LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Priten lëvizje të ndërkombëtarëve/ Çfarë paralajmëron Paloka

26 Gusht 2019, 17:57, Politikë CNA
Priten lëvizje të ndërkombëtarëve/ Çfarë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka paralajmëruar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në shtator për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Sipas Palokës, Edi Rama me ?çmendurinë? e tij po e çon në tejzgjatje thellimin e krizës, pavarsisht qëndrimeve të opozitës dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve.

?Rama me çmendurinë e tij po çon në tejzgjatjen dhe thellimin e krizës, pavarsisht qëndrimeve të opozitës dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e saj. Pse-ja e kësaj është po ashtu në sytë e të gjithëve. Opozita -thatë ju- nuk ka bërë pushime këtë verë dhe kjo është e vërtetë. Por ai që realisht nuk ka ?pushuar? asnjë minute është Edvin Rama!

Edhe pse freskohet në ujrat e Jonit, Rama nuk ka pushuar asnjë minutë së vjedhuri e grabituri shqiptarët bashkë me velinën e tij në bashkinë e Tiranës, tufën e hajdutëve në qeveri dhe bandën e oligarkëve dhe kriminelëve rreth vetes. Kjo ështe arsyeja pse Rama nuk lejon po përkundrazi po e thellon më shumë krizën në Shqipëri.

Zgjidhja e krizës vjen vetëm nga zgjedhje të lira, por Rama nuk mund ta pranojë këtë. Zgjedhje të lira dhe të ndershme për Ramën përkthehen në humbje të pushtetit që do të thotë se jo vetëm nuk do të mundet më të sundojë me arrogance, nuk do mundet më të grabisë, por do ti duhet të jap llogari dhe për gjithë të zezat që ju ka bërë shqiptarëve deri më sot.

Ndërmjetësimi ka qënë dhe do të jetë i vështirë sepse shkaktari i krizës, për gjithe arsyet që ju thashë më lart, nuk pranon t?i hapë rrugë zgjidhjes së krizës prandaj kundërshton cdo ofertë që i bëhet për ndërmjetësim! Megjithatë le të presim shtatorin kur dihet që do të ketë disa lëvizje nga ndërkombëtarët për këtë çështje! A do vazhdojë Rama me kokëfortësi të shkojë drejt humnerës duke tërhequr zvarrë dhe shqiptarët?! Këtë do e shohim?, është shprehur Paloka për gazetën ?Shqiptare?./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga