LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rishfaqet Monika Kryemadhi/ "Kanë qenë ditë të vështira"

26 Gusht 2019, 20:38, Politikë CNA
Rishfaqet Monika Kryemadhi/ "Kanë qenë ditë të

Pas qëndroi larg vëmendjes politike për disa kohë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shfaq mbrëmjen e sotme në kampin e  përvitshëm me të rinjt e  LRI në Jalë.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi theksoi se LSI, PD, opozita, institucionet kanë kaluar ditë të vështira, por ia ka dalur që të thyejë monopolin e dy partive të mëdha.

Ndërsa shtoi se të rinjtë kanë një rol shumë të rëndësishëm në betejën përballë krimit të organizuar.

Fjalimi i plotë:

‘Unë gjithmonë kam qenë organizatore kampit. LSI është shtuar këtë vit vetëm me vajza dhe është një gjë  e mirë se thonë që është bereqet. LSI hyri si një forcë politike që theu monopolin e dy partive të mëdha. Le të jetë kjo javë e kampit të Jalës java e hapjes së aktiviteteve për 15 vjetorin e LSI sepse me 6 shtator LSI bëhet 15 vjeç.

Historiku i LSI është një histori e cila shumë prej nesh kanë kaluar vitet më të bukura të jetës, kemi kaluar momentet tona më të rëndësishme, por kemi kaluar edhe sfidat më të vështira. Sfidat janë ato që të rrisin e të forcojnë për të ecur përpara. Jemi rrëzuar e jemi ngritur. Mos i merrni shumë seriozisht lojërat politike që bëjmë ne këtu. Mos i shihni për të qenë lider menjëherë, lider është ai që fal dashuri për grupin.

Këto ditë kanë qenë ditë të vështira për LSI, për PD, për opozitën, për qeverinë, institucionet. Por ta dini se më shumë po vuajnë shqiptarët. Ne dhe ju si të rinj keni përgjegjësi për të ndryshuar gjendjen. Kjo që po bëjmë është përballë krimit të organizuar ndërkombëtar. Sigurisht që sfida është shumë e vështirë, por forca, idealizmi juaj është shumë më i fortë sesa makutëria e qeverisjes sonë’, tha Kryemadhi/CNA.al

Lajmet e fundit nga