LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk përmbahet Myslym Murrizi/ “Flejnë mbi euro të vjedhura, kërkojnë të dalin të “virgjër” me krevatin e Etildës"

26 Gusht 2019, 19:44, Politikë CNA
Nuk përmbahet Myslym Murrizi/ “Flejnë mbi euro të vjedhura,

Deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi ka reaguar për shpenzimet e luksit në hotel të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Duke ironizuar lidhur me akuzat të cilat janë pasqyruar në media Murrizi shkruan se ?sikur të gjithë këta që bëjnë këto akuza të kishin ndjeshmëri ndërshmërie, Shqipëria do ishte Zvicër.?

?Gati të gjithë ju fytyra të këtij kazani, keni mbi 20 vjet që shtriheni çdo natë në krevat e dyshek të mbushur plot me euro të vjedhura, e kërkoni të na dilni të ?virgjer? me denoncimin e krevatit të Etildës.?, vijon më tej Murrizi.

Reagimi i plotë i Murrizit

3 ditë luftë për 700 euro! 3 ditë lajm për Etildën.

Ahhh sikur keta qe jane ne kete KAZAN dhe ata qe lehin sipas urdherit te tyre, apo pageses nga keta, te kishin kete ? ndjeshmeri? ndershmerie, Shqiperia do te ishte Zvicer.

Nuk dua te merem fare me Etilden sepse ajo eshte prodhim i sistemit politik basdard qe prej prillit 2008 ka prodhuar ? politikane? manikine, klloun, nesuno qe kurr nuk dine çeshte vota, çjane qytetaret, çeshte pesha e votes dhe mbajtja e fjales.

Po sikur te kerkonit me te drejte ne vitin 1992 qeverise se asaj kohe se ku shkuan mbi 300 milion dollare qe ramiz alija dhe qeveria komuniste ne fund te saj ? humbi? nga kambizmi ne burse i monedhave te arit?

Po sikur te kishit guxuar dhe permendej njeher te vetme djali i ramizit Ben Alija qe iku nga Shqiperia fiks ne ate kohe kur ? humben? rreth 300 milion dollare??

Po sikur te kishit qene kaq te ndjeshem per mbi 15 miliard euro te tenderuara per 10 biznesmen qe here quhen partnere te qeverise dhe here oligarke?

Po sikur te kishit folur nje here te vetme per shifren marramendese te bankes se Shqiperise qe askush nuk beri geg per Fullanin perkundrazi spiunet vip te mediave i dolen ne mbrojtje

Po per milionat dhe luksin e banoreve te gjirit te lalzit dhe tre rezidencave miliona eurosh pas TEGUT??

Po sikur e sikur e sikur??????

A do te guxonte kush ti shiste me dengla Shqiptareve si i moralshem?

Prandaj ju te bere synet nga gjuha dhe qe lehni me pagese dhe urdher padrinoje, boll se na hapet barkun duke shnderruar si ? beteje? politike, mediatike, e ndershmerie 700 eurot e Etildes per tu shtrire nje nate ne krevat

Gati te gjithe ju fytyra te ketij kazani ,keni mbi 20 vjet qe shtriheni çdo nate ne krevat e dyshek te mbushur plot me euro te vjedhura, e kerkoni te na dilni te ? virgjer? me denoncimin e krevatit te Etildes.

Une propozoj qe Etilda jo vetem te shkarkohet, por meqenese keto dite kam pare qe Rrapi Mino eshte gjalle, te emerohet Rrapi ne vend te Artes, dhe Etilda te pushkatohet

Kjo eshte ? shkaktarja? e te gjitha te zezave te ketij vendi

Kjo eshte ? koka? e korrupsionit, koka e ? krimit? shkaku i fukarallikut, aresyea e mos hapjes se negociatave, faktori kryesor i keq qeverisjes, i shtetit arbitrat, i mjerimit dhe i largimit te Shqiptareve nga vendi, kjo detyroi pd te dali nga parlamenti, kjo ishte pengesa kryesore qe pd nuk hyri ne zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndaj nga neser te gjithe ne proteste me parullen: ETILDA IK, Rama dhe gjithe ju te tjeret RRINI se nuk keni asnje pergjegjesi

Ehhh moj Etilda sa e mbuluar paske qene

Ehhh moj Etilda çfar gjeme i ke bere Shqiperise

Po si nuk je pak nikoqire moj te vrafte e mira?

Po ky vend prej 25 vitesh ka patur ministra ? nikoqire? qe kur iknin jasht shtetit me sekretaret, zedheneset e shtypit, shefet e kabinetit, keshilltaret ose perkthyeset, zinin vetem nje dhome hoteli e flinin bashke, vetem per te kursyer buxhetin moj e pa shpirt.

Burgu pak per ty Etilda!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga