Connect with Us

Kryebashkiakët e Rilindjes/ PDIU akuza Ramës: Po promovon kriminelët në politikë

Politikë

Kryebashkiakët e Rilindjes/ PDIU akuza Ramës: Po promovon kriminelët në politikë

Publikuar

-

Partia Drejtësi, Integim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me rastin e kryebashkiakut socialist të Vorës Agim Kajmaku.

PDIU shprehet se rasti i Kajmakut është tjetër “zgjedhje” e Ramës, i cili nuk ndalet së ndoturi politikën, me persona me precendentë kriminalë.

Në reagim thuhet se Rama ka ndotur mjedisin politik shqiptar, si dhe kërcënon drejtësinë që të mos veprojë.

Reagimi i PDIU:

Deklaratë për media e PDIU:

PDIU po ndjek me shqetësim situatën politike në vend si dhe rastet e fundit ku persona me precedent kriminal u emëruan pa garë në krye të bashkive të vendit.

Asnjë përgjegjësi personale të personave në fjalë nuk mundet të justifikojë përzgjedhjet recidiviste të kryetarit të Rilindjes dhe kryeministrit të vendit i cili po thellon një dukuri problematike për shoqërinë shqiptare, atë të rritjes dhe dhënies së mundësisë së vendimarrjes, e më pas fshehjes të së kaluarës të personave me precedentë kriminalë.

Rasti i kryetarit të bashkisë së Vorës Agim Kajmaku (Jorgo Toto), me sa duket nuk është as i pari po as i fundit.

Ai është vetëm treguesi faktik i një strategjie për kriminalizimin e politikës, zhvlerësimit dhe depersonalizimit të çdo institucioni te shtetit Shqiptar, që ka sjellë dhe humbjen e besimit dhe shpresës së shqiptarëve.

Do duhej që pas ligjit të dekriminalizimit dhe daljes në dritë të një dukurie kaq problematike për shoqërinë shqiptare, të tregohej kujdes e vetpërmbajtje, por për fat të keq nuk ka asnjë shenjë se situata e vendit do mund të përmirësohet.

LEXO EDHE:  Ja pse ekstradimi i "financierit" të Habilajve u bë me urdhër të Ramës

Edhe në këto zgjedhje virtuale, që nuk kishin as garë e as legjitimitet, u përzgjodhën individë problematikë me qëllim ndotjen e mëtejshme të mjedisit politik dhe të thellimit të një strategjie kriminalizimi që sjell vetëm dëshpërim e nënshtrim për qytetarët shqiptarë dhe braktisjen e vendit.

PDIU kërkon që institucionet e drejtësisë që nënshtrohen e fyhen në telefona nga kryetari i Rilindjes, të ngrihen në nivelin e respektit të vetes e të kryejnë detyrën minimale për të dërguar abuzuesit përpara drejtësisë.

Raste të tilla të përseritura qartësojne edhe njëherë qëndrimin e Opozitës se votimet farsë nuk mundet të zgjidhin konfliktin e fortë politik e social dhe rënien e standarteve të demokracisë në vend.

Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme pa garantuesit e krimit në pozita pushtetmbajtëse, zgjedhje të përgjithshme dhe lokale bashkë, do mund ti hapin rrugën normalizimit të jetës politike dhe rivënjen e standarteve të demokracisë në vend.

Asnjë rrugë tjetër nuk mund të shpëtojë një situatë që po rrëshket në mënyrë dramatike drejt autoritarizmit, bjerrjes se institucioneve dhe demokracisë në vend./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Publikuar

-

Nga

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi duhet të tregojë rezultate.

Teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për arrestimin e të ashtuquajturve ‘peshqit e mëdhenj’, Kim u tregua e rezervuar, ndërsa dha mesazhin e qartë që kjo reformë duhet të vijojë përpara.

Ajo theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesë Shqipërisë, por në fund të ditës i takon vendit të vendosë për veten.

Ambasadorja Kim: Mendoj që nëse e doni dhe luftoni për të, dhe i kushtoni pak kohë dhe përpjekje, po, e besoj. Mendoj që ajo që nuk ka për të ndodhur është një proces i menjëhershëm. Nuk ndodh. Nuk është që papritur, do keni një sistem gjykatash 100% të përsosur. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Ajo që do të ndodhë është që do të shihni përparim, pastaj do të shihni diçka të tmerrshme, pastaj përparim përsëri. Siç e thashë, është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk është një proces i thjeshtë, i qartë linear.

LEXO EDHE:  Ja pse ekstradimi i “financierit” të Habilajve u bë me urdhër të Ramës

LEXO EDHE:  Ja pse ekstradimi i "financierit" të Habilajve u bë me urdhër të Ramës

Sokol Balla: Teksa jemi në ujëra, le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim?

Ambasadorja Kim: Mendoj që ju …

Sokol Balla: E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?
Ambasadorja Kim: E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pas 2013-s janë rritur investimet e huaja”/ Deputetja zbulon çfarë ndodhi me rrugën Milot-Fier

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste, Evis Kushi, thotë se objektivi i qeverisë mbetet krijimi i kushteve për rritjen e investimeve të huaja në vend.

Në studion e emisionit “Në fokus, Kushi tha se këto investime kanë ardhur duke u rritur pasi Partia Socialiste mori pushtetin në vitin 2013.

“Është investimi për parkun fotovoltaik. Është investim i madh, parku më i madh me energjinë solare në Ballkan. Është një investim i konsiderueshëm që do të japë kontribut në zhvillimin ekonomik. Rritja e investimeve të huaja ka qenë ndër objektivat tona. Po t’u referohemi shifrave zyrtare, pas 2013-s ka ardhur në rritje numri i inevstimeve të huaja direkte në Shqipëri. Mbetet objektivi ynë. Shqipëria ka shumë arsye për të cilat investitorët e huaj kanë interes për të ardhur në Shqipëri. Këto avantazhe që kemi krahasuar me shtetet e vendeve fqinje ne duhet t’i rrisim”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Foto/ Faqja e preferuar e Ramës denoncon Veliajn

LEXO EDHE:  Berisha sulmon Ramën/ Kryeministri po iu bën antireklamë universiteteve publike

Sa i takon debatit për rrugën Milot-Fier, Kushi tha se PPP është zgjedhur për shkak të pamundësisë së financimit nga buxheti i shtetit.

“Nuk është skemë që e kemi shpikur ne. Është mekanizëm që përdoret në Europë dhe Amerikë. Rruga në fjalë kushton aq sa buxheti i shtetit nuk e përballon dot. Ne nuk mund t’i lëmë qytetarët të presin”, tha Kushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorja Kim: 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet sërish

Publikuar

-

Nga

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorja Kim: 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet sërish

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është ndalur gjerësisht tek Reforma zgjedhore, për të cilën u arrit një marrëveshje dakordësie mes palëve, në datën 5 qershor.

Në një intervistë për ‘Real Story’ në ‘News24’ Kim theksoi se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen në fjalë, ndërsa shtoi se aty nuk mund të ndodhin më ndryshime të tjera kur reforma të kalojë për miratim në Kuvend.

“Është e ndërlikuar sepse, mendoj, opozita që është jashtë parlamentit bëri një gabim. Nuk duhet të kishin ikur. Thënë kjo, ata fituan shumë vota në zgjedhjet e fundit pra qartësisht përfaqësojnë një pjesë domethënëse të popullsisë. Pra duhet të jenë pjesë e diskutimit, ndaj mendoj se ishte diçka shumë e mirë që u kthyen në tryezë për të negociuar çështjen e reformës zgjedhore. Në të njëjtën kohë, opozita që qëndroi në parlament bëri saktësisht gjënë e duhur. Në një kuptim, ata shpëtuan demokracinë shqiptare. Dhe sigurisht, shumica është shumica. Ajo që di është se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe, me sa di, kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen që arritën dhe kjo është diçka e mirë. Pritshmëria ime është që do ta ruajnë atë. Është e patjetërsueshme” u shpreh Kim.

LEXO EDHE:  LSI në opozitë nga halli! Po PD?!/Shikoni çfarë mendon kryeministri

LEXO EDHE:  Berisha sulmon Ramën/ Kryeministri po iu bën antireklamë universiteteve publike

Sipas saj, 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet përsëri.

“Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit. Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton.
Sepse kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme”, tha mes të tjerash Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE