noteresh për persona të dënuar, dhe në vend që të sqaronte, t’i jepte zgjidhje çështjes dhe t’i frenonte, Manjani e kaloi gjithçka në heshtje.

Më vonë shpërtheu skandali i byzylykëve, për të cilin Manjani është thirrur edhe në Prokurori.

Gjithashtu dyshohet se ka pasur abuzime edhe me tendera të tjerë.

Bëhet fjalë për pesë tendera, përfshirë këtu edhe atë të byzylykëve  të zhvilluar në vitet 2016-2017 nga Ministria e Drejtësisë me vlerë rreth 550 milionë lekë apo 4.4 milionë euro janë kryer në shkelje të procedurave.

Këto janë të dhënat e konfirmuara nga Prokuroria.

Në të pestë tenderat e audituar, fitues kanë dalë operatorët ekonomike me vlerat më të larta, ndërsa konkurentët e tjerë janë paraqitur pa ofertë, pse pa dokumentacione.

Më herët, për abuzim me tenderat, Policia vuri në pranga me urdhër të prokurorisë disa ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërsa viktimat, “peshqit e vegjël”, janë vënë në hetim dhe janë prangosur, “peshqit e mëdhenj”, kokat politike janë lënë në liri.

Përveç Manjanit për skandalin me tenderat nën verifikim  nga Prokuroria është vënë dhe ish ministri tjetër i LSI, Petrit Vasili.

Të dy ish-ministrat që po verifikohen nga Prokuroria si Ylli Manjani ashtu edhe Petrit Vasili kanë udhëhequr nën logon e LSI-së.

LEXO EDHE:  Zbulohet ministri që shkonte te hoteli i Klement Balilit

Edhe ministrja e Rilindjes, Etilda Gjonaj, e cila e mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë në  shtator të vitit 2017, nuk është se ka shënuar më pak skandale nga ministrat e LSI.

Vetëm në pak kohë, ministrja Gjonaj është bërë pjesë e skandaleve dhe është kthyer në ministren më të lakuar për shkelje të ligjit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ekzistojnë dhjetra fakte të përpiluara në një raport konfidencial të siguruar  më herët nga CNA (CityNews Albania) që hedhin dritë mbi skandalet e Gjonajt, por kulmi është shënuar me ekstradimin e Nazer Seitaj, i cili njihet ndryshe si “financieri i Habilajve”.

Të tjera fakte që vërtetojnë kundërligjshmëritë e firmosura nga Gjonaj zbardhen në një raport të dalë nga një inspektim në Ministrinë e Drejtësisë.

Në raportin e siguruar nga CNA (CityNews Albania) tregohej, se si vendimet në emër të saj, merreshin nga persona të tjerë jashtë kësaj ministrie, si nga ish kreu i Ministrisë së Brendshme Fatmir Xhafaj.  Edhe Gjonaj akuzohet në raportin për licensime në kundërshtim  me Ligjin për Noterinë.

Pra, vjedhjet nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë nuk janë bërë vetëm me shpenzimet për udhëtime dhe akomodime, por  edhe nëpërmjet tenderave,  licensimit të norëve apo konkurseve të tjera fiktive nga Rilindja dhe LSI-ja./CNA.al

Përgënjeshtroi shpenzimet e luksit/ PD nxjerr zbuluar ministren e Ramës, publikohen faturat

Thellohet skandali/ Ministrja Gjonaj vodhi paratë e hotelit?

Shtrati i ngrohtë i Ministres/ Zbardhet pasuria e Etilda Gjonajt

Shpëtoi nga hetimet Nazer Seitajn/ Ekspertja e kamur e Soros-it në Qeveri

Të gjitha skandalet e ministres së Ramës/ Faktet kundër Etilda Gjonajt

Shkarkimet dhe emërimet në Ministrinë e Drejtësisë?/A do ta mbrojë Fatmir Xhafaj në Prokurori, ministren Etilda Gjonaj?

Ekstradimi i Seitajt “lëkund”karrigen e Gjonajt/ Zbardhen të tjera abuzime në Ministrinë e Drejtësisë

Emërime klanore në Ministrinë e Drejtësisë/ Ja, kush është emëruar me urdhër të Fatmir Xhafajt

Ministrja e skandaleve/ Gjonaj pazare dhe me noterët

Të burgosurit VIP zgjedhin drejtorët e burgjeve/ Ministrja Gjonaj mbulon skandalet

Zbardhen prapaskenat në emërimin e kreut të SHKBSB/ Ministrja e Ramës zgjedh mes policëve të biznesit të drogës

Nga ‘lidhja” me Balilin tek skandali i byzylykëve/ Zbulohen pronat e dyshimta të Manjanit

Skandali i byzlykëve/ A do të arrestohet Ylli Manjani?

Nga licensat e noterëve tek skandali i byzylykëve/ Fundoset ish-ministri i Ramës?

Ish-ministrave të LSI-së iu tunden prangat/ Plas skandali i ekspertit të dosjes së Ilir Metës

Gjithollogu i dështuar i politikës

Lista punësimi për vota/ Zbardhen abuzimet e Manjanit dhe Vasilit në krye MD

Nga dështimi në krye të LSI tek skandali i byzylykëve/ Vasili “lëpin atë që ka pështyrë”

 Skandali me 300 byzylykët/ Petrit Vasili i zhduku dy muaj para zgjedhjeve/ Dyshime për blerje fiktive

Ish-ministrat e LSI -së në panik/ Manjanit dhe Vasilit iu “dridhet” toka nën këmbë

“Braktisi” Monika Kryemadhin/ Bëmat dhe pasuria e deputetit të LSI-së

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Shënim/ Lironi gazetarët, fajtori është në Presidencë

Publikuar

-

Nga

Pak para mesantës së mbrëmshme, qarkulloi një fake news, sipas të cilit një tërmet i fortë pritej të godiste Shqipërinë.

Lajmi u publikua nga portal Syri.net i Çim Pekës, por ajo që ishte e çuditshme pas këtij lajmi të rremë ishte pikërisht reagimi i vetë medias që e publikoi.

Pasi lajmi në fjalë përhapi panik tek qytetarët e Tiranës të cilët mësynë rrugët, lajmi u fshi dhe për më tepër për tu justifikuar dolën edhe me një qëndrim publik, duke përdorur një intervistë të një sizmologu grek, të dhënë për TCH. Ndër të tjera bëhej apel edhe të mos dëgjohen portalet, kur në fakt lajmi ishte prodhuar nga Syri, sepse sizmologu grek nuk kishte thënë asgjë të tilë.

Intervista e dhënë nga sizmologu grek në Top Channel nuk fliste për asnjë tërmet që pritej për ditën e djeshme.

Nga ana tjetër, pati një reagim edhe nga uniformat blu, të cilët shoqëruan në komisariat gazetarin e Syri.net Aurel Rakipllarin dhe gazetaren e Shekullit, Daniela Grica.

LEXO EDHE:  Prezantimi i kandidatëve në Korçë/ Meta: Koha të flasin të rinjtë

LEXO EDHE:  Korab Lita "nxin" Bashën/ Kapet pas fustanit të Kryemadhit, për të fituar zgjedhjet

Por, këtu ka edhe një tjetër detaj, që nuk duhet anashkaluar.

Në të gjitha faktet dhe detajet, dukej se ajo ishte një sulm i stimuluar për të ngjallur panik në kryeqytet dhe gazetarët duhet të lirohen, sepse përgjegjësit e vërtetë të atij kaosi i gjeni tek Presidenca dhe jo më larg se ky institucion.

Përgjegjësit e këtij paniku i gjeni tek Ilir Meta dhe shokët e tij, dhe jo tek gazetarët që punojnë për bukën e gojës , qoftë edhe tek portal i Cimit.

Shkoni në Presidencë, është ai që bënte paralajmëronte për tërmetin, por që sot e mohon atë.

Njëlloj si Çimi që bënte thirrje për të dalë në rrugë dhe pastaj mohonte daljen në rrugë, edhe Meta sot bën thirrje për “tju rikthyer jetës së përditshme”./ CNA.al

Meta qetëson qytetarët/ T’i kthehemi jetës së përditshme

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Horoskopi i ditës, 22 shtator 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI21. mars – 20. prill

Dite e shkëlqyer do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do përjetoni emocione te forta dhe do i harroni problemet qe keni pasur me herët. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje, por miqtë nuk do i lënë asnjë moment vetëm qe ata te mërziten. Buxhetin do mundoheni fort ta ekuilibroni, por për fat te keq nuk do ja arrini dot.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite aspak e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe do mërziteni. Beqaret do bëjnë mire te rikthehen ne realitet dhe te mos ëndërrojnë me shume nga sa duhet sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi dhe do duhet te paguani fatura te majme ne këtë sektor.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Juve qe jeni ne një lidhje sot do ju pëlqejnë gjerat e çmendura dhe mund te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për te përjetuar sa me shume emocione. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe mund te lëndohen. Shpenzimet kryejini gjate gjithë kohës me kujdes dhe gjendja ka për te mbetur e mire.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Sot do përballeni me surpriza te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Çdo çast i kaluar pranë partnerit do jete aq i bukur saqë shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim interesant. Nuk ka ardhur ende dita me e favorshme për ta. Me financat duhet te ndiqni strategji strikte ne mënyrë qe te mos keni probleme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Edhe pse presioni nga jashtë do jete shume i madh gjate kësaj dite, ju nuk do i dëgjoni aspak te tjerët dhe do bëni gjithçka qe dëshironi. Partneri do jete me i çiltër dhe do dije edhe t’iu surprizoje. Beqaret nuk do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë dhe ka rrezik qe ai t’iu ike nga duart. Ne planin financiar fati do jete me shumice dhe gjendja do vije shume shpejt duke u normalizuar.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Yjet janë premtuese për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe do ju duket sikur keni rilindur. Beqaret pas kaq kohesh pritjeje me ne fund do e gjejnë personin e duhur me te cilin do fillojnë një lidhje emocionuese. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk do ju dale asnjë e papritur. Vazhdoni ne këtë rruge sepse nuk do pendoheni.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Mbajeni gjate gjithë kohës nen kujdes jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse ne te kundërt dikush tjetër do përfitojë dhe mund t’ua rrëmbejë atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te tregohen te duruar sepse sot nuk do iu jepen mundësi aq te mira sa për te filluar një lidhje. Financat do mbeten te mira për aq kohe sa ju te jeni te logjikshëm dhe te mos bëni çmenduri.

LEXO EDHE:  Ish-Ministri i Ramës jep alarmin/ Zbulon aktin korruptiv që “minon” reformën në drejtësi

LEXO EDHE:  Ministria e Drejtësisë përshëndet arrestimin e autorit që kërcënoi prokurorin

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ju te dashuruarit do i përkushtoheni edhe partnerit edhe familjareve gjate kësaj dite. Do dini si ta ndani mire kohen qe asnjeri te mos mërzitet. Beqaret do përballen me një surprize gjigante qe do iu pëlqejë tej mase. Përgatituni për rrahje te forta zemre. Financat do jene goxha te mira. Duke iu menaxhuar si duhet ky sektor do ketë veçse përmirësime dhe asnjë lloj problemi.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite aspak e favorshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do grindeni me partnerin edhe për gjerat me elementare dhe nuk do pranoni te hapni rruge asnjë çast. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin, por e rëndësishme është qe do ndihen mjaft mire. Buxheti nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi. Kujdes me investimet qe te mos keni tronditje se shpejti.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite tej mase e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Disa persona te trete do kenë ndikim te jashtëzakonshëm tek ju dhe do ju nxitin te debatoni. Beqaret ka mundësi te fiksohen pas personave te martuar dhe shume me te mëdhenj ne moshe se ata. Nëse ne planin financiar i dëgjoni me kujdes te gjitha këshillat qe do iu japin specialistet gjendja ka për te qene e mire.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, sot mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi për te ardhmen. Nëse kjo lidhje ka ende probleme, mos hidhni asnjë hap sepse mund te gaboni. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe pasi personat qe do takojnë nuk do ju pëlqejnë sa duhet. Buxheti ne tërësi ka për te qene i kënaqshëm. Do i kryeni pa asnjë problem shpenzimet e planifikuara.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume ëndërrimtare sot ju te dashuruarit dhe realiteti ka për t’iu dukur me zhgënjyes se asnjëherë tjetër. Po nuk u rikthyet me këmbë ne toke do vuani. Beqaret do tërhiqen fizikisht nga disa persona, por nuk duhet kurrsesi te hedhin hapa pa i njohur mire ata. Për menaxhimin e buxhetit me mire merrni këshilla dhe sugjerime nga specialistet pasi vete nuk do ja dilni dot mbanë.

 

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

LEXO EDHE:  Lirimi i “të fortëve”/ Manjani në dyshim: Për çfarë i duhen burgjet shtetit?!

LEXO EDHE:  Ish-Ministri i Ramës jep alarmin/ Zbulon aktin korruptiv që “minon” reformën në drejtësi

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: